ITALI– Një shqiptar në Itali i dënuar me 10 vite burg për trafik droge ka përfituar rreth 31 mijë euro dëmshpërblim nga gjykata e Milanos, pasi është konstatuar se ai ishte arrestuar sërish pas kryerjes së dënimit të parë si rezultat i një gabimi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me inicialet H.H, 53 vjeç u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, pas të cilit qëndroi në burg për 135 ditë, që u konsideruan në gjyqin final si burgim i padrejtë. Shqiptari ishte arrestuar fillimisht në vitin 2003 dhe u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, qe e përfundoi në maj të vitit 2013.

Pas lirimit, ai arrestohet sërish nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën rreth 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin.

Shqiptari ishte arrestuar sërish në Maqedoni në vitin 2015, ku ndodhej për mjekim pasi vuante nga leucemia. Pas arrestimit ai u ekstradua sërish në Itali.

Gjykata e Milanos rivlerësoi gjithë dosjen dhe në fund vendosi se arrestimi dhe ekstradimi i shqiptarit ishte i padrejte. Atij do t’i paguhet 235.82 euro në ditë, çdo dite burg qe ka bere gabimisht.
6UYH7BN
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb