Dashi
Mos u bëni nervoz dhe mos humbni besimin tek vetja juaj, kur të takoheni me disa persona të profilit të lartë. Shmangni personat të cilët iu afrohen vetëm për interes. Ka gjasa që sot të fitoni rritje në detyrë. Sa i përket çifteve të martuar, do të përballen me disa probleme, por të dy bashkë do t’i kaloni me inteligjencë.

Demi
Sot do t’ju vizitojë një mik i vjetër me të cilin do të kujtoni momentet më të bukura që keni kaluar bashkë. Bëni kujdes gjatë ditës, kur të shprehni idetë tuaja, pasi sikurse një lëvizje e gabuar do t’ju kushtojë.

Binjakët
Përpiquni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe mos t’i lini pezull ato. Kjo do të shmangë tensionin duke iu bërë të ndiheni i qetë. Nëse jeni prindër, sot do të zhgënjeheni nga fëmijët tuaj pasi nuk kanë dhënë rezultatin që ju prisnit.

Gaforrja
Sot ka gjasa që të bezdisnin vëllain/motrën për shkak të ndërhyrjes në punët e saj/tij. Mos jepni këshilla kur nuk duhet, pasi nuk do të mirëpriten nga të tjerët. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para, por më pas do të pendoheni.

Luani
Meditimi dhe joga do t’ju ndihmonin shumë në largimin e stresit. Jepni kohën e duhur familjes suaj. Bëjini të kuptojnë që ju kujdeseni për ta. Mos i dorëzoni disa dokumente të rëndësishme shefit tuaj, nëse nuk keni ‘kopsitur” gjithçka. Jeta martesore është bekim dhe ju do ta vërtetoni këtë sot.

Virgjëresha
Sot t’ju plotësohen disa prej dëshirave tuaja. Puna e lodhshme e disa ditëve të mëparshme do të sjellë rezultate. Familjarët do të mbështesin pikëpamjet tuaja. Përpiquni që në lidhje tuaj romantike të jeni sa më realistë. Ndiqni ndjenjat para se të veproni.

Peshorja
Përpjekjet tuaja të mëdha dhe mbështetja familjare do t’ju sjellin rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, vazhdoni të punoni fort që të jeni njësoj të kënaqur. Ka gjasa që sot të merrni vendime në momentin e fundit. Planet tuaja mund t’ju prishen për shkak të axhendës së ngarkuar në punë të partneres/partnerit tuaj.

Akrepi
Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj dhe mos harroni të bëni ushtrime fizike. Kontrolloni tendencën për të shijuar momentin dhe mos shpenzoni shumë para për tu argëtuar. Shprehjani mirënjohjen të afërmve, të cilët iu kanë ndihmuar në momente shumë të vështira.

Shigjetari

Sot nuk do të keni energjitë e duhura dhe do të irritoheni edhe për çështje shumë të vogla. Partneri/partnerja juaj do t’u befasojë, pasi do të realizojë diçka, të cilën ju kishit kohë që e prisnit. Mos i lejoni të tjerët që të kuptoj sesi ndiheni ju sot.

Bricjapi
Do të ishte mirë të bënit një vizitë mjekësore për të kontrolluar disa probleme me shëndetin tuaj. Do t’ju vijë një dhuratë nga një i afërmi juaj, gjë e cila do t’ju lumturojë shumë. Sot do të kuptoni se dashuria mund të zëvendësojë gjithçka.

Ujori
Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni shumë nervoz. Është momenti i duhur për të kursyer para, përndryshe do të pendoheni në të ardhmen. Gjithçka sot në punë do të jetë në favorin tuaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Peshqit
Do të ndiheni të mbushur plot energji. Mos shpenzoni shumë para për t’iu rënë në sy të tjerëve. Përpiquni të kontrolloni veten, në mënyrë që të mos lëndoni njerëzit pranë jush. Bëni mirë të zgjidhni sot një konflikt të vjetër, pasi nesër mund të jetë vonë. Ka gjasa të përballeni me një debat të fortë me partneren/partnerin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb