TIRANE- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka folur për çështjet më të nxehta të ditëve të fundit. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri Gjiknuri është ndalur tek çështja e HEC-eve mbi Osum.

Ndryshe nga sa kryeministri Rama pranoi dy ditë më parë, se ka pasur një problematikë në koordinata, ministri Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni nëse ka manipulim në projektet për HEC mbi lumin Osum.

Sipas tij, leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2016, dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është bërë nga agjencitë përkatëse.

Një tjetër temë ku është ndalur ministri është ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, pasi dy ish-drejtorë të ARRSH po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Po kështu, ministri ka folur edhe për inceneratorët, dhe ecurinë e deritanishme në këtë drejtim.

INTERVISTA
Ju keni zhvilluar një vizitë në ShBA, dhe disa takime të rëndësishme. Keni ardhur me diçka në Shqipëri?
Çdo takim që zhvillohet në SHBA ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Para mundësi të komunikoj dhe me këshilltarin e Trump për Sigurinë dhe drejtues të tjerë të lartë. Në të gjitha këto takime doli qartë mbështetja që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat. Për ne ka rëndësi edhe mbështetja në projekte strategjike në fushën e energjisë. Pata mundësinë të loboj për projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, dhe gazit.

Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?
Meqë unë isha në Amerikë dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethemeve që Shehaj ka dhënë 800 mijë euro për të qenë pjesë e listës së PD në Vlorë. Tani jemi mësuar me thashetheme, por faktet aty janë dhe le të hetohet.

Do t’i përgjigjeni kërkesës së opozitës për interpelancë për inceneratorët?
Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.

Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishme për incenereatorët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre inceneratorët?
Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe mos gaboj edhe ndonjë lloj hetimi administrativ. Inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t’u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.

200 mln euro janë për tre inceneratorët. Është normale kjo?
Këto para shlyhen në vite me paratë e shtetit, dhe në fund pronësia i kalon shtetit. Buxheti i shteti del garant për bashkitë nëse ato nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet. Pra nëse nuk garantohet minimumi i sasisë së nevojshëm të mbetjeve, apo nuk kanë para për të paguar tarifën për metër kub, për mbetjet që do të trajtohen aty. Në Fier ka filluar puna për ndërtimin e inceneratorit, por ka patur disa problematike me banorët aty.

Flasim për përplasjet në Vërri. Sipas banorëve janë ndryshuar koordinatat. Koncensionari synon ta ndërtojë 900 metra larg tokave bujqësore…
Nuk e di. Këtë informacionet do ti jap në interpelancë. Ka mbetje që nuk përpunohen dhe forma më e mirë është incenerimi. Në zyrën time bashkë me një delegacion gjerman shprehu interes për projektet në Shqipëri.

Cili është risku i parë që paratë vijnë nga shteti?
ka riskun se vepra do të përfundojë shumë më shpejt. Pasi ajo duhet të mbulojë për një vit psh. Ai ka dhe një pjesë fitimi. Do ketë fitim të pranueshëm. Këto duhet të shihen. Nëse ka meraqe parlamentare nga çdo seksion, le të ngrihen, të krijojnë grupe monitorimi. Të shohin si po funksionon impianti i Elbasanit. Unë si ministër skam qenë përgjegjës për këto procedura. Duke mos e kapur procesin që nga A-ja deri në fund, e kam të pamundur të jap informacion për këtë gjë.

Po për Fierin? 28 mln euro ishte projekti. Ju duket normale kjo panorama?
se di ca marrëdhëniesh kanë pasur ortakët. Kjo është marrëdhënie e lirë.

E keni kontratën, kanë dalë në media..
Po them pse i kanë shitur aksionet. Këta ortakë kanë qenë ndoshta si fillim bashkë. Nga pikëpamja formale se shoh asnjë problem. Kjo kompani pas 5 vitesh i kalon shtetit. 28 milionë euro janë para që do të hidhen në impiant, që do të ndërtohen. Nëse këto para merren dhe nuk bëhet impianti, atëherë kemi të bëjmë me shkelje.

A mendoni se industria vendase e riciklimit është dëmtuar?
Nuk di ta them këtë, këto janë vlerësime të ndikimit mjedisor.

Do t’i hapni rrugë importit të mbetjeve?
Shqipëria e ka marrë një vendim për një çështje të tillë është e kotë t’i rikthemi kësaj teme.

Të flasim për HEC-et mbi Osum, si qëndron e vërteta e kësaj çështje?
Leja e ndërtimin është dhënë në 2016. Ka një pretendim nga Ministria e Mjedisit dhe jemi shprehur që nëse ka koordinata të rreme apo të dhëna t falsifikuara ka të drejtën të revokojë vendimet e dhëna nga KKRT-ja. Projekti nuk ishte në zonë të mbrojtur. Janë hedhur shumë spekulime, dhe t’i sqarojmë. Projekti nuk devijon ujëvarë, por vazhdon siç ka qenë. Unë nuk e di për çfarë projekti të manipuluar flitet. Unë di të dhënat për të cilat ka folur ministri i Mjedisit, dhe unë besoj se do vijohet në këtë drejtim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Kam besim që Ministria e Mjedisit do t’i shkojë deri në fund çështjes. Sipas dokumenteve që kanë sjelle Agjencitë përkatëse të mjedisit, nuk ka probleme të tilla. Tashme i takon agjencive të mjedisit ta zbulojnë këtë. Unë flas për rolin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ky institucion nuk bën vlerësime mjedisore, këtë e bën një institucion tjetër.

Nuk mund të themi se leja është anuluar….
Unë po pres Ministrinë e Mjedisit që të kryejë hetimin e saj. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë procedurat e tjera, pra procedurat ligjore.

Kontrata është e vitit 2016. A ka pasur fshehje? A ka detyrim që të botohet në Foltoren Zyrtare?
Jo nuk ka detyrim. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjetikës nuk ka pasur fshehje.

Do ndërtohen apo jo hidrocentrale në Osum?
Nëse këto kontrata bien në kundër shtim me procedurat dhe mjedisin, e them se nuk do të ndërtohet asgjë. Qeveria Berisha nuk kishte vënë limite për energjinë. Qeveria Berisha ka dhënë edhe hidrocentrale në zonat e mbrojtura. Në këto vite s’kemi dhënë asnjë HEC në zonë të mbrojtur.

Nuk janë anuluar?
Jo një pjesë janë anuluar, kam qenë i akuzuar për anulime të tilla. Ne kur erdhëm në pushtet gjetëm një borxh të madh në këtë sektor.

Në Theth do të bëhen HEC? Se në Valbonë po bëhet….
Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, ska lidhje. Për pjesën e Valbonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor.

A do ndërtohen në Theth 3 HEC?
Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj.

Një nënkontraktor thotë se pse nuk kryhen pagesat për shërbimet, por transporti kryhet me paratë e tyre?
Rruga Tiranë-Elbasan është një turp nga ana kontraktore. Ju e dini që ka nisur një hetim për këtë çështje. Unë do të interesohem për këtë gjë, por është një nga veprat e dështuara.

Kur e çuat në prokurori auditimin ishte në parashikimin tuaj që dikush do të arrestohej?
Kur unë bëra kallëzimin në prokurori isha në dijeni të faktit se ishte kryer një vepër penale. Ndryshe do bëja kallëzim të rremë. Nëse prokuroria do të bëjë hetim të thelluar dhe do të dalin çështje të tjera, kjo është punë tjetër. Auditin nuk e bëj unë, por audituesit. Unë konstatova shkeljet kur erdha në krye të institucionit, dhe denoncova atë që konstatova. Isha i detyruar ta bëjë këtë kallëzim, pasi kjo është detyra minimale e një zyrtari. E kemi detyrim nga taksapaguesve shqiptarë. Pasi njerëzit kanë pyetje, pse nuk ka përfunduar rruga? Pse është pranuar projekti i gabuar? Kjo nuk është rruga e vetme me probleme. Asnjë rrugë nuk ka përfunduar nga ato që thonë këta. As rruga e Kombit nuk ka mbaruar. Po vazhdojnë auditet edhe në rrugë të tjera.

Rruga Tiranë-Elbasan tani ka arritur në dyfishin e asaj që ishte parashikuar. Ju keni deklaruar se duhet të mbahet përgjegjësi për këtë çështje, Xhika, apo drejtues të lartë politikë?
Nëse nga hetimi do të dalin elementë të tjerë, unë këtë nuk mund ta them. Personat që u kallëzuar janë persona direkt me vendimmarrjen e tyre apo mosveprime. Nëse këtë për arsye korruptive kanë lidhje me të tjerë, kjo u përket hetimeve. Sipas dokumentacionit është bërë edhe kallëzimi.

Po ministri Haxhinasto?
Thashë personat e përfshirë në audit. Po të ishte ministri, do ishte aty.

Kur fillon puna për Rrugën e Arbrit?
Kontrata u nëshkrua, pritet vendimi i qeverisë dhe brenda vitit fillon puna. Realizimi zgjat 3 vite e 8 muaj.

Ndalemi tek çështja CEZ. Po vepron drejtësia e re, pasi u morën në pyetje Shkëlzen Berisha dhe Genc Ruli…
Rëndësi ka që të veprojë drejtësia. Janë bërë shumë gjëra në kurriz të shqiptarëve. Është mirë që kësaj çështje ti shkohet deri në fund.

A po përdoret politikisht akuza për CEZ për të goditur politikën?
Shkëlzen Berisha është person i dyshuar. Dhe mund të thotë se po përdoret prokuroria. Këto janë fakte. Kur del që një njeri ndërmjetës ka marrë 7 mln euro të tërhequra dhe pas një komunikimi me e-mail, a meriton që t’i shkojë deri në fund hetimit? Patjetër që po, ska lidhje politika këtu.

Meqë po kërkohen ‘peshq të mëdhenj’, hajde t’i kërkojmë tek opozita…
Se di këtë. Por pasojat kanë qenë të mëdha. Aty u gjet një gjurmë të një transaksioni që fliste në emër të njerëzve në pushtet. Këto duhen hetuar.

Si shpjegohet që ju nuk jeni thirrur për një kallëzim të bërë Nga KLSH që i keni falur ÇEZ një shumë eurosh?
Çështja ime vajti në Gjykatë, por u pushua se nuk u gjet gjë. U morën në pyetje edhe të huaj që kanë qenë prezent, negociatorë, dëshmitar. Dhe nuk u gjet asgjë që bënte vepër penale. Pra, në nëntor të 2016-ës Gjykata e lartë është shprehur me vendim për mua.

Keni dalë i larë, i pafajshëm…
Po ju quheni si të doni.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb