Dashi
Të papriturat do ju pengojnë planet tuaja sot. Qëndroni vigjilent për t’i përballuar, pasi nuk do të ndikojnë vetëm në punët tuaja por edhe në ambientin tuaj familjar. Mos u nxitoni të bëni shpenzime të pakontrolluara.

Demi
Me Diellin në Akrep do të ju lindi një dëshirë për të thyer çdo rregull. Do të përpiqeni për të marr përsipër disa detyra mjaft të rëndësishme. Kini kujdes! Analizoni aftësitë tuaja para se të veproni pasi mund të mos arrini ti përballoni. Këshillohuni me një ekspert.

Binjakët
Ju do të takoheni me njerëz të kulturave të ndryshme e do të shkëmbeni informacion mjaft tërheqës që do ju vlejë për veten. Mos u tregoni të paduruar pasi dijet do të bëhen me hapa të vegjël, por do të lënë shenjë tek ju.

Gaforrja
Një miku juaj i ngushtë do t’ju zgjojë disa ide, të cilat do ju nxisin drejt një rruge për të cilën e kishit ëndërruar prej kohësh. Për të qenë të suksesshëm duhet ti kushtoni vëmendje disa detajeve të vogla, pasi ato bëjnë diferencën.

Luani
E diela për ju do të jetë plot humor të mirë. Hëna në shenjën tuaj do ju favorizojë edhe më shumë, për të kaluar një ditë të këndshme me njeriun tuaj të zemrës. Beqaret do të kenë shanse të njohin njerëz të rinj, të cilët mund të qëndrojnë gjatë në jetën tuaj.

Virgjëresha
Ditën e sotme do të jeni mjaft selektivë me njerëzit. Do të merrni pjesë në një takim i cili mund të jetë mjaft i rëndësishëm në karrierën tuaj. Jepini vetes kohën e mjaftueshme për të gjykuar bashkëfolësit, para se të arrini në konkluzione të gabuara. Mos gjykoni dikë pa e njohur mirë.

Peshorja
Hëna në shenjën e Luanit do ju rrisë besimin tek vetja. Do t’ju vijnë mjaft ftesa për evente të ndryshme, kështu që mos nguroni të merrni pjesë. Me shumë mundësi do të përfundoni duke dhënë dhe disa këshilla të vlefshme.

Akrepi
Aspiratat tuaja për të ardhmen do t’ju bëjnë që të jini të dyshimtë rreth njerëzve që ju rrethojnë, përfshirë dhe familjarët tuaj. Para se të mendoni çdo gjë negative analizoni çdo situate, pasi mund të arrini në konkluzione të gabuara të cilat mund t’ju çojnë drejt mosmarrëveshjeve dhe hatërmbetjeve.

Shigjetari
Punën e sotme mos e lër për nesër! Saturni do të ndikojë negativisht te ju duke ju bërë dembel. Zgjohuni dhe bëjeni ditën tuaj më dinamike. Në dashuri, Venusi do t’ju organizojë disa situata mjaft të këndshme, të cilat do ju sjellin lajme mjaft të mira. Qëndroni në formë të mirë se nuk i dihet çka rezervuar fati për ju!

Bricjapi
Mos mendoni se çdo gjë do ju shkoj ashtu siç e keni planifikuar pasi pengesa të pakëndshme mund t’jua ngadalësojnë këto plane. Ruani qetësinë dhe çdo gjë do të shkoj në vendin e vet. Përkushtojuni familjes! Me angazhimet që keni pasur, e keni lënë pas dore kohët e fundit.

Ujori
Ditën e sotme do të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë. Do të jeni mjaft të dashur sot me njerëzit tuaj të zemrës dhe kjo gjë do t’ju bëjë edhe ju të ndiheni shumë më mirë. Venusi dhe Jupiteri ju vijnë në ndihmë dhe partneri juaj do t’ju inkurajoj për planet e së ardhmes suaj.

Peshqit
Mos kini frikë nga përballja! Keni lënë një diskutim në mes dhe nuk është mirë ta shtyni edhe më shumë. Do të shikoni qe çdo gjë do të shkoj për mirë dhe ju do të ndiheni më të lehtësuar. Mos largoni njerëz të cilët mund të jenë të dobishëm. Herët a vonë do t’ju duhet ndihma e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb