ITALI- Pak kohë më parë moderatorja Viola Spiro u vendos në qendër të diskutimeve për shkak të arrestimit të të dashurit të saj Valentin Selaj në Itali për trafik kokaine. Pak kohë pas arrestimit të tij në Firence, në mediat shqiptare u shfaqën disa foto të moderatores më të dashurin në një lokal të Tiranës, çka tregonin se ai ishte liruar.

Pavarësisht se Viola Spiro nuk e komentoi asnjëherë këtë pjesë të jetës së saj, së fundmi ajo ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria duke u zhvendosur në Amerikë. Prezantuesja ka zbuluar në “Pushime on Top” se në SHBA do të bëjë një specializim.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”, është shprehur Viola.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: