Manchester City bleu verën e kaluar Benjamin Mendy nga Monaco për 56 mln euro, por mbrojtësi i krahut të majtë humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi në gju.

Sot, në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Arsenal, ai ka impresionuar duke dhuruar edhe një asist. Në përfundim të ndeshjes i pyetur për paraqitjen e francezit Guardiola ka deklaruar:

“Mendy është Mendy. Ndonjëherë do ta vrasësh ndërsa ndonjëherë thua thjesht ‘wow, çfarë lojtari’. Ai mund të përmirësohet. Shpresoj që ta bind që të largohet pak nga mediat sociale dhe të fokusohet te futbolli.”

Nuk ka vonuar shumë dhe 24-vjeçari ka postuar fjalët e trajnerit në rrjetet sociale. Një veprim i papritur, por siç tha Guardiola: “Mendy është Mendy”.

Në “Twitter” futbollisti fjalët e trajnerit Guardiola i ka komentuar duke shkruar: “Oops”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb