LEZHE- Ndalimi i Fran Frrokaj është bërë pa paraqitur prova kundër tij, të cilat më pas gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë është identifikuar se ato nuk rëndojnë mbi të. Këtë pretendim ka Adrian Leka, njëri prej avokatëve të kryebashkiakut të Lezhës.

Vendimi i dhënies së masës së arrestit me burg sipas avokatit Leka është dhënë në mënyrë të ngutshme, por që edhe pas reflektimit të gjykatës do të apelohet pasi është i bindur se nuk janë provat që përmbushin elementet e masës shtrënguese të dhënë tashmë.

Në momentin e ndalimit nuk u paraqit asnjë provë, pasi dihet procedura tashmë, është marrë një vendim në mungesë. Pasi u bë vlerësimi i masës së sigurisë, u paraqitën prova por nuk rëndojnë mbi klientin tonë. Jam i i vetëdijshëm që klineti im është i pafajshëm”,- shtoi ai.

Avokati Leka thotë se bashkia vetëm sa përcjell dokumente të paraqitur nga qytetarët dhe nuk prodhon tapi.

Sipas tij, Frrokaj ka thënë se detyra e tij është te ciklimet e nevojshme për dokumentet që vinë nga administrata dhe që kanë konceptimet nga specialistët e zyrave përkatëse.

Avokati Adrian Leka thotë se në dosjet e prokurorisë nuk ka dokumente që fajësojnë z.Frrokaj, por shkresa përcjellëse që nëse nuk do i firmoste Fran Frrokaj, kush mund t’i firmosë.

Vendimi për zoti Frrokaj është marrë në mungesë, në momentin e rivlerësimit edhe gjykata ka reflektuar disi, por provat që ata kanë nuk janë të plota. Ne arsyetimin e vendimit sapo e kemi marrë dhe do t’i drejtohemi Apelit të Shkodrës”,- shtoi ai.

Avokati ka bindjen e tij se prokuroria nuk ka vepruar politikisht, ndërsa ngutja dhe përshpejtimi i tyre në një bum kaq të madh sipas tij, ka hije dyshimi.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ndodhet tashmë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb