Nuk do të jetë “El Clasico” siç është folur më parë, por ashtu siç është paralajmëruar një ndeshje e “La Liga-s” duke filluar nga ky sezon nuk do të luhet në Spanjë.

“La Liga” ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Relevant” për zhvillimin dhe shpërndarjen e futbollit spanjoll në Amerikën e Veriore.

Kjo marrëveshja do të thotë që në harkun e 15 viteve të ardhshme, të paktën një ndeshje në vit, e Realit ose e Barcelonës, do të luhet në SHBA ose në Kanada.

“Relevant”, themelues i “International Champions Cup”, ka firmosur dje marrëveshjen me Javier Tebas, presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: