Një grua e  cila humbi poshtuajse të gjithë familjen e saj në varkën që u përmbyt në Missouri të Shteteve të Bashkuara të enjten, ka rrëfyer tmerret e asaj mbrëmjeje.

Ajo ka treguar për median vendase FOX59 se pronari i varkës u kishte thënë se “nuk ishte nevoja të vishnin jelekët e shpëtimit”.

Tia Coleman, e cila humbi 9 anëtarë të familjes së saj, përfshi bashkëshortin dhe 3 fëmijët, ishte një prej 14 personave që mbijetuan kur varka “Ride the Ducks” u përmbyt në liqenin Table Rock në Branson, gjatë një stuhie të papritur.

Ajo tha se 11 familjarë të saj ishin bashkë me të në bordin e varkës në momentin e përmbytjes. “Jam shumë e rënduar psikologjikisht,” shprehet ajo.

“Kur erdhi momenti që duhet të vishnim jelekët e shpëtimit, ishte shumë vonë. Shumë njerëz mund të ishin shpëtuar,” kujton Tia.

Duke rrëfyer nga shtrati i spitalit, me lot në sy Tia tregoi për Reuters eksperiencën e llahtarshme të përpjekjeve për të dalë nga varka.

Nine members of the same family (eight pictured) were killed on Thursday night after a duck boat capsized on Table Rock Lake in Branson, Missouri (from top left: Butch Coleman, Ray Coleman, Glenn Coleman, Angela Coleman (seen holding Maxwell). From bottom left: Reece Coleman, Belinda Coleman and Evan Coleman)

“Nuk mund të shihja askënd, nuk dëgjoja askënd. Dëgjoja vetëm të bërtitura, ndjehesha sikur isha vetëm. Ashtu si të tjerët bërtisja edhe unë. Aty më pas e lashë veten në dorën e Zotit. Mendoja vetëm për fëmijët e mi,” tregon ajo. Në këtë incident humben jetën 17 persona.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: