DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 35-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare nga policia raportojnë se shtetasi me inicialet Q.Ll., dyshohet se është hedhur nga lartësia, ndërsa ende nuk dihen motive. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb