Dashi
Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një shëtitje të bukur. Mes artit dhe natyrës është edhe më e lehtë bashkëpunosh. Shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.
Demi
Do të jeni të suksesshëm në shkollë dhe në punë. Ndoshta në të vërtetë ndiheni të pakënaqur, por kur ke fantazi, e tejkalon mërzitjen. Venusi plot gjallëri, gjatë ditës ju mbështet ëmbëlsisht ëndrrat dhe dëshirat, ndërsa në mbrëmje ju sjell me këmbë në tokë.
Binjakët
Në dashuri do të tregoheni pak posesiv si edhe do të ndikoheni nga kritikat dhe pakënaqësitë në familje. Jeni të qetë vetëm miq që ju mundësojnë ekuilibër. Do të keni disa shpenzime të mëdha për shtëpinë, bëhet fjalë për punime mirëmbajtjeje.
Gaforrja
Dita e sotme do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Në punë do t’ju duhet të pranoni disa kompromise, solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.
Luani
Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.
Virgjëresha
Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del, e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen, konsultohuni me një ekspert të kësaj fushe. Do të bëni blerje interesante në librari.
Peshorja
Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen mundësi profesioni. Planetët bashkëveprojnë për t’ju mbështetur. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë tuaja krijuese.
Akrepi
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime, në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.
Shigjetari
Mërkuri miqësor në bashkëveprim me Neptunin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Ndërkaq, është thelbësore që të përballeni gjithmonë me të vërtetën.
Bricjapi
Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik. Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.
Ujori
E keni mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.
Peshqit
Hëna ju bën të ndiheni të sigurt. Do të shfaqni prova të mëdha të miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb