Ish-deputeti i PS-së Andis Harasani teksa analizon 8 vitet e presidencës së Barack Obamës, ironizon qeverinë Rama. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Harasani në këtë linjë ka kujtuar një bisedë mes Obamës dhe Rhodes, ku ky i fundit i sugjeron me shaka që presidenti i SHBA-ve të hapte një kanal tv, për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Mes ironisë Harasani iu kujtua edhe kanali ERT i kryeministrit, që sipas tij i bën lavde një autoshkolle, ndërsa shpjegon se kjo është arsyeja se pse nuk bëhet Shqipëria.

MESAZHI I HARASANIT
Historia e 8 viteve te presidences se Obames e treguar prej njerit prej njerezve me prane Obames.
Me pelqeu shume, ndoshta dhe sepse mendoj e besoj vete qe Obama eshte njeri prej presidenteve me te mire te SHBA.
Gjithsesi ka nje moment pergjate librit qe me ngeli ne mendje.
Kur po diskutonin Obama dhe Rhodes per nderhyrjen ruse ne zgjedhje dhe se cmund te bente Obama, Rhodes me shaka i thote se mund te hapte nje kanal TV.
Dhe Obama pasi qesh i pergjigjet: ska kongres ne bote qe do me aprovonte kerkesen per fonde qe financojne nje kanal qeveritar.
Ngrej koken nga libri ne keto momente dhe shoh me TV, nje nga kanalet kryesore shqiptare qe me pamje te mara nga ERTV i benin lavde nje autoshkolle, me fal, nje figure te larte qeverie.
Dhe ketu qendron thelbi se pse Shqiperia nuk behet!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: