TIRANË- Shqipëria ka marrë sot rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një objektiv i kërkuar nga të gjitha qeveritë postkomuniste, i shumëpritur nga qytetarët shqiptarë, që presin me të drejtë të jenë qytetarë europian de jure.

“BalkanWeb” ka publikuar axhendën që do ndiqet nga Tirana zyrtare me rastin e marrjes së rekomandimit.
Ashtu si gazetarja Marsela Karapanço raportoi më herët për “BalkanWeb”, pasditen e sotme në orën 15:10 ambasadorja Vlahutin ka mbajtur një fjalim për mediat, ku ka dhënë lajmin e mirë. Dhe fill pas kësaj në 15:30 nga Brukseli, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka prezantuar raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Më pas raporti i printuar i është dorëzuar Kryeministrit Rama, dhe pas tij do t’i dorëzohet Presidentit Meta dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Por ajo që bie në sy është lëvizja e ambasadores në këtë trekëndësh Kryeministri-Presidencë-Kuvend.
vlahutin32
Sipas planit, Ambasadorja ka ecur më këmbë në Bulevard nga Pallati i Kongreseve drejt Kryeministrisë, e pastaj në Presidencë ku në orën 17:00 do zhvillojë takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta e në fund në Kryesinë e Kuvendit ku do të takohet me kryetarin Gramoz Ruçi.
dfhdh
Po kështu gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime që do zhvillohen nesër, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
vlahu

dsd
834d818b-3029-4fe4-9519-7ee56ca55ed3

8868ac99-fa4f-41bb-8b3a-6e8f65c00292
(m.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb