BERAT– Një i moshuar rreth 70 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “10 Korriku” në Berat. I moshuari jetonte i vetëm në banesë, pas vdekjes së bashkëshortes dhe 4 fëmijët e tij jetonin në Itali.

Kanë qenë këta të fundit, që pasi nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me të atin në telefon prej 3-ditesh, kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi i zjarrfikësve që kanë mundur të byjnë në banesë me shkallë nga dritarja e katit të pestë.

Pasi është konstatuar nga mjeket se 70-vjecari kishte me shume se 48-ore i vdekur, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes se të moshuarit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: