Dashi

I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi, dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Planetët nuk janë të favorshëm ndaj jush. Mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

 

Demi

Do t’i ndani idetë tuaja me të tjerët dhe do të merrni miratime nga ata që i vlerësoni. Dhe mos u shqetësoni, askush nuk do të qahet, nëse lëni mënjanë ndonjë hollësi me pak rëndësi. Miqësi për t’i forcuar apo për t’i rizbuluar: ndoshta pas një kontakti fillestar virtual, një takim real!

 

Binjakët

Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë, si me bashkëveprimin e Mërkurit me Neptunin ashtu edhe me mundësinë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

 

Gaforrja

Me pozicionin e favorshëm të Neptunit, të tjerët do t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ia kërkoni ju.

 

Luani

Disa angazhime të rëndësime nuk ju lënë kohë që t’i realizoni ashtu si dëshironi. Fatkeqësisht, megjithatë, askush nuk duket i gatshëm t’ju ndihmojë. Do t’i kryeni detyrat tuaja edhe të vetëm, dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Virgjëresha

Pozicionimi i Saturnit ju pengon, por ndërkaq ndërhyrje e Neptunit nuk mund të mos ndodhte në një moment më të mirë, për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengese. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohës, tani me në fund gjithçka zhbllokohet.

 

Peshorja

Planetët do t’ju shtyjnë drejt aventurës dhe ndryshimeve të papritura. Por para se të lëni sigurinë dhe pasigurinë, mendohuni dy herë. Disa hapa të ndërmarra mund t’ju çojnë që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, që do të përfundojnë duke ju ndryshuar jetën.

 

 

Akrepi

Energjia e Jupiterit do t’ju nevojitet së tepërmi në botën e sipërmarrjes. Do t’ju ndihmojë gjithashtu të kanalizoni më mirë energjitë e juaja, në mënyrë që të ngriheni. Durimi shpërblehet, por në këtë rast nevojitet mbi të gjitha vullneti, që sidoqoftë nuk ju mungon!

 

Shigjetari

Nëse në të kaluarën nuk ia keni dalë të shfrytëzoni të gjithë potencialin e një situate shumë premtuese. Tashmë bashkëveprimi i planetëve do t’jua japë mundësinë. Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti që të përshpejtoni për të arritur një objektiv të dëshiruar.

 

Bricjapi

Për faj të lidhjes midis Marsit dhe Venusit, siguritë tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni me ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes në këto kohë.

 

Ujori

Shfrytëzoni bashkëveprimin e Diellit me Hënën për të zmadhuar dhuntitë e juaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët e juaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

 

Peshqit

Sot do të përjetoni një krijimtari të madhe. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb