TIRANE – Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

34-vjeçari, të cilit pasioni i mori jetën, pikëlloi jo vetëm familjarët por edhe kolegët dhe njerëzit që e njihnin dhe e thërrisnin shkurt Mandi.

Ceremonia e përcjelljes së Aramandit zhvillohet sot në orën 15:00 në varrezat e Tufinës. Stafi i “News24”, “BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare”, “Radio RASH”, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, është thellësisht i tronditur për humbjen e kolegut.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të televizionit më të madh informativ në vend News24.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

1604804_10202111574343372_2120231341_n

21766552_10212269343121243_4645461544724442594_n
21768123_10212269343281247_2267784124287078134_n
20664844_10211941904215475_4752579495953008771_n
19598548_10212269343241246_6403953759904520018_n
20708358_10211941858494332_4311657979348126457_n
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb