Pak minuta pas incidentit që ndodhi në afërsi të stacionit të Rrogozhinës ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar panik tek udhëtarët ka folur për “BalkanWeb” kreu i njësisë së biznesit të udhëtarit Petrit Tabaku.

aksident-ne-elbasan-treni-del-nga-shinat-5

Ai tha se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva.

“Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani ëpr në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëz të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Tani po hyn në linjën e duhur. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku.

aksident-ne-elbasan-treni-del-nga-shinat-4

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: