Të shtunën Chelsea arriti të fitonte me shifrat 3-2 derbin e Londrës kundër Arsenal duke grumbulluar pikët e plota në 2 javët e para të “Premier League”.

E kundërta për Arsenal, që ende nuk e ka gjetur pikën e parë. Si rrjedhojë, siç vetë tregon një tifoz i ‘topçinjve’, ata janë të mërzitur për këtë situatë.

Sharley, një tifoz i Arsenal pas ndeshjes ka takuar N’Golo Kante-n, mesfushorin e Chelsea. Në rrjetet sociale pasi ka postuar foton ai ka shkruar: “Thjesht takova këtë burrë. I tregova se jam një tifoz i Arsenalit dhe që isha i mërzitur për ndeshjen këtë fundjavë, por ai qeshi dhe më tha ‘më fal’. Çfarë djali.”

Siç dihet tashmë francezi nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një njeri i shkëlqyer. Një individ modest dhe i përulur i cili bëri për vetë të gjithë tifozët gjatë Botërorit. Kjo është një këngë që shokët e kombëtares i thurën pas fitimit të Botërorit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb