Të premten e kaluar ishte afati i fundit për skuadrat që dëshironin të blinin Mauro Icardi-n me çmimin që ka në klauzolë, 110 mln euro.

Nga e shtuna, çdo klub që dëshiron shërbimet e ‘bomberit’ zikaltër do të duhet të negociojë me klubin italian, që me siguri duke parë shifrat që qarkullojnë në merkato do të kërkojë më shumë se klauzola e lartpërmedur.

Në ditët e fundit 25-vjeçari është stërvitur fort me ekipin për sezonin e ri që do të jetë shumë i ngjeshur pasi Interi do të luajë në “Champions League” pas 7 vitesh.

Gjithsesi për kapitenin e zikaltërve është rikthyer interesimi i Real Madrid, klubit që po negocion shitjen e Karim Benzema-s. Sipas “Marca-s” Icardi mund të zëvendësojë më së miri me golat jo vetëm sulmuesin francez, por edhe Ronaldo-n.

Reth kësaj marrëveshje pritet detaje të reja, por me siguri Real Madrid do të hasë në pengesën e madhe të Interit pasi klubi po përgatit kontratën e re për sulmuesin. Jo vetëm kaq por edhe lojtari disa herë ka shprehur dëshirën për të mos hequr dorë nga fanella zikaltër.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb