Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është ankuar ditën e sotme në emisionin “Opinion” për situatën e krijuar në parlament, duke akuzuar qeverisë se po sillet si në kohë komunizmi.

Ajo u shpreh kundër ndërprerjes së seancave parlamentare nga ana e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe vijoi më tej me akuzat e lidhjes së qeverisë me bandat e krimit.

Por fajtor për gjëndjen aktuale të parlamentit, ajo bëri edhe Presidentin e Republikës e njëkohësisht bashkëshortin e saj Ilir Meta.

“Meta ka po aq faj sa Ruçi që parlamenti është në këtë farë feje. Meta është po aq fajtor në parlament që nuk hapën gojën dhe mbyllën sytë për atë që ndodh aty,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI është shprehur se po rakordohen me PD-në lidhur me këtë situatë.

“Jemi një vend afër komunizmit. Basha, jam e bindur që nuk do pranojë që ky vend të qeveriset kga bandat, Rama është rrezik kombëtar dhe po bëhet dhe rajonal tani.

Ky vend po masakrohet, po rizgjohet konflikti mes bandave që i shërbyen në maksimum Ramës,” u shpreh ajo.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: