BRUKSEL- Eurokomisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn në profilin e tij në “Twitter” ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për përcaktimin e datës për mbajtjen e referendumit për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator.

Sakaq, ai i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike për votë.

“BE e përkrah këtë marrëveshje dhe implementimin e saj si simbol i qetësimit të marrëdhënieve të mira në rajon. I ftoj qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike për votë. Bëhet fjalë për vendin dhe të ardhmen e tyre”, shkroi Hahn në rrjetin social “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb