Shumë është folur lart e poshtë për pasardhësit si dhe trashëgimtarët e heronjve të historisë sonë. Por po të kthehemi shekuj më parë, në epokën otomane, do të kujtohemi me siguri për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Historia që ai la pas dhe luftërat që bëri për të mbajtur të bashkuar ndaj pushtuesve atë që sot ne mund ta quajmë vendin tonë, janë të shumta. Mund të themi pa frikë se legjenda e tij ka marrë dhenë, por pas vdekjes së tij çfarë ndodhi?

Ku ‘u zhduk’ familja e tij? Ku ndodhen sot ose më saktë: A ka pasardhës apo trashëgimtarë të linjës së gjakut të Skënderbeut? Shumë studime janë bërë dhe në ‘heshtje’ ata që mund të quhen pasardhësit të gjakut të tij, janë shpërndarë në cepat e botës(ose nuk jetojnë më). Ndërkohë që para pak kohësh, ajo që më bëri përshtypje ishte një vajzë e re, Sophie, e cila kishte një mbiemër tepër interesant, dhe më tepër, thoshte se ishte stërmbesa e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Sophie na ka rrëfyer të vërtetën e prejardhjes së saj dhe familjes. Gjithashtu, ajo ka folur edhe për studimet e bëra nga ekspertë dhe ambasada për të vërtetuar prejardhjen e linjës së saj të gjakut. Të jetë një Skënderbej?

Për më tepër ndiqni historinë ekskluzive në intervistën e mëposhtme.

Sophie Castriota, sa emër i bukur! Çfarë kuptimi ka dhe cili është personi që jua dha këtë emër?
Emri im nënkupton dituri në greqisht. Ka qenë mamaja ime që ma dha këtë emër, sepse mendoi se ishte një emër femëror dhe tingëllon shumë bukur në çdo gjuhë të botës.

Ku jetoni? A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Unë kam lindur dhe jam rritur në Australi, dhe po, kam qenë në Shqipëri disa herë.

A keni ndonjë të afërm këtu në Shqipëri?
Kam shumë shokë aty dhe jam e sigurt që kam edhe të familjarë të largët që jetojnë aty të cilët nuk i njoh.

Ju thoni se jeni stër-stërmbesa e gjeneratës së 15-të të heroit tonë, Gjergj Kastrioti nga Kruja. Si jeni kaq e sigurt lidhur me këtë gjë? A keni ndonjë dokument që mund ta vërtetojë atë që ju thoni?
Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare. Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb