Dashi

Jeni të shpërqendruar disi, por fatmirësisht do të arrini t’i fshihni mirë dobësitë e juaja. Nuk do të keni probleme. Nëse nuk e dini diçka, mos bëni sikur e dini. Më mirë të thuash menjëherë të vërtetën, për të shmangur gjëra të pakëndshme.

Demi

Ngjarje të rëndësime të lidhura me punën, që janë bërë më urgjente me lëvizjet e Jupiterit jo shumë miqësor, duhet të jenë në përputhje me kërkesat e jetës në çift. Nuk do të jetë e lehtë të gjeni në një ekuilibër midis jetës private dhe profesionale, por ju do t’ia dilni.

Binjakët

Nëse ke zvarritur për në fund detyrat më të mërzitshme, tani duhet të bëni përmirësime. Kjo është e vetmja rrugë për t’i rimarrë gjërat në dorë. Lërini mënjanë projektet fantastikë, që nuk kanë lidhje me realitetin dhe kthehuni me këmbë në tokë.

Gaforrja

Një shëtitje jashtë shtëpisë është ajo që ju duhet për t’u shkëputur nga rutina e përditshme, ndoshta edhe për të vizituar vende të reja dhe interesante. Keni nevojë të ushqeni fantazinë tuaj dhe leximi i një libri të mirë mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë.

Luani

Për të hequr ndonjë mendim jo shumë pozitiv, mendoni për çdo gjë të bukur në jetën e juaj. Menjëherë do ta kuptoni se jeni shumë me fat! Të ndryshosh nuk është e gabuar, por para se të veproni, duhet të keni në mendje një projekt shumë të qartë.

Virgjëresha

Favorizimi i planetëve nuk mund të mos ndodhte në një moment më të mirë për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengesë. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohës, tani më në fund gjithçka zhbllokohet. Përfitoni nga mundësia për të menduar për të ardhmen.

Peshorja

Paqëndrueshmërisë suaj i bashkohet edhe nervozizmi, duke krijuar një miks jo të këndshëm. Më mirë të gjeni zgjidhje dhe të mos kërkoni më shumë probleme. Nëse sot nuk do të punoni, do keni kohë për të bërë pazar e për të blerë gjëra që ju pëlqejnë.

Akrepi

Puna e mërzitshme mund të presë, sot për duhet të ketë vetëm argëtim dhe hobi të shëndetshme e të këndshme. Kështu mund të kaloni kohën duke pikturuar, apo edhe pas sobës, duke përgatitur ushqime të shijshme.

Shigjetari

Keni përjashtuar një person pa u menduar shumë, por tani duhet të ndreqni situatën, duke qenë se e keni kuptuar si është puna. Ju takon të bëni një hap mbrapa, t’u riktheheni gjërave është një lëvizje e zgjuar, kur e keni kuptuar se keni gabuar. Më mirë vonë se kurrë!

Bricjapi

Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë, me Jupiterin pozitiv në shenjën e juaj si edhe mundësisë që keni për t’i stimuluar talentet. Nuk e keni problem t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

Ujori

Të humbësh një mundësi të mirë nuk është e këndshme, por tani mos e dramatizoni. Kërkoni të tjera, ndoshta edhe më të mira, kështu do të keni diçka për t’u ngushëlluar. Mos u dekurajoni përballë dyshimeve të ndokujt, nevojitet kohë për t’ia dalë mbanë.

Peshqit

Bashkëveprimi i planetëve mund të krijojë mundësinë e duhur për të menduar rreth asaj gjëje që doni me të vërtetë, duke braktisur drejtimet që nuk sjellin gjë. Një përpjekje fizike e tepërt mund t’ju krijojë shqetësime. Prandaj merruni me sport, por me masë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb