Teleskopi Hapësinor ‘’Hubble’’ ka kapur një nga pamjet më të mëdha panoramike të universit, njoftoi agjencia hapësinore amerikane NASA.

Panorama më e madhe e universit e kapur ndonjëherë përfshin rreth 15 000 galaktika.

‘’Shfaqja e cilësuar si ‘zjarri dhe tërbimi i lindjes së yjeve në universin e largët’ përfshin rreth 15 000 galaktika, 12 000 prej të cilave janë duke formuar yje”, njoftoi NASA në rrjetin social Twitter.

Krijimi i disa yjeve në pamjet e kapura me teknologjinë ultravjollcë të teleskopit ‘’Hubble’’ daton 11 miliardë vite më parë.

“Drita ultravjollcë ka qenë pjesa që mungonte në enigmën kozmike”, tha NASA, duke shtuar se shkencëtarët mund të shohin një nga portretet më të plota të universit duke kombinuar vëzhgimet infra të kuqe dhe optike të kapura nga ‘’Hubble’’ dhe teleskopët e tjerë hapësinorë, transmeton Atsh.

Teleskopi ‘’Hubble’’, që u ideua bashkarisht nga NASA, Agjencia Evropiane Hapësinore dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor, ka kryer vëzhgime hapësinore në orbitën e Tokës që nga viti 1990.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb