PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se janari i vitit 2018 është koha më e mirë e mundshme që demarkacioni me Malin e Zi të miratohet në Kuvend.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Hoxhaj tha se janari është koha e duhur për miratim të demarkacionit, pasi vetëm një muaj më vonë, në shkurt, Kosova mund të hyjë në fazën për liberalizimin e vizave pasi do të mbahet mbledhja e Këshillit Europian.

“Është koha e fundit që në janar të votohet marrëveshja e demarkacionit, me qëllim që kur të mbahet Këshilli Europian ne ta kemi liberalizimin e vizave. Nëse nuk votohet në janar, atëherë jo vetëm në vitin 2018 por edhe në vitin 2019 ne nuk do të kemi viza”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, Kosova mund të humb vizat në vitin 2019 për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në disa shtete europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: