Si nis java e tretë e muajit prill për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. (16/04/18 – 22/04/18)

DASHI
Një javë e re vjen një fillim i ri ju pret. Me pak fat dhe pak vullnet, ju mund të bëni një fillim të ri. Humori do ju ndryshohet dukshëm, hëna e re në shenjën tuaj në datën 16 ju detyron që të mendoni një lidhje me projekte të reja, për të ndjekur ëndrrat e reja dhe në përgjithësi “udhëtime të reja”! Bashkëudhëtari dhe ndihmësi juaj do të jetë Mërkuri, i cili në lëvizje të rregullt të hënën, e bën mendjen tuaj të qartë dhe komunikimin tuaj më të drejtpërdrejtë.

Dashuria
Me një humor kaq të mirë sa është ai që keni si të mos ndikohet pozitivisht marrëdhënia juaj! Ekziston një klimë shumë e mirë, me mirëkuptim dhe vullnet të ndërsjelltë në të dy anët. Marrëdhënia juaj me partnerin tuaj është normalizuar në mënyrë për të kapërcyer pengesat pa murmuritje. Ju që jeni vetem dhe duke kërkuar për gjysmën tuaj, përdorni fushën e komunikimit për tu afruar me personin që ju tërheq.
Karriera dhe financat
Në punë gjërat nuk do të jetë aq te lehta, por qëndrimi juaj duhet të jetë i tillë që çdo gjë të përballohet në mënyrë efikase. Urani në shenjën tuaj ju bën krijues dhe shumë fleksibël. Ju jeni në gjendje të mendoni për ide të reja dhe mënyrën që mund t’i zgjidhni situatat në mendjen tuaj. Për sa i përket financave, ato janë në një drejtim pozitiv. Është një kohë e mirë për të ndrequr gabimet dhe për të mbyllur borxhet që ju presin.

DEMI
Dielli mbetet tek Dashi deri në datën 20 të muajit, kështu që kalon në shenjën tuaj të shtunën. Me këtë ndryshim do të ndiheni më të balancuar dhe në kontakt të konsiderueshëm me thelbin e qenies suaj. Ju jeni të lirë nga angazhimet, ndërkohë që tensioni është dukshëm duke u larguar. Gëzohuni me takimet më kuptimplota me të dashurit tuaj, flisni me sinqeritet dhe fitoni favorin e atyre që ju rrethojnë me ngrohtësinë që lëshoni.
Dashuria
Me marrëdhënien tuaj ju do të jeni mirë këtë javë. Përkundër faktit se ekziston një tension i nënçmuar ku shprehet me pasion dhe me argumente, nga e shtuna e më pas gjërat janë me të zbutura. Ju do të përjetoni momente paqeje në marrëdhënien tuaj dhe do të ndiheni të qëndrueshëm. Vetëm sigurohuni që të mos lejoni që pasiguritë t’ju trondisin, sepse keni një tendencë që është përforcuar këto ditë për shkak të Afërditës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përballeni me një jetë më të sigurt!
Karriera dhe financat
Urani tek Dashi ju jep mundësinë për të bërë ndryshime të rëndësishme, ndryshime të mëdha për të sjellë përmbysjen dhe që shkaktojnë trazira në fushën profesionale. Natyrisht, rreziku që është themelor është të rrezikosh, përtej përshtatshmërisë, ose të merresh me disa situata me pak frikë. Sigurohuni që të bëni ndryshimet që dëshironi pasi të mendoheni më pjekuri, duke marrë vendime sa më shumë që të jetë e mundur me më shumë siguri. Në ekonomi, klima e optimizmit do t’ju tërheqë dhe do t’ju ndihmojë të vazhoni para me hapa të vegjël, por të qëndrueshëm.

BINJAKËT
Këtë javë skenari ndryshon dhe era e re fryn në jetën tuaj. Ju jeni në gjendje të bëni ëndrra të reja dhe ndryshime të mëdhaja. Ju shikoni, se Hëna e Re tek Dashi sjell gjëra të reja dhe ju bën të dukeni të paduruar përballë zhvillimeve. Merrni energjinë që ju jep vendosja planetare dhe nxitni planet tuaja. Nuk ka kohë për të ndenjur mbyllur. Silluni me sinqeritet dhe pasion nëse doni të fitoni diçka që keni ëndërruar deri tani.
Dashuria
Gjendja e mirë nuk është e fshehtë, dhe sidomos në fundjavën që Dielli kalon tek Demi, ju do të jeni në gjendje të afroheni shumë me njeriun tuaj. E vërteta është se ju keni qenë pak i hutuar. Nga njëra anë obligimet profesionale, nga ana tjetër tensioni i fshehur brenda jush ju ka bërë qe vazhdimisht të grindeni dhe me acarime në lidhje me çdo gjë, të rëndësishme dhe të parëndësishme. Merreni këtë ndryshim si një dhuratë hyjnore dhe bëni marrëdhënien të gjallë përsëri. Edhe në qoftë se ju shikoni për dashuri dhe një njohje të re, lereni veten të lirë këtë fundjavë, ju me siguri do të jeni në gjendje për të bërë punë interesante
Karriera dhe financat
Ju do të jeni në gjendje për të shkuar mjaft mirë këtë javë. Nëse e përjashtoni spontanitetin që keni do të arrini të merreni me çështjet tuaja seriozisht dhe madje me përvojë. Mësimi që keni marrë në të kaluarën jeni në gjendje ta përdorë atë me Marsin duke qenë tek Bricjapi. Veprimi juaj është më i orientuar dhe më efektiv, si në punën ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me financat tuaja. Mos qëndroni pasiv tani kur vendosja e planetit është e favorshme.

GAFORRJA
Kjo javë vjen për të sjellë optimizëm, dinamizëm dhe pasion. Nëse sezoni i kaluar ishte disi i ngadaltë, indiferent ose me “pengesa” këto ditë do të ndiheni aq mirë brenda jush do të jeni gati për t’u përballur me çdo pengesë. Besimi bëhet më intensiv dhe arrini të menaxhoni situata të vështira dhe komplekse. Kjo është ditë ideale për të bërë diskutime, për t’i dhënë shtysë planeve dhe të bëni një fillim të ri me hënën e re tek Dashi që zhvillohet në datën 16.
Dashuria
Në krahasim me më para klima do të bëhet më e këndshme dhe ju keni më shumë gjasa të merrni lajme që do ju kënaqin dhe do ju bëjnë të ndjeheni mirënjohës për fatin tuaj. Hëna e re sjell pasion dhe zgjon emocionet që janë humbur nën maskën e ankthit dhe detyrimeve. Nëse vetmia ju ka mbytur, do të keni mundësi të dilni prej saj. Edhe në qoftë se ju shikoni për dashuri dhe një njohje të re në asnjë rrethanë nuk duhet të refuzoni propozimet, tani që Afërdita është ende në Demi.
Karriera dhe financat
Nuk duhet të shtyni gjërat më shumë seç duhet. Bëni planet tuaja dhe shfrytëzoni të mirat qe ju jep Merkuri nga Dashi të bindni me argumentet tuaja dhe të merreni më punë dinamike dhe të reja. Asgjë nuk do të jetë në gjendje të prishë qetësinë tuaj, sepse fuqia që vjen nga shpirti juaj do ju ndihmojë për të menaxhuar krizat, për të dalë me profesionalizëm ndaj kërkesave dhe të dilni fitimtar. Në ekonomi, pritet një situatë e balancuar për të dhënat, prandaj mos u shqetësoni.

LUANI
Kjo javë është shumë krijuese, e këndshme dhe konstruktive. Me Diellin qe lëviz tek Dashi deri në datën 20 të muajit, ju keni kohë që nuk kishit mundësi për të kërkuar me pasion atë që ëndërroni apo atë që besoni si të drejtë. Pra, në një nivel profesional, ia vlen të merrni rreziqet tuaja. Me Diellin që kalon në fundjavë tek Demi, ju do të prireni të merreni më shumë me marrëdhëniet tuaja personale, por edhe të organizoni financat tuaja më mirë.
Dashuria
Në nivel emocional nga ana tjetër, duket të jeni pak ‘xanxar’. Kjo s’është është domosdoshmërisht e keqe, në qoftë se ju nuk keni detyrime. Ju mund të luani me joshjen dhe flirtoni me shpirtin tuaj binjak. Në fundjavë, megjithatë, pasioni zhvendoset dhe qëndroni më skeptikë ndaj “marrëdhënieve” . Ju afroheni me njeriun tuaj në një mënyrë më të ngrohtë dhe arrini të bëni gjërat më mirë. Përgatituni sepse do të jetë shumë tërheqës.
Karriera dhe financat
Në punë ju pret një javë shumë kreative. Dielli tek Dashi dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë në datën 16 ju japin energji pafund, për të ndërmarrë raste të reja, për të bërë kontakte, lëvizje dhe në përgjithësi do të nxjerrë në mënyrë efektive dhe të drejtpërdrejtë secilin prej detyrimeve dhe programin tuaj. Vetëmkini besim tek vetja dhe mos u rrëmbeni nga impulsiviteti. Ekonomia ka një klimë dhe stabilitet të mirë.

VIRGJËRESHA
Hëna e re që do të mbahet të hënën tek Dashi do të bëjë që ju të shihni situatat në jetën tuaj me më shumë optimizëm dhe vrull të madh. Dinamizmi që ju përshkon do ju ndihmojë për të sqaruar disa gjëra dhe për t’u japi zgjidhje shqetësimeve, veçanërisht kohët e fundit. Në fundjavë, Dielli kalon tek Demi, e cila ju bën të ktheheni në marrëdhëniet tuaja personale më me shumë interes në kërkim të harmonisë.
Dashuria
Marrëdhënia juaj do jetë më e bukur këto këto ditë, kur Afërdita lëviz tek Demi, shenjë e cila ju drejton. Pra, gjërat bëhen të qeta dhe në qoftë se deri më tani ka pasur luhatje në marrëdhënien tuaj, duket se stabiliteti do të mbizotërojë dhe do të ju japë lehtësim dhe optimizëm për të ardhmen tuaj së bashku me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, mos rrini në shtëpi. Mund të flirtoni dhe të prisni përgjigje positive. Hëna e re ka shumë gjëra për ndryshime, por nuk ka nevojë për t’u shqetësuar për shkak se energjia juaj e pashtershme do të ju ndihmojë për të menaxhuar çdo gjë të nevojshme. Marrëdhëniet tuaja me kolegët po përmirësohen dhe ju jeni në gjendje të negocioni me rezultate shumë pozitive për ju.
Karriera dhe financat
Në ekonomi kësaj jave do të tregojë shenjat e para të stabilizimit, kështu që ju mund të merrni frymë për atë që vijon.

PESHORJA
Diellin tek Dashit deri në datën 20 të muajit do të duhet të shfrytëzoni dinamizmin tuaj në mënyrë që të vazhdoni me planet që keni. Ju keni zgjedhjen për të vepruar menjëherë, përndryshe zhvillimet që kërkoni do të shtyhen më tej. Vetëm sigurohuni që nuk jeni impulsiv dhe mendohuni mirë para se të vendosni. Bilanci është gjithmonë një shqetësim. Me Afërditën që lëviz tek Demi deri në datën 24, marrëdhëniet do të përmirësohen.
Dashuria
Hëna e re sjell një valë të këndshme “përçarjesh” në marrëdhënien tuaj. Pasioni zgjohet dhe flaka ringjallet përsëri. Ka qetësi dhe stabilitet, duke krijuar prapavijë të duhur, në të cilën mund të lejoni që ndjenja t’ju tërheqë së bashku me bashkëshortin tuaj. Nëse ju nuk jeni në një marrëdhënie, një njohje e re, ose për të bërë të mudur afrimin me një person që ju intereson.
Karriera dhe financat
Në punë ju do të kaloni mjaft mirë këtë javë, ditët do të jenë shumë efikase. Qëllimet profesionale duket gjithnjë e më shumë ti afrohen qellimit dhe ju do të kapërceni pengesat. Në përgjithësi, do të keni një humor të mirë, dhe me bashkëpunime nuk duket të keni ndonjë problem të veçantë. Sa i përket financave, parashikimet janë optimiste dhe ju mund të prisni një rritje.

AKREPI
Tendenca e javës është shpresëdhënëse dhe do të bëjë që ju të shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Mërkuri kthehet në një rrugë të mirë nga Dashi, duke ju ndihmuar të kërkoni çfarëdo që ju takon. Mendimi fiton besimin. Ndërkohë, të hënën formohet hëna e re tek Dashi, e cila ju jep ndjenjën se një cikël i ri fillon me shumë energji, entuziazëm, eksitim dhe besim. Ju keni energjinë që ju duhet për të vënë përpara planet tuaja, për t’u marrë me situata të vështira dhe për të kapërcyer çdo gjë që ju bën të ndjeheni të hutuar dhe të zhgënjyer.
Dashuria
Çështjet në marrëdhënie zgjidhen nga gjendja jote e mirë dhe nga durimi që mund të tregoni. Fundjava do të jetë ideale për ju, për të ardhur afër partnerit tuaj, për të zgjidhur çështjet dhe të flisni me sinqeritet, pa frikën e tensioneve. Afërdita nga Demi ju jep stabilitet në ndjenja.
Karriera dhe financat
Këto ditë, çdo minutë të kësaj jave do të jetë shumë e rëndësishme për të vazhduar me obligimet tuaja profesionale. Për aq kohë sa Mërkuri shkon tek Dashi, ju keni mundësinë të sqaroni planet dhe aspiratat tuaja dhe të lëvizni në mënyrë të qëndrueshme për t’i arritur ato. Nëse keni nevojë të bisedoni ose diskutoni për çështje bashkëpunimi këtë herë, ju mund ta bëni atë pa hezitim. Financat do të vijnë më stabilitetin që kërkoni, për aq kohë sa ju nuk e lini impulsin t’ju heqë jashtë afatit.

SHIGJETARI
Hëna që hyri në fillim të javës tek Dashi përmirëson humorin tuaj dhe ju shihni mundësitë që ju kërkoni. Frika është nënshtruar dhe ju jeni në gjendje të ndiqni atë që kërkoni. Me Diellin tek Dashi në datën 20, keni besim dhe dinamizëm për të bërë gjithçka që ju nevojitet nga programi juaj i përditshëm. Është një kohë e mirë për të lidhur marrëveshje, për të përfunduar situatat dhe marrëdhëniet që nuk përparojnë dhe për të marrë hapin e madh.
Dashuria
Një periudhë e re fillon për ndjenjat. Marrëdhënia juaj do të vijë në një situatë të re që ju dhe partneri juaj të gëzoni. Shkathtësia me të cilën merreni me gjërat sjell qetësi në marrëdhëniet dhe zbut tensionet. Periudha është ideale për të ringjallur marrëdhënien dhe ta bëni atë të shpëtojë nga peshat dhe retë. Nëse jeni vetëm, mos mendoni të qëndroni brenda këtë javë. Vlen të bëni përpjekjet tuaja tani që mjedisi i planetit është i favorshëm.
Karriera dhe financat
Në punë, bashkëpunimet do t’ju bëjnë të zënë. Do të ketë çështje që nevojitet për të marrë vendime rreth atyre që kanë të bëjnë me këto situata. Çdo gjë që duhet të sqarohet duhet të bëhet tani që mendimi juaj është i qartë dhe ju e dini atë që kërkoni. Marrëdhëniet tuaja me kolegët po përmirësohen dhe ju ka gjasa të bëni një njohje praktike në punën tuaj. Në ekonomi vjen një periudhë që mund të buzëqeshni me optimizëm. Sigurisht, mos prisni mrekulli, por rritje që do të sjellë lehtësim.

BRICJAPI
Me Diellin tek Dashi deri të premten dhe do të jeni në gjendje për të zgjidhur në mënyrë dinamike rastet e mbetura pezull, por do të duhet të kontrolloni iritim dhe presionin. Me Jupiterin që vazhdon kursin e mbingarkesës në shenjën tuaj ju duhet të tregoni durim dhe të mos nxitoni në disa situata që do të lindin. Hëna e re tek Dashi në datën 16 ju jep pasionin dhe oreksin që të filloni që nga fillimi në fushën që ju nevojitet.
Dashuria
Java pritet të qarkullojë këndshëm pa ndonjë problem të veçantë. Ju jeni të përqendruar në marrëdhënien tuaj dhe duhet të ndiqni zhvillimet. Afërdita tek Demi ju jep qetësi që ju bën të afërt dhe të dobishëm. Ju mund t’i kushtoni partnerit tuaj kohë të mirë në qoftë se ju jeni të lidhur, dhe në qoftë se ju jeni ende të lirë lehtë mund të bëni njohje të reja dhe flirtime.
Karriera dhe financat
Kjo javë është për të mbyllur raste dhe të jepni një shtysë projekteve që kanë nevojë. Pasioni dhe kryeneçësia do të duken qesharake, prandaj mos këmbëngulni për ato që nuk ia vlen. Gjë e mirë është se me trajtimin e duhur do të jeni në gjendje rë përmirësoni marrëdhëniet tuaja të punës. Ju gjithashtu do të keni humorin dhe impulsin nga vendosja planetare. Në financa, zhvillimet do të justifikojnë zgjedhjet tuaja.

UJORI
Fillon një javë e re dhe vijnë gjëra të reja me të. Hëna e re në datën 16 të muajit tek Dashi, sjell energji dinamizëm dhe pasion. Buzëqeshja dhe optimizmi kthehen përsëri dhe ju arrini të shihni të ardhmen në ngjyra të ndritshme. Bëni plane, ëndërroni dhe nisni të gjitha zhvillimet që doni të sillni në jetën tuaj.
Dashuria
Mërkuri në lëvizje të rregulltnda Dashi, një pozicion që ndikon tek mendimet tuaja, duke sqaruar ato qe janë apo ngjajnë me komplekse në lidhje më partenerin tuaj. Kjo do të thotë që ju jeni në gjendje të flisni sinqerisht me bashkëshortin tuaj dhe të rivendosni disa situata konfuze. Nëse ju jeni vetëm ju do të keni fuqinë dhe magjinë e fjalës si dhe bukurinë të joshni personi që ju tërheq.
Karriera dhe financat
Në lidhje me aftësitë tuaja profesionale, ju do të duhet të kushtoni kohë këtë javë, veçanërisht nëse jeni duke punuar në një sipërmarrje të re. Është ende e mundur të ndërmerrni detyra të reja që do t’ju caktohen, prandaj sigurohuni që të jeni të denjë për rrethanat. Në nivelin e partneritetit, ka zbutje dhe stabilitet, kështu që ju mund të investoni në to dhe të prisni për zhvillime të rëndësishme. Ekonomia duket e mirë dhe mund të shpresoni për përmirësim.

PESHQIT
Këtë javë do ju jepet mundësia të buzëqeshni përsëri dhe të shijoni aktivizimin e disa planeve. Ju mund t’i mbyllni qarqet që ju nevojiten, sepse jeni gati për të bërë një fillim të ri, me impulsivitet, me sinqeritet dhe rrezik. Është hëna e re tek Dashi që trondit moralin tuaj.
Dashuria
Shumë situata problematike mbarojnë marrëdhënien, për shkak të kthimit të Mërkurit në një kurs të drejtë nga shenja e Dashit. Tani fjalët janë të qarta dhe nuk hezitoni të kërkoni atë që ju dëshironi nga marrëdhënia. Pra, partneri juaj është më pak i hutuar dhe mban një qëndrim më të sinqertë ndaj jush. Nëse jeni vetëm, mos hezitoni të shkoni të flirtoni. Sfidat e reja ju presin për aq kohë sa ju jeni të gatshëm për të luajtur lojën.
Karriera dhe financat
Java fillon me një ndryshim shumë të mirë të humorit dhe projekteve të reja. Ju mund të arrini çdo qëllim dhe të përmbushni detyrimet tuaja me rezultatet më të mira. Bashkëpunëtorët do t’ju ndihmojnë në gjithë këtë, prandaj mos e mohoni punën në grup. Në financa, ka pasur një stagnim që ju ka bërë të konfuzoheni, por tani duket se situata po bëhet më te lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb