Interi ka dhënë sinjale reagimi pas humbjes përballë Sionit, duke treguar se Spaleti ka vendosur ekipin në shinat e duhura. Zikaltërit barazuan sot në miqësoren e zhvilluar përballë Zenit St. Petersburg, ndërsa ajo që bie në sy është se Lautaro Martinez është përshtatur shpejt me skemat e skuadrës dhe sot gjeti përsëri rrugën e rrjetës. Zikaltërit kaluan në avantazh që në minutën e 15 me anë të Candrevës, por Noboa vendosi barazpeshën, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Bojra Valero pengohet në zonë dhe arbitri akordon 11-metërsh për ekipin e Interit. Kapiteni Mauro Icardi nuk gabon nga pika e bardhë dhe sjell avantazhin për zikaltërit në 2-1. Më pas ekipi i Zenitit u kundërpërgjigj me Mak dhe Luis Neto, të cilët përmbysën rezultatin në 2-3. Por Interi nuk u dorëzua dhe Martinez tregoi edhe një herë nuhatjen para portës duke dërguar topin në rrjetë si një sulmues zone dhe kështu vulosi shifrat 3-3 për këtë miqësore të tretë për ekipin italian. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=IuF4srCKYDw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb