ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur procedimin ndaj një 63-vjeçari pas një incidenti me fqinjin e tij, të cilit i ka helmuar qenin.

Sipas të dhënave zyrtare, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.K., 63 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Prrenjas, pasi dyshohet se më datë 07.04.2018, ka helmuar një qen shtëpie, në pronësi të shtetasit N.K., vjeç 68, banues në Lepushë. Materialet janë referuar në bazë të nenit 150 të kodit penal për “Shkatërrim prone”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: