Inteligjenca artificiale ka arritur të lexojë mendjen e një kompjuteri tjetër, një hap i parë drejt një skenari ku makinat mund të bashkëpunojnë mes tyre, sipas një projekti rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore “Science”.

Kompania e krijuar nga “Google” për të zhvilluar teknologjitë e inteligjencës artificiale, “DeepMind” ka zhvilluar projektin “ToMnet” dhe e prezantoi në Stokholm, në Konferencën Ndërkombëtare mbi të Mësuarin e Makinave.

I realizuar nën drejtimin e Neil Rabinowitz, projekti “ToMnet” bazohet në tre rrjete “neuronesh”, më sakt janë rrjete që imitojnë organizimin e trurit, ku secila është në gjendje të mësojë nga eksperienca.

Për të stërvitur inteligjencën artificiale “ToMnet” që të parashikojë sjelljet e makinave të tjera, studiuesit kanë përdorur një lojë virtuale që bazohet në tre kategori personazhesh që lëvizin në një dhomë për të mbledhur objekte me ngjyra, shkruan atsh.

Këto kategori personazhesh përbëheshin nga personazhe të verbra që ndiqnin rrugën përgjat mureve, miopë që spostoheshin drejt objekteve më të afërta dhe personazhe me super shikueshmëri, që kapnin objektet duke përdorur strategji në një rend të caktuar për të fituar më shumë pikë.

Pasi zhvilloi disa stërvitje, sistemi arriti të identifikojë të gjithë personazhet dhe parashikon në mënyrë korrekte sjelljet e secilit prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb