Arlind Ajeti është një nga 24 të ftuarit e Christian Panucci-t për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares shqiptare kundër Lihtenshtejn dhe Maqedonisë. Qendërmbrojtësi i Crotone-s pritet të jetë titullar në formacion për ndeshjet e radhës së kuqezinjve por para se të vendoset përfundimisht, ai merr një lajm pozitiv sa i takon javës së dytë në “Seria A”.

Ajeti është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga faqja “whoscored.com”, ku është vlerësuar me notën 7.9 për paraqiten e tij. 23-vjeçari dhuroi një paraqitje mbresëlënëse këtë javë kundër Bolonjës ku përveçse e bëri mbrojtjen hermetike ndihmoi shumë edhe në repartin e sulmit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: