TIRANË- Këshilltari për mediat në Bashkinë e Tiranës Renato Kalemi i është përgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me projektin e inauguruar sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa publikonte një video të 2013 ku kryetari i atëhershëm i Bashkisë Lulzim Basha inauguronte nisjen e punimeve në bllokun e banimit pas Doganës, Kalemi publikon videon e nisjes së punimeve në 2016.

Në video shihet se infrastruktura ka qenë e paprekur. “Ja në ç’gjendje i la Luli qytetarët e atij blloku!”, shkruan Kalemi.

STATUSI I PLOTË
Kur fle gjumë, s’punon dot!
Më poshtë video e inspektimit në shtator 2016, për nisjen e punimeve për rehabilitimin e 35 segmenteve rrugore në bllokun e banesave te Dogana. Ja në ç’gjendje i la Luli qytetarët e atij blloku!
Dikur rrugë me pluhur e baltë, sot janë shtruar me asfalt, kanë trotuare, ndriçim LED dhe sinjalistikë.
#TiranaNePune ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb