GJERMANI-Hamburgu do të hyjë në histori si vendi i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe veturave me naftë në disa nga rrugët e qytetit.

Kjo vjen si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë qytet. Hamburgu u bë qyteti i parë gjerman që kufizon kalimin e veturave me naftë pas Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla.

Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë kërkuar përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, kjo është një goditje për prodhuesit e veturave, të shtangur nga skandali i manipulimit të naftës që ka tronditur industrinë dhe ka çuar në një rënie në kërkesën e konsumatorëve për makinat me motor nafte.

Veturat me naftë dhe kamionët e vjetër do të ndalohen nga një shtrirje prej 580 metrash nga “Max-Brauer-Allee”, një arterie e madhe që shkon në anën veri-perëndimore të qytetit, ndërsa kamionët më të vjetër me naftë do të ndalohen nga rruga kryesore që hyn në qytet nga veri-perëndimi.

Ndalimi prek të gjitha veturat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për veturë dhe 75 euro për kamionët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: