DASHI
Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe mund të mendoni edhe për të zyrtarizuar gjithçka. Për beqarët do jetë e vështirë të gjendet princi i kaltër. Ka shumë mundësi që edhe sot ata të mbeten vetëm.

DEMI
Ditë tejet e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini t’i zgjidhni as sot problemet që keni pasur dhe situata do mbetet e trazuar. Në planin financiar rekomandohet maturi. Nëse keni nevojë kërkoni edhe ndihmë nga familjarët.

BINJAKËT
Planetet do jenë të pozicionuar mirë sot në jetën tuaj në çift dhe do ju drejtojnë në rrugën e duhur. Çdo gjë do jetë më e bukur se kurrë më parë. Beqarët do ja kushtojnë gjithë ditën familjarëve dhe nuk do mendojnë aspak të kërkojnë dashurinë.

GAFORJA
Do qëndroni më gjatë pranë partnerit tuaj sot dhe do flisni me të edhe për tema delikate. Gjithçka ka për të ecur ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë të pamundurën për ta tërhequr atë pas vetes.

LUANI
Ditë goxha e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dalin në shesh disa gënjeshtra që i keni thënë dikur partnerit dhe besimi i tij kundrejt jush do lëkundet. Në planin financiar fati do jetë me ju.

VIRGJËRESHA
Ditë e furishme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mund të dashuroheni plot pasion me partnerin ose mund të debatoni ashpër me të për disa tema delikate. Beqarët do marrin bekimin e yjeve dhe do ndihen gati të hedhin çdo lloj hapi.

PESHORJA
Herë do gëzoheni e herë do dëshpëroheni sot juve që jeni në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Shmangni sa të mundni marrjen e vendimeve. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Gjëndja do jetë e kënaqshme.

AKREPI
Nuk do keni aspak dëshirë të bëni tolerime sot ju të dashuruarit dhe kjo mund ta përkeqësojë akoma më tepër jetën tuaj në çift. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, por falë përkujdesit dhe mënyrës së të menaxhuarit gjërat do vijnë duke u përmirësuar deri në fund.

SHIGJETARI
Tensioni që ka mbizotëruar në jetën tuaj në çift do shterojë gjatë kësaj dite. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe do i zgjidhni edhe problemet e vjetra. Beqarët do jenë realistë dhe do e dinë mirë çfarë hapash të hedhin për ta bërë për vete dikë. Shumë gjëra kanë për të qënë më ndryshe sot.

BRICJAPI
Ditë e begatë dhe plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe gjithçka do ecë si e keni dëshiruar gjithmonë. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të mos nxitoheni kur të shpenzoni. Tregohuni të kujdesshëm.

UJORI
Nëse jeni në një lidhje, pasioni do shterojë sot dhe ka mundësi që të rilindin mosmarrëveshjet dhe debatet. Nuk do ndiheni aspak të qetë pranë atij që dashuroni. Gjëndjen financiare do mundoheni shumë që ta stabilizoni. Më pak përpjekje do ja dilni mbanë më shpejt nga sa mendonit edhe vetë.

PESHQIT
Disa planete do jenë shumë të favorshëm për jetën tuaj në çift sot. Ata do ju nxitin të keni më tepër besim tek partneri dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Për sa iu përket financave, do bëni mirë ta kufizoni disi veten sepse në të kundërt do ketë tronditje të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb