BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Intervista
14 Tetor 2013 - 14:50 | LAJME
TRANSLATE
 
Beci: Shëndetësia falas? Në fillim do heqim disa tarifa
Nga: OLA MITRE
Beci: Shëndetësia falas? Në fillim do heqim disa tarifaHapat e parë për shëndetësi falas janë ndërmarrë me ndërhyrjet për kategoritë 'gra shtatzëna' dhe 'pacientët me sëmundje të rënda'. Gradualisht po diskutohet për heqjen e tarifave të tjera të pamerituara për qytetarët tanë". Kjo ka qenë përgjigjja e dhënë nga drejtori i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (ish-ISKSH), Astrit Beci mbi afatet reale të marrjes së shërbimeve shëndetësore falas nga e gjithë popullata. Në intervistën e tij të parë në pozicionin e kreut të një prej institucioneve kryesore të shëndetësisë, Beci sqaron për "GSH" me detaje se si do të reformohet sistemi, si do të ndryshojë mënyra e pagesës së shërbimeve shëndetësore, në favor të kujt do të rishikohet lista e barnave të rimbursuara dhe si do të bëhet furnizimi i spitaleve me ilaçe. Ndërkaq, hapi i parë që do të ndërmerret është heqja e TVSH-së së ilaçeve, çka do të pasojë uljen e çmimit të barnave me 10% që në fillim të vitit 2014.
Z. Beci, reforma në shëndetësi është një prej pikave më të forta në programin e Partisë Socialiste, ndërkohë që ISKSH është një nga institucionet kyçe në këtë drejtim. Nga do e filloni punën?
Unë kam vetëm 3-4 ditë në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ISKSH-së dhe fillimisht po njihem me të gjitha problematikat që ka ky institucion. Unë kam pasur pozicione të ndryshme në sistemin shëndetësor, si: Drejtor i DSHP-së Shkodër, drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër dhe së fundmi deputet i PS-së e anëtar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë. Kjo do të thotë dhe besoj se jam një njohës i mirë i funksionimit të sistemit tonë shëndetësor, që rrjedhimisht më bën dhe një njohës të funksionimit të skemës aktuale të sigurimeve shëndetësore. ISKSH ka funksionuar prej mëse 17 vitesh dhe ajo që unë kuptoj është që ky institucion ka pasur rolin e tij të rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Ajo që u vërejt në vitet e funksionimit të kësaj skeme, ajo që PS e ka shprehur gjithmonë dhe që publiku i gjerë e ka përjetuar direkt, është se funksionimi i kësaj skeme, pavarësisht nga arritjet momentale, nuk ka qenë në gjendje të kryejë atë funksion siç duhet në shërbim të ofruesve dhe të popullatës përfituese nga kjo skemë. Sistemi aktual i sigurimeve është mix, pra bazohet në kontributet e qytetarëve (24%) dhe në financimet e buxhetit të shtetit (76%). Ky model nuk arriti të mbulojë gjithë popullatën me sigurime dhe për pasojë vetëm 1.8 milionë qytetarë përfitojnë shërbimet e kësaj skeme. Pra pjesa tjetër duhet të paguajë për çdo shërbim që do të përfitojë. Kjo tregon se sa të drejtë kemi pasur kur kemi theksuar se 1 milion qytetarë tanët kanë mbetur jashtë kësaj skeme. Po t'i shtosh këtij fenomeni dhe pagesat nën dorë të qytetarëve, që ekzistojnë në sistemin tonë, do të thotë se barra e pagesës për shërbimet bie mbi qytetarët e thjeshtë, të papunët, shtresat e varfra që jetojnë në qytet apo në fshat etj. Pra, shteti shqiptar, qeveria e mëparshme nuk e luajtën rolin e tyre për t'u kujdesur për këto shtresa që të ishin të mbuluara me sigurim apo që të përfitonin shërbime shëndetësore pa pagesë. Ajo çfarë është thënë nga qeveria e re, dje në opozitë dhe sot në pozitë, vërtetohet çdo ditë e më tepër në realitetin shqiptar, vërtetohet me gjendjen në të cilën janë katandisur spitalet tona, në sorollatjet e pafundme të pacientëve, të cilëve iu desh të paguanin edhe 10% TVSH për ilaçet.
Pse thoni që ISKSH-ja nuk e ka luajtur rolin e vet?
Kur themi që ISKSH-ja nuk e ka luajtur rolin dhe funksionet e saj gjatë këtyre viteve, kemi parasysh dhe funksionin si pagues i vetëm i shërbimeve shëndetësore, funksion që ky institucion nuk e mori asnjëherë. Kjo nuk ndodhi dhe aktualisht, edhe pas shumë vitesh, funksioni primar i ISKSH-së ka ngelur në financimin e shërbimeve të parësorit, ku përfshihen dhe pagesat për rimbursimin e barnave të listës për popullatën. ISKSH nuk u bë dot financues edhe për shërbimin spitalor, pra skema nuk u zgjerua për të kryer këtë funksion. Në shërbimin parësor ka pasur ndryshime dhe përmirësime edhe për sa i përket financimit të shërbimeve, duke vendosur pagesa për qendrat shëndetësore që lidhen me indikatorë performance, por përsëri shërbimi parësor lë për të dëshiruar në funksion të qytetarëve. Shërbimi parësor nuk ka arritur të jetë në rolin e tij të plotë si "GateKeeper" i sistemit tonë dhe aktualisht ka ngelur si shtojcë e shërbimit spitalor. Në shërbimin spitalor nuk ka pasur asnjë reformë domethënëse në këta 22 vjet demokraci, përjashto disa investime dhe blerje aparaturash, që edhe ato janë bërë bazuar në klientelizëm dhe të pastudiuara.
Nëse ISKSH, ashtu si ju pretendoni, do të jetë pagues i shërbimeve spitalore, çfarë ndryshimesh parashikohen?
Spitalet tona kanë po atë metodë pagese apo financimi që kanë pasur 23 vjet më parë (pra bazuar në buxhetin historik). Kjo metodë nuk sjell përmirësim të ofrimit të shërbimeve. Kjo metodë nuk lë hapësira për menaxherët dhe stafet e spitaleve për t'i përdorur burimet financiare atje ku duhet më tepër në spital, sipas nevojave aktuale. Kjo metodë financimi nuk stimulon drejtuesit e spitaleve në drejtim të përmirësimit të shërbimeve në komunitetet ku shërbejnë, si edhe nuk i motivon ata për përmirësime cilësore të shërbimit që popullata e sëmurë duhet të përfitojë në spitalet tona. Duke ndërhyrë në ndryshimin e metodës së financimit të spitaleve drejt metodave të përparuara dhe përfshirjes së ISKSH apo fondit në luajtjen e rolit të tij në këtë pikë, atëherë do të themi se ne jemi në rolin (apo funksionin) e paguesit të vetëm të shërbimeve shëndetësore në vend. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë, sikurse është në programin e qeverisë, dhe ministri Beqaj e ka shprehur qartë në këto javë të të qenurit ministër. Për këto ndërhyrje do të kemi dhe bashkëpunimin e koordinimin e ngushtë me ministrinë, për të cilën unë vërej se ka munguar në vitet e fundit të funksionimit te ISKSH, apo Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, sikurse quhet në ligjin e fundit. Ky bashkëpunim dhe koordinim do të jetë dhe një nga pikat e mia të forta në funksionimin e këtij institucioni që unë drejtoj, bashkëpunim në të mirë të punës. Menaxhimi i spitaleve nuk ka pësuar rritje dhe zhvillim pozitiv, si pasojë e emërimeve të drejtuesve jo të bazuara në kritere profesionale dhe që janë ndryshuar sa herë ka pasur ndryshime në qeveri, apo dhe mbi preferenca personale lokale apo qendrore.
Si mendoni ju se zgjidhet mungesa e barnave në spitale?
Spitalet tona nuk drejtohen apo mbikëqyren nga Borde Drejtuese, sikurse aplikohet në të gjithë vendet perëndimore dhe të zhvilluara. Ngritja e bordeve të spitaleve do të sillte një përmirësim të dukshëm të menaxhimit të spitalit, ku edhe komuniteti do të ishte më i përfshirë në vendimmarrje dhe për pasojë do të ishte më i informuar në lidhje me aktivitetet e spitalit. Këto ndryshime do të rezultonin edhe në një menaxhim më të mirë të burimeve financiare e njerëzore që spitalet kanë në përdorim. Edhe për këto dy pika, që lidhen me menaxhimin e spitaleve, ne do të ndërhyjmë duke u bazuar në norma e standarde ndërkombëtare, si edhe duke bashkëpunuar dhe me programe të ndryshme. Këtu, ajo që unë dua të theksoj me të madhe, ka të bëjë edhe me fenomenet e korrupsionit që tashmë njihen në spitalet tona. Edhe pse ISKSH ka një strukturë për të ushtruar kontrolle në spitalet tona, përsëri ky fenomen ekziston, çka ka bërë që të dëmtohet shërbimi për qytetarët, çka tregon një performancë të dobët në këtë drejtim. Në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm, unë do të përpiqem të ndikoj fuqishëm në përmirësimin e këtyre kontrolleve në mënyrë që financat e spitaleve të jenë totalisht në funksion të shërbimit dhe pacientëve që kanë nevojë. Këto ndërhyrje, të koordinuara, dhe përmirësime të tjera, do të bëjnë të mundur dhe eliminimin e fenomenit të mungesave të barnave në spitalet tona, fenomen i cili po shkatërron sistemin dhe që ka bërë të humbasë besimi i qytetarëve te sistemi shëndetësor në përgjithësi dhe tek ai spitalor në veçanti. Po ashtu dhe bashkëpunimi me stafet mjekësore të spitaleve do të ngrihet në një nivel më të lartë, në funksion të kthimit të respektit të merituar që bluzat e bardha dhe veçanërisht mjekët duhet të kenë në sistemin tonë dhe para qytetarëve tanë. Ne do t'i kthejmë spitalet tona në qendra ku do të shprehet jo vetëm cilësia e shërbimit, por dhe solidariteti dhe humanizmi i mjekëve tanë. Edhe mungesa e zbatimit të protokolleve të mjekimit ka ndikuar në kaosin e këtij shërbimi në vendin tonë. Ndërhyrjet e duhura në këtë pikë, përveç të tjerave, do të sillnin dhe një menaxhim më të mirë të barnave, materialeve të mjekimit, aparaturave apo çdo burimi tjetër që spitalet kanë në dispozicion, dhe në këtë mënyrë dhe përfitimet e pacientëve do të ishin më të mëdha.
A do të ketë rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe ku do të konsistojë ky rishikim?
Rishikim të listës së barnave të rimbursueshme në përgjithësi ka pasur çdo vit. Rimbursimi i listës së barnave është një ndër funksionet kryesore të ISKSH. Edhe për vitin e ardhshëm ne parashikojmë të ketë një rishikim të listës së barnave, në funksion të zgjerimit të saj dhe të rritjes së numrit të përfituesve nga këto medikamente. Në varësi edhe të buxhetit të vitit të ardhshëm, ne do të ndërhyjmë që kjo listë të pasurohet. Ndërhyrja e parë dhe e domosdoshme që do të realizohet është ajo që kryeministri dhe qeveria e kanë premtuar dhe që do të bëhet realitet në fillim të 2014, ka të bëjë me heqjen e TVSH (10%) të barnave dhe materialeve të tjera mjekësore. Kjo ndërhyrje do të sjellë si pasojë uljen me 10% të çmimit të barnave në vend dhe domosdoshmërisht uljen me 10% të çmimit të barnave në listën e rimbursimit. Ndërhyrja e dytë në rishikimin e listës së barnave do të jetë rishikimi i saj bazuar në disa prioritete të tilla, si: Barnave që përdoren për sëmundje të rënda; në sëmundjet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për jetën; në sëmundje që shkaktojnë invaliditet; në sëmundje që kanë rrezikshmëri për përhapjen në shoqëri; në sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje; në sëmundje kronike që kërkojnë trajtim të zgjatur. Ndërhyrja e tretë, ka të bëjë me procesin e negociatave për çmimet e ofruara e të deklaruara nga kompanitë farmaceutike. Deri më tani nuk ka pasur një proces negocimi me kompanitë dhe ndërhyrja në këtë pikë do të sjellë domosdoshmërisht ulje të çmimeve të barnave të rimbursuara. Ky proces do të shoqërohet me rigorozitet edhe me çmimet e barnave të rajonit ku ne jemi apo edhe më gjerë. Kjo do të thotë se fenomeni i deritanishëm, ku shumë barna janë me çmim më të lartë se vendet e rajonit, do të eliminohet. Ne nuk kemi luksin që qytetarët tanë të paguajnë çmim më të lartë për një medikament që është dhe në tregun rajonal, Itali, Greqi, Kroaci, Maqedoni etj. Ndërhyrja e katërt që unë mendoj, do të jetë në lidhje me rritjen e barnave xhenerike në listën e barnave të rimbursueshme, si në shërbimin parësor, ashtu edhe atë spitalor. Aktualisht, sot në listë, raporti i barnave Brand Name me Xhenerik (barna që e kanë humbur ekskluzivitetin në treg e për pasojë është rritur konkurrueshmëria) është 50% me 50%. Duke rritur numrin e barnave xhenerikë, automatikisht do të ketë kursime financiare, të cilat mund të përdoren në futjen e barnave të reja në listë e që janë të domosdoshme për kategori të ndryshme pacientësh dhe sëmundje të caktuara.
Më herët është diskutuar mundësia mbi hartimin e dy listave për barnat e rimbursueshme: Një listë me rimbursim 100% dhe një tjetër me rimbursim të pjesshëm. A është ky "variant", pjesë e reformës?
E rëndësishme është të realizohen ato ndërhyrje që unë shpreha më lart. Reforma do të përqendrohet në rritjen e aksesit të qytetarëve për shërbimet shëndetësore, në përfitimin e këtyre shërbimeve nga të gjithë qytetarët dhe pa pagesë, pra në eliminimin e faktorit që, "kush ka para, merr shërbime dhe kush nuk ka, nuk i përfiton ato, apo të paguajë nën dorë" etj. Reforma jonë është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve bazuar në standarde dhe cilësi, shërbim, dhe të para në këtë këndvështrim, të gjitha opsionet që çojnë në përmirësim të këtij procesi dhe në favor të përfituesve të shërbimeve ngelen të hapura për ne si institucion.
Një nga premtimet më të diskutuara të PS-së është 'shëndetësia falas' për të gjithë popullatën. Si është parashikuar të mundësohet kjo?
Unë e përmenda këtë edhe me sipër. Politika e re e qeverisë është e qartë dhe e deklaruar në program, ku të gjithë qytetarët rezidentë në Shqipëri, kudo që janë, do të kenë mundësinë të kenë akses të plotë tek shërbimet shëndetësore në çdo nivel, si edhe t'i përfitojnë ato pa pagesa. Ju jeni njohur besoj me urdhrin e ministrit për heqjen e disa tarifave shëndetësore të vëna padrejtësisht dhe që rëndonin mbi qytetarët, dhe kjo do të pasohet nga lehtësime të tjera për të gjithë përfituesit e shërbimeve. Hapi tjetër që e përmenda dhe në fillim, do të jetë bërja e mundur që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë "free" akses tek shërbimet dhe jo të përfitojnë vetëm ata që zotërojnë një librezë shëndetësore si deri tani. Të gjithë qytetarët do të kenë dokumentin e aksesimit të shërbimeve, që aktualisht është libreza, dhe më pas kartën e shëndetit, si të gjitha vendet e rajonit të Evropës.
Si do të veprohet me pagesën e sigurimeve shëndetësore?
Ne e kemi deklaruar që do ta transformojmë sistemin aktual, që është mix Bismark, në atë Beveridge, të cilin e aplikojnë shumë vende të zhvilluara në Evropë e më gjerë. Fondet për institucionin që unë drejtoj parashikohet të vijnë nga taksimi i përgjithshëm, që do të thotë se rritja e të ardhurave në buxhet, falë një politike të re, do të sjellë dhe më shumë financime për shërbimet shëndetësore. Qytetari shqiptar nuk do të dijë për mënyrën se si mblidhen dhe grumbullohen fondet, ai është i interesuar për shërbime cilësore dhe pa pagesë. Bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë dhe MSH do të bëjë të mundur një tranzicion gradual të këtij procesi.
Është premtuar mbulim universal i popullatës me shërbime shëndetësore. Aktualisht, ligji i ri "Për Sigurimet Shëndetësore", i cili hyri në fuqi në muajin mars të këtij viti, parashikon pikërisht këtë mbulim universal. Nga ndryshon ky ligj nga "oferta" që ju keni propozuar?
Ligji aktual i sigurimeve shëndetësore, i miratuar në vitin 2011 dhe që ka hyrë në fuqi në mars të këtij viti, ka mangësitë e veta, veçanërisht të lidhura me të drejtën e përfitimit të shërbimeve dhe me të ashtuquajturit "Persona të siguruar". Konkretisht, në nenin 5 të ligjit thuhet se "punonjësit e papaguar të familjes" duhet të paguajnë kontribute shëndetësore. Pyetja ime dhe e të gjithë kësaj kategorie të papunësh është se, ku do t'i gjejnë paratë për të paguar kontributet këta njerëz kur nuk punojnë? Në ligj thuhet se "kategori të tjera personash që nuk përmenden në ligj" do ta përfitojnë nga sigurimi shëndetësor me anë të një ligji të veçantë, pra do të mblidhet Parlamenti dhe do të miratohen ligje sa herë që ka kategori të tilla. Këtu unë mund të përmend se edhe gratë shtatzëna nuk përmenden në ligj si persona të siguruar dhe kjo është e papranueshme për çdo shoqëri demokratike. Po ashtu, ligji parashikon sigurime vullnetare dhe që barra e këtyre pagesave bie përsëri mbi shtresat në nevojë. Oferta jonë është e qartë, që, të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve financiare, ekonomike apo statusit të tyre, të kenë të drejtën të përdorin shërbimet shëndetësore pa pagesë.
A do të ketë rishikim të këtij ligji?
Duke iu përmbajtur atyre që unë shpreha më sipër, ligji mbi funksionimin e skemës ka nevojë për ndryshime. Ndryshimi është i domosdoshëm edhe për faktin e transformimit të skemës aktuale në Shërbim Kombëtar Shëndetësor, shërbim i cili do të vihet totalisht në funksion të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kur parashikohet që shqiptarët të marrin realisht shërbim shëndetësor falas?
Hapat e parë janë ndërmarrë me ndërhyrjet për kategoritë "gra shtatzëna" dhe "pacientët me sëmundje të rënda" për bërjen e tarifave zero. Gradualisht po diskutohet për heqjen e tarifave të tjera të pamerituara për qytetarët tanë. Riorganizimi i ISKSH në këto momente do të ndikonte në ristrukturimin e strukturave të kontrollit dhe auditit, që do të orientohen në kapjen dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimit në sistemin që financohet nga skema. Këtë e them, pasi dhe kategoritë e siguruara në sistemin aktual, në shumë raste përballen me pagesa të pandershme për të përfituar këshillimin, vizitën, analizën, ekzaminimin, ndërhyrjen kirurgjikale etj.
Në ditën e prezantimit tuaj, u cilësua shndërrimi i ISKSH në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, i cili synon të jetë paguesi i vetëm i shërbimeve shëndetësore në vend. Çfarë do të thotë kjo dhe përse është i domosdoshëm?
Ngritja e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor është pjesë integrale e programit të qeverisë së re dhe njëkohësisht është ndërhyrja më e drejtë për të ringritur një sistem të financimit të shërbimeve në nivelet e kërkuara nga ofruesit dhe përfituesit e shërbimeve shëndetësore. Shndërrimi i këtij institucioni në paguesin e vetëm të shërbimeve shëndetësore në vend, do të bëjë të mundur një menaxhim më të mirë të burimeve financiare të disponueshme, do të ngrejë në një nivel më të lartë procesin e kontraktimit me ofruesit, duke mundësuar që shërbimet të ofrohen të bazuara në paketa shërbimesh.
Diçka tjetër për të shtuar?
Bashkëpunimi dhe transparenca e institucionit që unë kam marrë përsipër të drejtoj, me qytetarët në radhë të parë, por edhe me të gjithë faktorët dhe aktorët e sistemit shëndetësor, do të ketë një qasje të re drejt përmirësimeve të shërbimeve. Përfitimet nga eksperiencat e huaja të financimeve të shërbimeve shëndetësore do të jenë një tjetër fokus ku unë do të jap maksimumin tim si drejtues. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
01 Tetor 2014
Shqipėria, 200 mijė euro ndihmė financiare pėr Serbinė
Qeveria miratoi dhėnien e ndihmės financiare prej 200 mijė euro pėr Qeveritė e Bosnje-Hercegovinės dhe Serbisė pėr lehtėsimin e pasojave tė dėmeve tė shkaktuara nga pėrmbytjet nė maj 2014
KOMENTO
       Kosova
01 Tetor 2014
Kosovë, Flora Brovina kërkon shtyrjen e seancës konstituive
Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka dërguar kërkesë tek sekretariati i Kuvendit me anë të së cilës ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.
KOMENTO (2)
       Rajoni
01 Tetor 2014
Vendoset permendorja e Nexhat Agollit. VMRO-DPMNE: Ėshtė e Metodija Shatorov Sharllo
Skandal i vėrtetė duket se ka ndodhur mes partnerėve tė koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI. Pėrmendoren tė cilėn para disa ditėsh e prezantoi deputeti i BDI-sė Artan Grubi duke thėnė se i takon Nexhat Agollit, duket se ėshtė njė gėnjeshtėr e kulluar
KOMENTO (5)
       Bota
02 Tetor 2014
Obama: ”Status quo”-ja mes izraelitëve dhe palestinezëve duhet ndryshuar
Presidenti amerikan, Barack Obama kërkoi sot ndryshimin e “status quo”-së mes izraelitëve dhe palestinezëve, gjatë takimit të parë në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu që prej luftës në Rripin e Gazës këtë verë.
KOMENTO
       Sport
01 Tetor 2014
Mazzarri: Humbja si me Cagliarin s’do përsëritet
Gjiganti italian arriti të barazojë rezultatin në sfidën ndaj Cagliarit, por më pas këta të fundit shfrytëzuan gabimet dhe fituan me rezultat 4-1 që ka shtuar presionin mbi trajnerin e Nerazzurëve.
KOMENTO
       Kulture
01 Tetor 2014
Eqerem Çabej, dalin dorëshkrimet e fundit
Këto ditë doli nga shtypi dhe hyri në qarkullim vëllimi V i veprës “Studime etimologjike në fushë të shqipes” të prof. Eqrem Çabejt, botuar nga Shtëpia botuese “Çabej”, nën kujdesin e Brikena Çabejt
KOMENTO (1)
       Metropol
01 Tetor 2014
Poston “belfie” në FB për tu motivuar që të dobësohet
Një vajzë ka gjetur një nxitje të pazakontë për të filluar dietën e saj dhe regjimin e ushtrimeve . Mel Fraser filloi postimin ‘ belfie’, ose foto te te pasmeve në internet për ta motivuar atë që të vazhdojë të humbë kg , duke arritur qe të humbasë rreth 33 kg në total.
KOMENTO
       Teknologji
01 Tetor 2014
LG prezanton zyrtarisht telefonin LG F60
LG prezantoi sot telefonin LG F60, njė pajisje me parametra mesatare, e cila ofron lidhjen LTE. Ky telefon ka procesorin Snapdragon me katėr bėrthama me shpejtėsi 1.2 GHz dhe 1GB RAM. Ai do tė operojė me sistemin Android 4.4.2 KitKat.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Shembja e Obeliskut, PD protestė ne shesh. Cara: Rama s’e vret dot shpirtin e Kavajės
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja nė BSH, Braēe: Thirrja e Golemit nė Komision, nė pėrputhje me Kushtetutėn
 
 
BALKANWEB.TV
Projektligji pėr kujdesin paljativ, mjeket: 7 mije raste tė reja me tumore nė vit
 
 
BALKANWEB.TV
Bllokohet kamioni me 2 ton drogė, 16 shqiptarė nė pranga
 
 
BALKANWEB.TV
Crown Agents: Doganat shqiptare kanė bėrė progres fenomenal
 
 
BALKANWEB.TV
Rama nė Fier: Puna ishte nisur nga kėmbėt, brenda mandatit tė parė transformim qytetit
 
 
BALKANWEB.TV
Vrasja e Lamaj, Basha: Dekonspirimi i dėshmitarit kyē akt mafioz
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Dhunuan dhe i grabitėn 100 euro tė moshuarit italian, pranga 3 shqiptarėve
 
 
BALKANWEB.TV
EKSKLUZIVE/ Elivar Golemi: Prokuroria na pengoi nė zbardhjen e sė vėrtetės
 
 
BALKANWEB.TV
“Tak3n”, ja trajleri i pjesės sė tretė filmit!
 
 
BALKANWEB.TV
Grabitėsit terrorizojnė ēiftin e tė moshuarve, u marrin sendet me vlerė nė banesė
 
 
BALKANWEB.TV
Kreu i shoqatės jepte statusin e jetimit nė kėmbim tė favoreve seksuale
 
 
BALKANWEB.TV
Dita e tė moshuarve, raporti: Norvegjia, vendi mė i mirė pėr t’u plakur
 
 
BALKANWEB.TV
Beqaj: Mbrojmė qytetarėt nga duhani, rrisim akcizėn, Ahmetaj: Promovim energjisė sė gjelbėr
 
 
 
 
FOTOGALERI
Itali, bėjnė selfie pas vjedhjes, arrestohen
 
 
FOTOGALERI
Peshkaqeni kundėr peshkaqenit, sulm ‘kanibal’ nė detin australian
 
 
FOTOGALERI
Itali, bllokohet kamioni me 2 ton drogė, 16 shqiptarė nė pranga
 
 
FOTOGALERI
Magjia e make-up njė tribu Masai nė Londėr
 
 
FOTOGALERI
Mynih, prapa kuintave tė panairit te erosit
 
 
FOTOGALERI
Taksistėt amerikan nė poza, njė vit mes ironise dhe bamirėsisė
 
 
FOTOGALERI
Kate Middleton, fėmija tjetėr qė tani ka njė emėr
 
 
FOTOGALERI
Berlusconi, njė ditėlindje si mbret dhe njė torte me kurorė
 
 
FOTOGALERI
Luana e dehur me verė dhe muzikė
 
 
FOTOGALERI
Emily Ratajkowski “hot” me tė kuqe
 
 
FOTOGALERI
Nga Singapori nė New York, tė fluturosh nė njė suitė 23 mijė$
 
 
FOTOGALERI
Kur njė puthje pėrjetėsohet nė shtete tė ndryshme
 
 
FOTOGALERI
Puff Daddy: J-Lo ka tė pasme tė hatashme, vepėr arti
 
 
FOTOGALERI
A ėshtė kjo kamerierja mė seksi qė keni parė?!
 
 
FOTOGALERI
Beyonce foto me tė brendshme
 
 
FOTOGALERI
Zhvishet Adriana Lima
 
 
FOTOGALERI
Chelsea Clinton del nga materniteti me vogėlushen, Charlotte
 
 
FOTOGALERI
Miqėsia e fėmijėve dhe maceve, ja fotot mė tė bukura