Një i ri u detyrua të linte punën pasi i dërgoi shefes së tij gabimisht një mesazh me përmbajtje seksuale, ku supozohej t’ja dërgonte një personi tjetër.

Cory Hrobowski kishte marrë një mesazh nga një numër i panjohur, dhe pa u menduar dy herë ia ktheu mesazhin duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë femër me të cilën kishte pasur lidhje intime.

“Duhet të takohemi medoemos të premten në orën 12”, shkruante në mesazhin që e kishte pranuar.

Ndërkaq, Cory në përgjigjen e tij kishte shkruar: “Pikë së pari, ti nuk mund të më detyrosh të bëj asgjë. E dyta, nuk më kujtohet që kam lënë ndonjë takim”.

Por më pas e kuptoi se kishte gabuar, pasi bëhej fjalë për shefen e tij të re e cila i kishte shkruar: “Jam Maribeli, shefja jote, ky është numri im i ri”.

Pasi e kuptoi se kush ishte nuk i kishte kthyer më përgjigje, edhe pse ajo ia kishte bërë me dije se po i shkruan të diskutojnë për kushtet e punës.

Megjithatë, ky postim i tij është bërë aq i popullarizuar sa që ka marrë mbi 80 mijë pëlqime.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: