Idriz Batha, ish-kapiteni i Partizanit që mbajti veshur për 3 sezone bluzën e kryeqytetasve, zyrtarisht është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë që pak ditë më parë Batha ishte shumë pranë nënshkrimit me klubin grek të AEL, por këta të fundit ndryshuan mendje në sekondat e fundit për shkak të një fotoje ku futbollisti shfaqej duke bërë simbolin e shqiponjës.

Batha sipas “panorama sport” te klubi i Flamurtarit do të përfitojë 6 mijë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb