DIBËR- Identifikohet 32-vjeçari që u vra në banesën e tij në fshatin Maqellarë në Dibër. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, rreth orës 01:30 pas mesnate.
VRASJA NE DIBER SHTEPIA
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

Po kështu mësohet se pranë viktimës janë gjetur prova të shumta që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

VRASJA NE DIBER SHTEPIA 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: