DASHI

Ka mundësi që sot të jetë momenti i duhur. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e ngrohtë se më parë. Do i mendoni gjërat me kujdes dhe komunikimi do jetë një nga pikat më të forta të lidhjes suaj. Beqarët do kenë nevojë për t’i ndarë momentet e bukura me dikë.

DEMI

Do ia shprehni pa dorashka ndjenjat partnerit. Mund të bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Do përkëdheleni gjatë gjithë kohës nga yjet ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ndërsa beqarët do kenë një ditë të zakonshme.

BINJAKET

Sot mund të kaloni një periudhë jo fort të këndshme në punë, dhe kjo jo për fajin tuaj. Merrini gjërat me qetësi dhe do të shikoni se gjërat do të zgjidhen siç duhet.

GAFORRJA

Ka shumë intensitet në marrëdhënien tuaj aktuale dhe ju duket sikur çdo situatë është për jetë a vdekje. Qetësojini këta zëra të brendshëm. Nesër do të qeshni me këto shqetësime.

LUANI

Do jeni të mërzitur sot, pasi dikush do ndikojë negativisht në humorin tuaj që në orët e para të ditës. Nuk jeni nga ata që ndikoheni nga të tjerët, por sidoqoftë, fjalët e sotme do ju fusin në mendime. Duke përfituar nga kjo situatë, do përpiqen t’ju mërzisin edhe më tepër.
VIRGJERESHA

Konfigurimi i yjeve do jetë i mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do ecë për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast kur të jeni pranë të dashurit të zemrës dhe keni për t’u ndier mirë. Shijojeni ndjenjën e bukur që keni.

PESHORJA

Pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje në çift, sot do vendosni paqen. Do ndiheni më mirë dhe emocionet do jenë më të këndshme. Në planin financiar nuk pritet asnjë problem. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe gjithçka do shkojë më së miri.
AKREPI

Të dashuruarit do kenë një ditë të qetë dhe pa të veçanta. Merrini gjërat si t’ju vijnë, por mos bëni gabim të prekni tema delikate. Në planin financiar do keni vështirësi. Megjithatë, nëse tregoheni të matur me shpenzimet, edhe mund t’ia dilni mbanë.
SHIGJETARI

Ndoshta mendoni se mund të bëni çfarë të doni, por nuk është kjo koha më e mirë, prandaj jini më të kujdesshëm dhe shikojini gjërat në një pikëpamje tjetër. Jeni shumë të angazhuar në disa situata personale kohët e fundit, por duhet të jepni anën tuaj më të mirë.

BRICJAPI

Bashkëpunimi në çift do përmirësohet disi sot. Do qëndroni më gjatë pranë partnerit dhe do flisni edhe për disa gjëra që nuk ju kanë pëlqyer së fundmi. Beqarët do fillojnë menjëherë një lidhje pasionante, e cila do i bëjë të ëndërrojnë pa fund.
UJORI

Do jeni më të organizuar sot ju që jeni në një lidhje dhe gjërat do ju ecin më së miri me partnerin. Do ndiheni gati të hidhni edhe hapa të rëndësishëm me të. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe gjërat kanë për t’ju ecur më së miri.
PESHQIT

Mos kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet sot ju që jeni në një lidhje dhe mundohuni të toleroni më tepër se zakonisht. Në këtë mënyrë gjërat kanë për të ecur më mirë. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë çdo ftesë që do iu bëhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb