INDI-Përmbytjet që kanë goditur së fundmi shtetin e Kerala, në Indi, kanë shkaktuar deri tani 324 të vdekur dhe shumë të zhdukur.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm edhe në kryeqytetin Kochi, janë mbyllur hekurudhat dhe metrotë dhe aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në 26 gusht.

Sipas mediave lokale më shumë se 200 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi.

Zëdhënësi i qeverisë tha se pjesa më e madhe e personave kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të mëdha të baltës dhe rrëshqitjeve të dheut.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pavarësisht vështirësive.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb