Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë:
horoskopi

DASHURIA

Ky vit për ju të kësaj shenje është një vit me shumë surpriza. Ata që janë në kërkim të një dashurie të pastër dhe një jete familjare kanë pikërisht vitin që iu jep fund dilemave. Ju të kësaj shenje të tre dhjeditëshave që do të keni mundësinë e njohjes, e lidhjeve si dhe fejesa, martesa. Periudhat që duhet të bëni pak më tepër kujdes, janë në kohën e eklipseve pas datës 31 janar. Eklipsi i Hënës në Luan 15 shkurt, eklipsi i Diellit në Ujor 27 korrik, eklipsi i Hënës në Ujor si dhe eklipsi i fundit për këtë vit është 11 gusht. Gjatë kohës së eklipsit të Diellit në Luan mund të flitet shumë, por pa baza si në punë, ekonomi, dashuri apo diçka tjetër. Në këto data është mirë të bëni pak kujdes më tepër mos të gaboni. Datat më të favorshme për këtë vit për ju të kësaj shenje janë:
Janar: 13-20
Shkurt: 9-18
Mars: Nga data 13-21, dhe 25-28
Prill: 01-09 dhe13-22
Maj: 09-15, 16-22 dhe data 27
Qershor: 01-07,11-15, 18-22
Korrik: 01-18 dhe 25-27
Gusht: 1-09 dhe15-22
Shtator: 15-25 janë ditë perfekte
Tetor: 01-13 dhe 20-24
Nëntor: 01-09-15 dhe data 20 si dhe 25-30
Dhjetor: I gjithë muaji është i mirë në përgjithësi për ju të kësaj shenje

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në lidhje me punën dhe ekonominë për ju Akrep të dashur shihet para një vit mjaft produktiv dhe shumë mundësi do t’ju jepen në muajt në vazhdim. Nuk mund të them se gjithçka shkon vaj, por është një periudhë perfekte sidomos në muajin maj, datë 15. Mundësi të reja keni në horizont edhe në ekonomi, sepse Urani në Dem më datë 15 maj, ju ndikon pozitivisht në këtë periudhë si në udhëtime pune ashtu edhe në takime të niveleve të larta, që mund të keni në marrëdhënie me punë dhe pasuri të paluajteshme do t’ju marrin zgjidhje. Në muajt në vazhdim tetor-dhjetor, është një periudhë perfekte në zhvillimet ekonomike, duke lënë pas të shkuarën dhe duke përqafuar të tashmen dhe të ardhmen tuaj si në karrierë dhe në ekonomi.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Shigjetarit, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb