BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Intervista
16 Korrik 2013 - 10:20 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Alibeaj: Humbja, nga arroganca e ministrave që s'hapnin as telefonat
Alibeaj: Humbja, nga arroganca e ministrave që sIsh-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një intervistë të dhënë dje për emisionin "Prizëm" të gazetarit, Aleksandër Furxhi në "Albanian Screen" u shpreh se në zgjedhjet e 23 qershorit, PD humbi sepse u asfiksua nga arroganca e ministrave. Sipas tij, Berisha duhet të mbetet violinë e parë në PD.
A është e vërtetë gara në PD, si mendoni ju?
Kjo është një garë e vërtetë, është një garë reale, është një garë e tillë se nuk ka sesi të ishte ndryshe. Është garë e tillë nisur nga disa indikatorë, së pari nisur nga silueta politike e secilit prej konkurentëve, kjo do të thotë që secili prej tyre ka një siluetë të fortë konsistente deri në elitën më të lartë të PD, që do të thotë dhe në aspektin njerëzor, askush nuk do të donte të ishte i përdorur në këtë rast dhe ky është indikator që lind thjesht dhe vetëm nga karakteri i secilit prej tyre.
Një pjesë e shtypit është duke arsyetuar se gara është e paracaktuar, se njëri prej dy kandidatëve është i preferuar, se ka mbështetjen më të madhe nga z.Berisha dhe është fjala për z.Basha. Ju si mendoni?
Unë kuptoj dhe justifikoj deri diku këtë lloj paragjykimi të opinionit mediatik apo dhe diçkaje me gjerë për një arsye fare të thjeshtë se nuk është ndonjë nga ushtrimet elektorale të brenda PD-së që kanë qenë shumë i frekuentueshëm për të gjithë trajektoren e historike të zhvillimit të PD-së.
Dmth që nuk ka pasur shpesh garë për kryetar...
Mund të them që nuk pasur ndonjëherë garë deri tani, qoftë edhe për arsyen se një nga kandidatët ka qenë gjithmonë z.Berisha dhe sado seriozisht ta merrte ndonjëri prej kandidatëve të tjerë, do të kishte gjithmonë një lloj paragjykimi të justifikueshëm.
Ju vetë z.Alibeaj jeni i përfshirë në fushatë për njërin apo tjetrin kandidat?
Për të mos prishur po themi garën e ndershme, për të mos infektuar për aq sa çmundet një deklarim publik i imi në ato dimensione të cilat unë përfaqësoj, më lejoni të mos e shpreh publikisht.
A duhet PD të fillonte më parë me analizën e shkaqeve të humbjes apo është më mirë që nisi garën për pasuesin e z.Berisha?
Nëse do të merrnim e do të krijonim skenar ku do të fillohej me analizën të bërë shpejt e shpejt menjëherë pa u tharë ende dhimbja e humbjes së 23 qershorit, do të kishte shumë gjasa të shkohej drejt një procesi i cili do të kishte një shfrim dufi që do të arrinte deri në padisiplinim. Tek e fundit një parti politike e ka të domosdoshme shfrimin e dufit, gjetjen e fajtorëve të fajit por mbi të gjitha ka të domosdoshme nevojën për t'u ringritur, për të rikrijuar edhe njëherë frymën dhe moralin dhe për të rikrijuar edhe njëherë strukturën organizative të saj
Z.Alibeaj përse humbi PD-ja?
Janë disa shkaqe, madje janë shumë shkaqe. Madje është e vështirë të vendosesh se cili është më i rëndi midis tyre.
Më kryesoret...?
Pati një lloj thyerje të madhe të psikozës politike dhe qeverisëse në vitin 2009 dhe këtu i referohem koalicionit të bërë me LSI-në. Ishte një kalim i madh politik, etik, në kuptimin politik të fjalës. Një forcë e majtë me një forcë të djathtë e cila injektoi edhe në anëtarësinë e PD-së një ndryshim të madh psikologjik për të gjithë kulturën e tyre demokratike dhe politike që ishte krijuar deri në atë kohë.
Pra, aleanca me LSI-në ka krijuar zhgënjim në bazën e PD?
Jo vetëm kaq. Rezultati i 2009 që pasoi në mënyrë të detyrueshme madje dhe të nevojshme dhe të domosdoshme aleancën me LSI-në. Nuk e shoh aspak të gabuar atë që ndodhi në 2009. Por në mënyrë të pashmangshme solli edhe një ridimensionim të psikozës politike atë anëtarësisë së PD-së.
Pra ju po thoni një zhgënjim të anëtarësisë...
Jo nuk po them zhgenjim, zhgënjimi ndodhi më vonë teksa ndaj këtij ndryshimi të psikozës së anëtarësisë nuk pati nga ana e strukturës qeverisëse dhe partiake të PD një qendrim të fortë, strikt dhe koherent duke bërë ndarjen e qartë që me LSI-në u bë vërtet një koalicion por ai është i diktuar nga rezultati i zgjedhjeve, porse identiteti dhe mbi të gjitha ai ideologjik i PD-së është i paprekur, do të vazhdojë të jetë i tillë. Pra kjo do të thotë se arsyeja e parë që unë gjej në këtë rast është që në PD përgjatë këtyre katër vjetëve ndodhi ndoshta një spostim ideologjik në programin e saj jo vetëm qeverisës por edhe në cilësinë e të qeverisurit.
Një arsye tjetër..?
Arsyeja tjetër është që ndaj këtij spostimi ideologjik, pra zbutja e qendrimit ndaj disa vlerave të liberaldemokracisë të konservatorizmit të PD që burojnë edhe nga historia e saj, solli në mënyrë të menjëhershme që në 2009 një ulje të vigjilincës të drejtuesve të lartë të PD-së duke e filluar me trupën e ministrave dhe më poshtë me trupën e drejtorëve dhe të pjesës tjetër që kishte doza domethënëse pushteti në dorë. Për ta shtjelluar qënia në një kohë të gjatë e ministrave si në mandatin e parë dhe atë të dytë, cilësia jo shumë pozitive e qeverisjes në atë hapësirë të ministrave, drejtorëve apo dhe niveleve më të ulëta, të qënit të distancuar nga baza e anëtarësisë, madje deri në cilësi jo shumë pozitive të qeverisjes po themi në terma edhe të praktikave jo të shëndosha deri edhe korruptive politike, apo dhe më tepër sesa kaq, bëri që të ndodhë ajo që unë e quajta humbje e vigjilencës së PD-së ndaj anëtarësisë së saj. PD ka qenë gjithmonë shumë e ndjeshme ndaj zërit të bazës, madje vetë z.Berisha ka qenë rasti më ekselent, ka qenë gjithmonë njeriu që mbantë në mënyre të drejtpërdrejt kontakte me anëtarësinë. Kjo që po ju them u shndërrua në sentenca të tilla saqë rëndom në ambientet e PD-së thuhej se telefonin e hap z.Berisha, nuk e hap asnjë nga ministrat. Dhe kjo ishte një aksiomë që u vërtetua gjithmonë e më tepër. Është pikërisht, për mendimin tim, fakti i humbjes së kësaj vigjilence, humbjes së ndjeshmërisë së trupës më të lartë qeverisëse të PD-së me bazën, një nga arsyet që solli në atë dështim të 23 qershorit.
Pra ju po flisni për një lloj arrogance të ministrave, që nuk hapnin telefonat..
Në rregull, ta quajmë arrogancë, por jo vetëm ministrat edhe nivelet më poshtë.
Ka arsye tjetër?
Ndodhi që PD adoptoi një mënyrë strukturimi të brendshëm të tillë që nuk e stimuloi afrimin apo familjarizimin e mëtejshëm me bazën. Strukturimi u bë i tillë që në 12 qarqe në varësi edhe të strukturës së kodit zgjedhor u krijuan grupe pune në krye të të cilit qëndronin pikërisht ministrat. Ndodhi një fenomen i tillë, në dorën e kryetarëve të grupeve të punës, u centralizua pushteti administrativ i bashkuar në këtë rast me atë qeverisës, në mënyrë të natyrshme edhe ndoshta pa e kuptuar secili prej këtyre 12 kryetarëve të grupeve të punës. Ndodhi që ky centralizim të shkaktonte një revoltë nga anëtarësia e PD-së për shkakun se edhe për asrye të impenjimeve të shumëfishta të këtyre kryetarëve, kjo ndarje midis bazës dhe pjesës qeverisëse të ngarkohej edhe me një lloj revolte të brendshme nga ana e anëtarësisë. Një arsye tjetër ishte që ky fenomen që u shfaq menjëherë pas zgjedhjeve të 2009 nuk pati një lloj reaksioni apo një lloj kundërpërgjigje nga kryesia e PD-së. Pavarësisht se pati sinjale të forta përkundrejt këtij administrimi jo të mirë të pushtetit të PD-së, nuk pati asnjë lloj procesi reflektimi. Dhe e fundit në këtë linjë është fakti që strukturat e PD-së apo strukturimi apo procesi i refleksionit që do të duhet për çfarëdolloj sfide elektorale nuk e përndoqi të paktën mandatin e dytë, PD-në. Ndodhi që nuk u bënë zgjedhjet brenda partisë, para apo pas zgjedhjeve të 2009, as në zgjedhjet e 2011 pavarësisht se rezultati ishte pozitiv në tërësinë e vet, ashtu edhe në vitin 2013. Pra ndodhi kjo lloj asfiksie e strukturave partiake të cilat për shkak edhe të gjithë arsyeve të mësipërme u ekslipsuan nga një lloj strukturimi qeverisës. Me fjalë të tjera struktura të qendrueshme partiake të PD-së, qendrestarët, ata që kishin qenë gjatë gjithë kohës në opozitë, deri në 2005, panë një ditë të bukur që rolin udhëheqës protagonist brendapartiak nuk po e luanin ata siç ata kishin dhënë dhe kontributin e tyre, por një pjesë e të emëruarve, drejtorë, përgjegjës apo administratorë lokalë në këtë rast. Dhe jo thjesht për arsye xhelozie por edhe për faktin tjetër që të ardhurit rishtaz në PD nuk e kishin aspak mundësinë që të ishin po kaq familjarë me bazën. Gjithë ky çedim është për mendimin tim një nga arsyet themelore që çoi në atë rezultat të 23 qershorit.
Po korrupsioni? A nuk ishte ai ishte një arsye e humbjes...?
Nëse do të flasim për përformancën e qeverisjes së PD -së në terma makro unë nuk mohoj edhe çështje të tilla si korrupsionin apo dhe të një cilësie jo përfekte të qeverisjes apo dhe aksione politike të filluara apo të çuara deri në fund edhe këto janë elementë të rezultatit. Nëse shohim rezultatin shifror, vërejmë që PS nuk ka pasur rritje në numër mandatesh apo dhe në shifra të elektoratit dhe ky është një konkluzion.
Në shifra po, ka marrë rreth 100 mijë vota më shumë...
E përkthyer në mandate pastaj nuk është , përveçse ka marrë një mandat më tepër. Ka ndodhur që LSI ka një dyfishim të rezultatit të saj jo vetëm shifror por edh të mandateve dhe ka ndodhur që kjo rritje e madhe e LSI-së ta gjejë respektivin e saj tek humbja apo gropa e krijuar në PD. E duke patur parasysh faktin e bashkëqeverisjes së katër vjetëve, kushdo mendon me të drejtë se këtu ka ndodhur një lëvizje tektonike e elektoratit, simpatizantë (nuk po i quaj militantë të PD-së,) drejt LSI-së. Kam dëgjuar gjithfarë legjendash për mjetet dhe mënyrat të përdorua nga LSI, për tërheqjen e këtij lloj elektorati, por është më e rëndësishme të kuptohet pse ky elektorat në grup, në bllok, pse kjo lëvizje tektonike ka ndodhur, pse i ikën PD-së dhe jo përse i shkuan LSI-së. Nëse do të bëjmë historinë e PD-së nga 2009 e më herët historikisht ky është një elektorat i cili ka qenë tek PD-ja. Dhe jo vetëm kaq por duhet të pranojmë se elektorati i djathtë është një elektorat sentimental, lidhjen e vet me PD-në e ka shumë të fortë e ka shpirtërore e ka ideologjike, por të gjithë këto elementë janë thyer aq sa kanë shkaktuar pikërisht këtë thyerje zemre tek ky grup i cili shkoi nga PD tek LSI. Kjo është mekanika elektorale që ndodhi më 23 qershor.
Po pse është thyer zemra e simpatizanteve, a e bëni këtë analizë?
Pikërisht për atë humbje të vigjilincës, të arrogancës, të përtacisë politike, të humbjes së lidhjes së drejtpërdrejt me anëtarësinë, të mbivendosjes me struktura të krijuara rishtas më shumë qeveritare sesa partiake, me faktin që nuk ndodhën procese refleksioni dhe rifreskimi të PD-së, dhe të gjitha këto çuan në këtë humbje.
Flasim për të ardhmen e PD-së. Si e shikoni rolin e z.Berisha në PD. Ju e dini që shumë mendojnë se ai duhet të vazhdojë të mbetet violinë e parë në PD dhe duke mos qenë kryetar i saj. Po ju si mendoni ?
Jo vetëm do të mbetet, por duhet të mbetet. Unë e kuptoj që figura e Berishës jo vetëm brenda PD-së por në të gjithë ambientin politik është figura me të gjitha dimensionet më të mëdha. Faktikisht ka gjurmosur të gjithë trajektoren e historisë së demokracisë nga 90 e këtej. Për një shumicë njerëzish kjo është një gjë pozitive, ka dhe një lloj pakice që e shohin këtë si një lloj asfiksimi të zhvillimit historiko-politik të Shqipërisë, dhe një orë e më parë presin që të ketë një ndarje të menjëhershme nga figura të tilla politike.
Pra ju mendoni që nuk është mbyllyr epoka e Berishës?
Sigurisht që jo, dhe nuk duhet të mbyllet. Unë po flas tani për dobishmërinë ndaj PD-së. Berisha nuk mund të ikë sepse PD nuk mund të ikë prej Berishës. E shoh në këtë lloj këndvështrimi qëndrimi si një lloj garanti, si një lloj vigjilenti ndaj krijimit të figurave të reja, staturave të reja politike, nuk është më jo një dëshirë e Berishës, është një detyrim për Berishën. Për mënyrën sesi u krijua PD dhe sesi u formatua figura individuale Berishës. Dua të them me këtë rast që z.Berisha është figura që lindi nga momenti i ndryshimit të sistemit, në mënyrë të natyrshme do të ishte një figurë e dimensioneve të mëdha dhe të pazëvëndësueshme. Historia jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera demonstron këtë gjë. Kjo ishte sa pozitive por kishte dhe negativitetin e vet se një figurë e tillë që eklipsonte pothuaj çdo gjë një figurë e tillë që ishte ajo që kuronte çdo gjë në PD dhe jo vetëm në PD por edhe jashtë dimensioneve të saj, në një farë mënyrë solli edhe rezultat që të mos ketë ende sot figura silueta politike, karaktere politike të afta që që sot të vendosin një zëvëndësim të postit të kryetarit të partisë. Për këtë arsye ai ka detyrimin që jo vetëm të rrijë por është një rrjedhojë logjike dhe normale që z.Berisha jo vetëm duhet të jetë aty, por duhet të jetë ky garanti i gjithë zhvillimeve të mëtejshme dinamike në PD.
A duhet rithemeluar e djathta?
Jo nuk jam dakord. Do të duhet të jetë një diversifikim në pjesmarrjen e së djathtës jo më si një parti por si një kostelacion individësh dhe fluksesh politike. Ndërkohë që e djathta, PD të themi si qendra e të gjithë këtij konstelacioni, do të duhet të mbledhë të gjitha këto burime të diversifikuara jo vetëm të shtresimeve sociale duke filluara nga ish-të përndjekurit, ish-pronarët, inteligjenca rinia e të tjerë por edhe parti të tjera të cilat ruajnë identitetin e tyre ndonjëherë historik ndonjëherë edhe kontemporan pra të kohës së fundit. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Minella, Vlore mė 19-07-2013 nė 02:18
vazhdim Pra e pame se cfare ne beri Saliu. Me keq! Vriten 3 a 4 vete ne dite. Dhe nja 5 a 6 I vret Saliu (qeverisja e tij - kujo 21 Janarin Gerdecin, vrasjet nga pasiguria neper rruge,etj,etj). Pra Zoti ALibeaj dhe gjithe pinjollet e tjere si Basha apo Oldashi (qe sic thua ti Zoti Alibeaj duhet te bjene sic te thote SALIU) te gjithe JU njelloj mendoni dhe veproni si EMVER HOXHA! Mjere Shqiperia po te mbetet ne duart tUaja!

Dėrguar nga Minella, Vlore mė 19-07-2013 nė 02:14
More Zoti ALIbeaj! Nambyte me fraza te medha dhe te duhet vetja si ndonje ideollog!
A e ke idene e kohes se Enver Hoxhes? Njelloj! BILE ME KEQ! Shume me keqe. Mjere shqiperia neqoftese do te vazhdohet te dominojne ketomendime! Atehere thoshninPA ENVER HOXHEN nuk behet Shqiperia. Dhe e pame se cfare Shqiperie u be! Tani - perseri - zotrote Zoti Alibeaj po na thua te njejten gje PA SALIUN NUK BEHET SHQIPERIA Dhe epame se cfare Shqiperie naberi. Vriten nga 3 a kater ne dite. Lutem lexoni vazhdim!

Dėrguar nga Dibrani, Greqi mė 17-07-2013 nė 20:46
Me mire vone se kurre thot populli.Shum qarte i ke thene dhe autokritika duhet te filloje nga kokat e PD-se.Pas ketij dushi te akullt dhe pas zgjedhjes se kryetarit te ri (Bashes),partia duhet te pastrohet urgjentsisht nga elementet korruptive,arrogante dhe ish enveriste.Sa per "fitoren" e Metes,ka fakte te panumerta qe votat u blene si delet ne pazar dhe nuk fshihet ndonji lloj legjende pas kesaj, por vetem leku i derdhur,naiviteti,varferia ekstreme dhe PAKENAQESIA ndaj PUSHTETIT.

Dėrguar nga Kristofor Kisi, Tirane/Shqiperi mė 16-07-2013 nė 11:52
Edhie ti ke qene po aq arrogant dhe po aq I pa sjellshem kur ishe minister drejtesie .Nuk hapje as telefonin dhe as u pergjigjeshe shkresave dhe ankimet.
Je monster e osh pushtetit dhe ske cipe kir flet per te tjeret.Ben mire te shporresh dhe te mos dalesh me ne ekrane.
       Shqiperia
18 Prill 2014
Integrimi, PD: Rama-Meta pa vullnet për deklaratën e përbashkët me opozitën
Deputeti i PD-së Aldo Bumçi denoncoi sot mungesën e vullnetit të mazhorancës për të bashkëpunuar për integrimin evropian dhe hiletë e përdorura prej tyre, sic tha ai.

KOMENTO
       Kosova
18 Prill 2014
“Ushtrinë” e xhihadistëve nga Drenica e frymëzon imami nga Shqipëria
Duket se të gjithë e kanë një adresë për këtë problem. Bëhet fjalë për një imam nga Shqipëria, i quajtur Kastriot Duka, që mbërriti në fshatin Marinë të Drenicës pas luftës së vitit 1999
KOMENTO (1)
       Rajoni
18 Prill 2014
Deputetët e Preshevës-Nikolicit: Të zgjidhen problemet e shqiptarëve
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pritur në një takim sot dy deputetët shqiptarë ga Lugina e Preshevës Riza Halimin dhe Shaip Kamberin me të cilët ka biseduar për situatën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
KOMENTO
       Bota
18 Prill 2014
Kolumbia në zi për vdekjen e Gabriel Garcia Marquez

KOMENTO
       Sport
18 Prill 2014
Sampaio: Mazrekaj gënjen, ja e vërteta për lojtarin
Më në fund klubi i Partizanit ka pranuar se ekziston çështja "Mazrekaj". Pikërisht për të sqaruar gjithçka në lidhje me futbollin kosovar, që ka vetëshpallur largimin nga të kuqtë.
KOMENTO
       Kulture
18 Prill 2014
Rexha, bashkautorja e këngës "The Monster" të Eminem e Rihanna
Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër
KOMENTO
       Metropol
18 Prill 2014
New York, bie në binarë, treni i kalon sipër, shpëton mrekullisht- VIDEO
Mrekulli në rrugën 175. Mund të përmblidhet me këto fjalë ajo që ka ndodhur në Manhattan në zemër të New Yorkut, kur një i ri, nën efektin e drogës, kishte rënë nga bordurat e stacionit duke përfunduar në binarët e trenit.
KOMENTO
       Teknologji
18 Prill 2014
Zbulohet njė planet i ngjashėm me Tokėn
Astronomėt thonė se kanė zbuluar njė planet tė largėt qė ngjan shumė me Tokėn. Planeti, pėr rreth 10 % mė i madh se Toka, ėshtė zbuluar nga teleskopi orbital i NASA-s, Kepler
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
I biri u qėllua 7 herė me thikė, babai: Dua drejtėsi
 
 
BALKANWEB.TV
New York, bie nė binarė, treni i kalon sipėr, shpėton mrekullisht
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Drejtėsi, Nishani: Gjyqtari tė ketė rrogė mė tė lartė se presidenti
 
 
BALKANWEB.TV
News24 publikon videot e vjedhjeve tė grabitėsit serial Viktor Gushi
 
 
BALKANWEB.TV
Pukė, reshjet e dėborės dėmtojnė 500 shtylla tensioni
 
 
BALKANWEB.TV
Grekėt kėngė pėr dhunėn nė burg ndaj Karelit: Gardianėt si krimba!
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Lavrov njofton njė marrėveshje kapėrcimin e krizės nė Ukrainė
 
 
BALKANWEB.TV
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi
 
 
BALKANWEB.TV
Operacion nga ajri nė ndihmė personave tė bllokuar nė Tropojė
 
 
BALKANWEB.TV
Zgjedhjet nė PD, sugjerimi i Aldo Bumēit: Tirana me 3 degė
 
 
BALKANWEB.TV
Pasagjerja i kėrkon seks, taksisti e refuzon
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr terrorizėm, familja e 30-vjeēarit: Gerti nuk prek armė, s’ka qenė kurrė nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, shpėrthen makina e biznesmenit, pak minuta pasi zbriti
 
 
BALKANWEB.TV
Nga shtatori regjistri elektronik nė klasat e 10-a, lidhje mėsues-prindėr-shkollė
 
 
 
 
FOTOGALERI
Jodie Foster, e gatshme tė heqe dorė nga alkooli pėr dashurinė
 
 
FOTOGALERI
Vizitė tek doktori pėr orangutangun
 
 
FOTOGALERI
Lindsay Lohan, puthje pėr fansat nė Coachella
 
 
FOTOGALERI
Rosie Huntington Whiteley tėrbohet nė festėn e ditėndjes
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Serena Williams, forma prej kampioneje
 
 
FOTOGALERI
Irlandė, kryeveprat e Shania, artistja ėshtė 16 vjeē
 
 
FOTOGALERI
Australi, Kate me kėpucė tė larta nė majė tė shkėmbit, polemika
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, i vogėli sapo ėshtė ushqyer dhe tani fle nė gjoksin e saj
 
 
FOTOGALERI
Kinė, lama nė dritare, udhėtim me makinė nė Changchun
 
 
FOTOGALERI
Madonna, kėmbė seksi prej njė ylli tė vėrtetė
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i ēmimit “Nobel”
 
 
FOTOGALERI
Julia Roberts nuk njihet, problemet dhe shqetėsimet transformojnė aktoren
 
 
FOTOGALERI
Ēfarė ka ndodhur me Mariah Carey?
 
 
FOTOGALERI
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi!
 
 
FOTOGALERI
NASA zbulon planetin e ngjashėm me Tokėn
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, Papa Francesco lan dhe puth kėmbėt e 12 njerėzve me aftėsi tė kufizuar
 
 
FOTOGALERI
Mario Balotelli takon pėr herė tė parė vajzėn, Pia