Dashi
Venusi do ju japë gjatë gjithë kohës mbështetjen e tij në planin sentimental. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe do dashuroheni plot pasion. Planifikoni disa ditë pushimi, sepse puna ju ka lodhur shumë kohët e fundit.

Demi
Ditë shumë pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Shfrytëzoni çdo moment. Buzëqeshni dhe reflektojeni gjithçka kudo ku shkoni.

Binjakët
Do mërziteni me partnerin tuaj sot që në orët e para të mëngjesit. Reflektoni me kujdes për gjithçka dhe do e kuptoni që edhe ai nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër për vendimin e marrë. Do të jetë më mirë t’i dilni në krah.

Gaforrja
Ata që janë në një lidhje do bëjnë çfarë të mundin në mënyrë që ta stabilizojnë jetën në çift. Priten takime shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë vetëm. Shihni me kujdes çdo mundësi.

Luani
Duhet të tregoheni disi më të përgjegjshëm sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të ecin mirë. Nëse keni kaluar mosmarrëveshje pa fund, mos nxitoni t’i jepni fund gjithçkaje. Mendoni me qetësi.

Virgjëresha

Ditë vendimtare kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra do vendosen për ta. Çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar. Financat sot janë në favorin tuaj.

Peshorja

Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Asgjë nuk ka për të shkuar si duhet dhe shpeshherë do mërziteni. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të filluar një histori dashurie.

Akrepi
Ata që janë në një lidhje do kërkojnë më tepër pavarësi dhe liri. Për gjithçka duhet të flisni me partnerin, jo të vendosni sipas mendjes. Tregohuni të kujdesshëm, pasi disa tensione mund t’ju nervozojnë akoma më shumë.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë të matur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, sepse gabimi më i vogël mund të sjellë mosmarrëveshje të mëdha dhe afatgjata. Mos lejoni të ndikojë ngarkesa fizike dhe mendore e juaja në lidhje.

Bricjapi

Shmangni përballjet me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të keni debate të forta. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet t’i besojnë verbërisht dikujt që do i joshë. Tregohuni të kujdesshëm.

Ujori

Ka shumë mundësi që mosmarrëveshjet në çift të jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah. Edhe beqarët nuk do jenë në ditën e tyre më të mirë.

Peshqit
Do kaloni momente shumë të lumtura sot në krahët e atij që dashuroni. Klima do ngrohet nga ora në orë dhe kënaqësitë do jenë të mëdha. Kishit shumë ditë pa e përjetuar këtë ndjesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb