BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Intervista
11 Shkurt 2013 - 13:30 | LAJME
TRANSLATE
 
Edlira Seferi: Sefullanë e lanë të vdiste, s'u bë palë me Enverin
NGA: REZARTA DELISULA
Edlira Seferi: Sefullanë e lanë të vdiste, sTIRANE-Që prej gushtit ajo është afruar te FRD-ja, për të dhënë kontributin e saj në politikë. Ka pasur një histori si "La dolce vita" e Benignit; është rritur në internim në Sukth, por vetëm në gjimnaz e ka mësuar të vërtetën për familjen e saj. Një jetë në përpjekje për një shkollë, të cilën pas '90-ës e kreu me rezultate të mira, ndërsa etja për dije vazhdoi dhe në Itali ku ka mbaruar dy mastera profesionalë. Stërmbesë e Sefulla Maleshovës dhe mbesa e familjes Seferi nga Picari i Gjirokastrës, Edlira, vjen në "Gazetën Shqiptare" në një rrëfim të veçantë për jetën e saj. Sot nënë e dy djemve, aspiron për një jetë më të mirë në Shqipëri, ndryshim që sipas saj do vijë nga vota e shqiptarëve më 23 qershor.
Ke pasur një jetë të koklavitur, vajzë e dy familjeve të persekutuara; si ia keni dalë?
Babait tim i vranë të atin e vëllanë, madje detyruan gjyshin të shihte në fillim vdekjen e të birit e më pas e ekzekutuan edhe atë, e kjo histori e ndodhur në 1944-ën sigurisht që nuk u kalua lehtësisht nga ne. Mamaja nga ana tjetër ka qenë mbesë e Sefulla Maleshovës, shkrimtarit të madh që deri sa vdiq kurrë nuk pranoi të bëhej palë me diktaturën. Nga e gjithë kjo histori mua më ruajti babai im, i cili më tregoi shumë vonë historinë e familjes.
Ndërkaq, nëna juaj është mbesa e shkrimtarit të madh Sefulla Maleshova (Lame Kodra); ju, e keni takuar ndonjëherë?
Jo, sepse Sefullai vdiq më 1971-in dhe unë isha foshnjë, por mamaja më ka folur gjithnjë për të. Ai ishte njeri i madh, madje mund të them që Fan Noli ka bërë një përcaktim të saktë për të duke e vlerësuar lart: "Ju e keni Fan Nolin te Lame Kodra, internuar në Myzeqe. Lirojeni atë dhe më kini mua. Sefulla Maleshova është poeti popullor që meriton notën më të lartë".
Sipas rrëfimeve të mamasë tënde, pse Sefulla Maleshova u përjashtua nga partia e më pas u internua në Ballsh e Fier?
Mamaja ime thoshte se, pas përjashtimit që ndodhi në Konferencën e Tiranës në vitin 1956, Sefullai nuk fliste shumë për politikën sepse donte të ruante njerëzit që kishte rreth e rrotull. Sefullai sipas mamasë, ishte kërcënim për regjimin diktatorial. Ai ngriti zërin për pronën private të cilën e konsideronte të shenjtë, për intelektualët e Tiranës që u vranë ditën e çlirimit të qytetit më 17 nëntor 1944, për orientimin e Shqipërisë nga SHBA... Ai mbrojti Fishtën e Konicën kur ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. E nëna thotë që, kur e pyesnin se pse i ndodhi e gjitha kjo, ai përgjigjej: "Unë s'kam bërë asnjë gabim ndaj popullit dhe atdheut tim. Unë thjesht kam folur hapur. E drejta ka për të dalë një ditë".
Është e vërtetë që Enver Hoxha i kishte propozuar të merrte për grua Sanien?
Po, është e vërtetë, madje e ëma e tij, nënë Pashako e ngacmonte shpesh për martesë, sepse donte ta shihte të birin të martuar, por ai nuk e ka thënë ndonjëherë në shtëpi se pse e refuzoi martesën me Sanon. Më pas, kur e internuan ai hoqi dorë përfundimisht, sepse nuk donte që pasojat e persekutimit të tij t'i vuanin edhe fëmijët.
Janë dy variante për vdekjen e Sefulla Maleshovës. I pari, që ishte me apendicit dhe s'pranoi të shkonte në spital për operim, dhe i dyti, që duke pas studiuar vetë për mjekësi, e kuptoi që ishte me apendicit dhe u kërkoi mjekëve ta operonin, por ata s'e prekën me dorë derisa ai vdiq nga peritonia. Cili është varianti i saktë që ju ka treguar mamaja juaj?
Sefulla Maleshovën e lanë të vdiste.
Mamaja juaj, ishte në varrimin e tij në 11 qershor 1971?
Jo, sepse për varrimin e tij u lajmërua vetëm e motra, Zenepja, e sipas saj ai ka qenë varrimi më i trishtë. Një qerre që mbante trupin e një shkrimtari të madh, i ndjekur nga lart vetëm nga e motra dhe nga oficerë sigurimi.
T'i kthehemi familjes tënde nga babai. Çfarë ndodhi me gjyshin e xhaxhain tuaj, përse u pushkatuan?
Gjyshi im quhej Mahmut Seferi, ndërsa xhaxhai Ferhat. Familja ime jetonte në Picar të Gjirokastrës e ishte shumë e njohur në zonë. Gjyshi im, kur erdhi nga Amerika nisi të servirte në popull pikëpamjet e tij të djathta, ndërsa xhaxhai, pseudonimi i së cilit ishte "Dragoi i Picarit", sepse ishte shumë trim, merrte pjesë në Brigadën II Sulmuese e ishte vetëm 17 vjeç atëherë. Ishte viti 1944 dhe partizanët nuk mund t'i linin rehat ata që i quanin kundërshtarë, ndaj një mbrëmje arrestuan gjyshin. Ferhati, xhaxhai kishte prerë ditën e dasmës dhe u kthye nga mali me këtë qëllim, por kur mbërriti, gjyshja i tregoi se të atin ia kishin marrë e s'kishte asnjë informacion për të. Ai u nis të kërkonte babain, e partizanët s'mund ta linin të gjallë Ferhatin, nga frika e hakmarrjes, ndaj morën vendimin për t'i pushkatuar të dy. Por më diabolikja në këtë histori është fakti se gjyshin tim e lanë të shihte në fillim t'i vrisnin të birin, e më pas ekzekutuan edhe atë. Eshtrat e tyre mundëm t'i gjenim vetëm në vitin 1994, për t'i rivarrosur më pas në fshatin e lindjes, Picar.
Po me familjen ç'u bë?
Gjyshja ime rriti të vetëm 6 jetimë, tre vajza e tre djem. I sekuestruan shtëpinë, bagëtinë, Sigurimi i përndiqte në çdo çast e një kushëriri i saj i ofroi të shkonte te ai në Sukth. Jetonin 7 vetë në një dhomë 3 me 3. Aty linda dhe unë.
Në çfarë viti?
Unë jam 28 marsi 1970.
Pak më parë thatë që babai ju ruajti nga historia e familjes; si e bëri?
Babai nuk donte që në shkollë ne ta ndjenim veten inferiorë nga historia jonë, ndaj deri në të mesmen s'na tha asgjë. Unë isha fëmijë, këndoja e recitoja në shkollë, por kur vinte fjala për koncerte të mëdha, drejtori i Pallatit të Kulturës, pjesën time ia jepte një tjetre. Atëherë nuk e kuptoja pse-në. Më pas tek unë nisi të merrte vlerën e duhur fjala "persekutim". Mbarova gjimnazin shkëlqyeshëm, por e drejta e studimit m'u refuzua me pretekstin "S'përmbush kushtet". Punova një vit në sera, merresha me domaten nga fidan deri sa bëhej salcë, derisa im atë e bëri djalin katërsh e insistoi të merrja një të drejtë studimi në Tiranë në shkollën e kuzhinës. Sipas babait, zanati s'të lë kurrë në baltë. Në vitin 1991 kur ra busti i Enverit u riktheva në fshat, Sukth, ku punova në mensën e punëtorëve si kuzhiniere, në pritje të realizimit të ëndrrës sime, universitetit. I thashë babait se gjysmën tjetër të jetës doja ta kaloja si mësuese letërsie, e babai sërish më dha dorë të konkurroja në Gjuhë-Letërsi, universitet të cilin e kreva me shumë dëshirë.
Po pas shkollës, nise punë?
Po, punova arsimtare, nga shkollat fillore, 8-vjeçare e deri në gjimnaz, ku paralelisht kreva dhe tri vite juridik. E në momentin që mora statusin si mësuese definitive, shkova në Itali me familjen time; në ato vite isha martuar dhe u bëra me një djalë.
Pse emigruat?
Për arsye familjare.
Po jeta në Itali ishte e vështirë, apo tashmë ishit e stërvitur?
Në Itali jam përpjekur shumë të marr atë që nuk e mora dot në Shqipëri. Punova kuzhiniere në një restorant, ndërsa tani kam një shoqatë timen, shoqatë sociale.
Çfarë do me thënë, me çfarë merreni?
Shoqata quhet "Ilfocolare", në shqip "Ngrohtësia". Ne kemi shtëpi-familje për të moshuarit, shërbim për fëmijët me probleme të zhvillimit, si dhe fëmijët që kanë familje me probleme sociale.
Pra ju jeni në krye të kësaj shoqate; po si ka mundësi që e keni arritur një gjë të tillë?
Po ecja me biçikletë dhe qëndrova para qendrës së punës ku ishte shkruar një slogan; "Do të jetë një sipërmarrje, por kjo do të jetë e jotja". Lashë biçikletën jashtë dhe u futa brenda për të pyetur. Punonjësit më thanë se konkurrimi mbyllej po atë ditë dhe unë vendosa të përqendrohem e të marr pjesë me idenë time, edhe pse koha ishte shumë e shkurtër. Ai që do të kishte idenë më të bukur dhe më bindëse për tregun e punës, do të fitonte një grant për të ngritur qendrën dhe, unë e fitova.
E sa kohë ka kaluar që atëherë?
Janë 11 vjet. Në qendër apo azil janë 20 të moshuar. Ne kemi marrëveshje dhe me komunat përqark për fëmijët me probleme sociale që kanë prindër të burgosur, të droguar apo të papërgjegjshëm, që duan të shpëtojnë fëmijët e tyre. Ne u sigurojmë kujdes dhe mësueset tona merren me të vegjlit.
Pse vendose pas kaq vitesh të rikthehesh në Shqipëri?
Gati 10 vjet kam qenë shumë e zemëruar me Shqipërinë. Më rrahën babain teksa merrte pjesë në një protestë me ish-të përndjekurit në vitin 1994, e kjo për mua ishte shumë e rëndë. U ndjeva si fëmija i braktisur nga nëna, e tradhtuar. Pritshmëria ime për ardhjen e demokracisë ishte e madhe, por u zhgënjeva, ndaj hoqa dorë, s'shihja më lajme, s'blija satelit, s'bëja pushime në Shqipëri.
E si ndodhi ndryshimi?
Unë shkruaj poezi e tregime, e madje libri im, është në procesin e fundit tashmë, në shtypshkronjë. E më ndodhi që nuk bëja dot poezi pa bërë paqe me vendin tim, e këto që po ju them s'janë përralla me mbret. Nëse s'bëja paqe me vendin tim, s'do rritesha si person, ndaj vendosa të vij me pushime një ditë, e prej atëherë erdha 3 vjet radhazi.
Kështu nise dhe bashkëpunimin me FRD-në?
Në fakt po. U përqafova me metodën qytetare, frymën e re, duke parë se uji po turbullohej për t'u kthjelluar më në fund. Takova disa miq të vjetër që përqafonin këtë ide kaq qytetare, intelektuale dhe me një synim: zgjimin kolektiv të shqiptarëve. Dhe, me shumë gatishmëri vendosa të bashkohem me ta.
Aktualisht cili është pozicioni juaj në FRD?
Jam shefe e Departamentit të Çështjeve Sociale e Punësimit.
E si do e zgjidhnit ju këtë problem kaq social?
E para gjë që do të ndryshoja në këtë sistem do ishte punësimi i të rinjve që rrinë kafeneve duke mbajtur diplomën në xhep sepse s'kanë punë, e kjo do të arrihet mes politikave që FRD-ja ka shpalosur për krijimin e vendeve të reja të punës. Shqiptarët janë popull që e përqafojnë shpejt zhvillimin, modernen.
E sa e vështirë është jeta mes Shqipërisë e Italisë?
I kam në preventiv të gjitha të paparashikuarat e ditës, sepse origjina ka memorie të fortë.

Niko Tyto: Më "riedukuan" pse pëlqeja letërsinë e Maleshovës
Kam qenë një adhurues i flaktë i poezisë së Sefullait, aq sa isha në gjendje të deklamoja vjershat e tij përmendësh. Si mësues letërsie kam komentu
ar në maturë, plot 30 vjet, prozën e bukur poetike "Zgalemi" të Gorkit dhe me zjarr e pasion kam folur në klasë për meritat e përkthyesit, për gjuhën aq të pasur dhe elegante, për thjeshtësinë e zhdërvjelltësinë e stilit, si dhe për figuracionin artistik aq të goditur. Veç, gjithmonë, kam qenë i tensionuar dhe i shqetësuar, duke iu ruajtur pyetjes nga klasa:
"Cili është përkthyesi i kësaj proze poetike?"...
Po aq i shqetësuar dhe i papërgjegjshëm kam qenë kur kam shpjeguar pikëpamjet e Sefulla Maleshovës në letërsi e në artin e realizmit socialist...
Unë kujtoj vitin 1952, konviktor në Elbasan, në klasën e dytë pedagogjike ku kisha studiuar disa numra të revistës "Bota e Re". Më kishte pëlqyer një recesion i S.Totos për vlerat letrare të Lame Kodrës. Atëherë unë, jo vetëm që i bëra jehonë kësaj recense, por në pushimet e studimit, mes shokësh, deklaroja vjershat "Si e dua Shqipërinë", "Pas tërmetit" etj., etj.
Një ditë, kur unë s'e prisja, në një mbledhje të Organizatës së Rinisë, ish-sekretari i parë i Komitetit të Rinisë së rrethit, S.T., për Elbasanin, theksoi mes të tjerash:
"...Në gjirin tuaj ka njerëz që janë adhurues të armiqve të partisë. N.T. është viktimë e Sefulla Maleshovës..."
Atëherë, djalë i ri, pak e vlerësova këtë kritikë dhe pak nxora mësime...
Kur isha student, më 1957-ën, në leksionin e gjuhës shqipe, kur profesori i lëndës, i nderuari profesor Shaban Demiraj, kërkoi disa historizma nga letërsia jonë artistike, unë solla për ilustrim këto dy vargje, të marra nga poezia "Kënga e Plakut":
"Kur lëftonja si luan,
Me pislloqe e jatagan..."
Një shok i kursit më hoqi mënjanë në pushim dhe me dashamirësi më tha:
-Po ti, i marrë je?! Nuk dije shembuj të tjerë për ilustrim?!
Dhe biseda mori rrugë, për vlerat e poezisë së Sefullait, për penën e tij të fuqishme. Ajo shijohej nga ata që e lexonin, por nuk diskutohej, se ishte "Mollë e Ndalueme".
Më 1967-ën, kur më riedukuan "Si adhurues e nxitës i veprës së Sefullait", më kushtoi shtrenjtë. Ka qenë ky vit, kur disa persona, me "porosi të veçantë" u ngarkuan me detyrë të rëndësishme për të zbuluar enigmat...
Pikërisht në këtë muaj, nga biblioteka ime hoqa me dhimbje të madhe vëllimin "Vjershat" të Lame Kodrës, të dhuruar me aq dëshirë nga miku im Idris Arapi, mësues në Ballsh, në vitin 1961.
Më 1972-in, në dhjetor, kur isha në kursin pasuniversitar për Letërsi në Tiranë, rreth një tryeze ku po pinim raki me poetët D.Agolli, Dh Qiriazi, N.Nikolla dhe ku flitej për vlerat e poetëve tanë, si Lasgush Poradeci, ngaqë poetët ishin të atij pellgu, hodha në trapezë pyetjen:
-Po Sefullai, është poet i vlerave të mëdha?
Përgjigjja ishte e menjëhershme dhe lakonike nga D.Agolli:
-Po, është një poet i vërtetë!
Theksoj se asnjëri nga bashkëbiseduesit nuk e shtjelloi më tej këtë mendim.
Në Këlcyrë, sa e sa herë më është hequr vëmendja nga miqtë e mi..., për të qenë më i kujdesshëm, më i saktë, për të mos u shoqëruar me ata njerëz që janë adhuruesit e Sefullait. Kritika absurde donin të privonin të drejtën që të mos shoqërohesha me mikun tim G.Dade që kishte interesa letrare.
Miku, i ndrittë shpirti, ishte adhurues i flaktë i letërsisë. Ai kishte mendimin krijues, si dhe një pasion të veçantë për të lexuar, me një kujtesë për t'u pasur zili. Gjithashtu, ai kishte një shije të hollë për studim e diskutime letrare dhe me një penë për të shkruar vjersha popullore.
Theksoj se disa këngë për patriotët e Maleshovës mbajnë autorësinë e tij. Me këngët e tij, në këto vargje tetërrokëshe, me atë ritëm e muzikalitet grupi folklorik i vajzave të Maleshovës disa herë kishte zënë vend nderi nëpër festivalet folklorike zonale apo kombëtare. E vërteta është se ne nuk bisedonim për Sefullanë, sepse të dyja palët e ruanim njëri-tjetrin, pasi e dinim të keqen e madhe që na priste. Kur bisedonin, edhe pse rrallë, rreth poezisë së Lame Kodrës, ne bënim thjesht një vlerësim si poet e shqipërues dhe asnjëherë nuk e lakonim si politikan.
Madje, për hir të së vërtetës, mua më vjen keq që sot, kur po shkruaj kujtimet në fjalë, më mungojnë kujtimet e mikut tim, të cilat me kënaqësi do t'i kisha paraqitur në mënyrë indirekte, i bindur se vëllimit do t'i shtoheshin vlerat.
Një ditë udhëtoja me tren me bashkëfshatarin M.Rrumbullaku, një burrë babaxhan, një metrolog popullor, që i ndrittë shpirti ku i prehet! Një i tretë, udhëtar i zakonshëm, ngaqë i pëlqyem në bisedë, na pyeti:
-Nga jeni ju?
-Ne jemi nga Maleshova
-Ju jeni nga Maleshova e Sefullait.
-Sefullai është nga Maleshova, - iu përgjigj bashkëfshatari im i mençur...
Kam qenë më 1987-ën në zyrën e mikut tim, juristit të nderuar Kleanthi Koçi, në Tiranë. Një jurist që ishte aty, mbasi u njoh me mua, nga ç'isha e ç'detyrë kisha, recitoi disa strofa nga poezia e Lame Kodrës. Unë buzëqeshja, kënaqesha, por nuk e shoqëroja.
Si u largua ai, miku im më tërhoqi vëmendjen:
-Çudi e madhe me ty! Tani që duhej të debatoje, se kishe përballë një njeri serioz e të përgatitur, heshte, ndërsa kur shkon në Këlcyrë, flet e debaton aq sa ke krijuar keqkuptime.
Unë, me kënaqësi, iu përgjigja:
-Ke të drejtë, se s'ke rënë nga fiku...
Kam kënaqësinë që pasionin e adhurimin që pata për veprën e ndritur të Sefullait e realizova këto vitet e demokracisë, si në konferencat në Përmet e Këlcyrë, ashtu edhe me artikujt e shumtë e të larmishëm nëpër gazetat e ndryshme, si "Qyteti i jugut", "Java", "Prometeu i Përmetit", "Atlas 1001", "Shekulli", "Dita Jug", dhe shumë numra tek "Fjala sot".
Na kishte qëlluar të debatonim, midis shokësh, se a gëzonte Sefullai simpati ndër fshatarët tanë. Mendimet ishin të natyrave të ndryshme. Disa, duke mbajtur variantin e largimit të tij nga fshati qysh 16 vjeç, mendonin se simpatia e tij ishte e zbehtë. Të tjerët mendonin se edhe në ato pak vite lavdie 1943-1946 që pati, nuk iu dha mundësia për t'u takuar e njohur me bashkëfshatarët dhe si rrjedhim, simpatia diskutohet. Pala e tretë, duke pasur parasysh vitet e fundit të jetës (1947-1971), që i kaloi në hije në Tiranë e i internuar në Myzeqe, shprehte mendimin se simpatia e tij ishte e vakët.
Ka një fakt që u kundërvihet këtyre mendimeve. Në tetor 1992, kur në shtëpinë e kulturës Përmet, u organizua një pasdite letrare për të njohur figurën e madhe të Sefulla Maleshovës, të gjithë bashkëfshatarët që banonin në qytetin e Përmetit e shumë nga Këlcyra, me ta edhe plot qytetarë mbushën sallën e lozhën plot e përplot. Këtë dashamirësi e shprehën edhe bashkëfshatarët tanë nëpër disa qytete, kur kishin parë emisionin e lajmeve që dha televizori ato ditë. Në mbështetje të kësaj dukurie është dhe gatishmëria e dashamirësia e shumë bashkëfshatarëve që dhanë e na nxitën për të shkruar këto kujtime. Ishte mendimi i përgjithshëm fshatarak që të dalë në dritë Sefullai, se diktatura, si një ëndërr e keqe, boll ia bëri jetën të zezë si korbi dhe të ftohtë si akulli.
Kemi qenë aq dashamirës të veprës së Sefullait saqë, çdo herë, kur dëgjonim të flitej për të nga njerëz të ditur, ndjenim kënaqësi shpirtërore.
Edhe tani, në klimën e re, lexojmë e konspektojmë artikuj e gazeta periodike dhe, sa më vjen mirë, aq më vjen keq, që shumë gjëra enigmë deri sot, t'i mësojmë në moshë madhore, sepse jeta e Sefullait ishte një legjendë e vërtetë.
Duke shkruar si adhurues një sërë artikujsh për Sefullanë, më lindi dëshira, duke marrë edhe mendimin e disa intelektualëve përmetarë, të organizoja një sesion shkencor për jetën e veprën e tij të titulluar: "Intelektuali që triumfoi mbi diktaturën". Më 1994 përgatitëm një sërë temash dhe erdhi një moment i rëndësishëm për të kërkuar një shkak, mbasi sipas traditës, viti i lindjes dhe i vdekjes, muajt mars e qershor, kishin ikur.
Një zotnie i lindi mendimi dhe të tjerët e mirëpritën, që të merrnin një propozim nga pushteti në rreth e t'ia drejtonin Qendrës duke caktuar urdhrin, motivacionin, mbas një debati jo fort të lehtë. Së fundi unë dhe ish-deputeti i rrethit, Vasil Gjika morëm një takim me ish-kryetarin e Këshillit të Rrethit. Si i bëra një ekspoze të dëshirës dhe të punës përgatitore, më kujtohet që i thashë këto mendime:
- Sefullai, si personalitet i spikatur, është figura që ka tërhequr më shumë vëmendjen e shtypit të kohës në këto vite, për të mos thënë që çdo gazetë ka shkruar për të. Ai luan rolin e mirëkuptimit dhe të tolerancës midis partive, se në veprën e tij, thuajse shumë parti që kemi ne në rreth, gjejnë pjesë nga programi i tyre. Është në nderin tonë që këtë sesion ta bëjë Përmeti dhe, për të mënjanuar çdo keqkuptim apo keqinterpretim, nga cilido qoftë, ne ju propozojmë që këtë sesion ta drejtoni ju, si pushtet.
E ç't'i thosha më tepër...
Kur mora përgjigjen negative, se këtë veprimtari nuk e bëjmë, se ju në Këlcyrë keni bërë një veprimtari që e dha televizioni, u pezmatova.
U larguam nga zyra, duke u përshëndetur me një mirësjellje diplomatike dhe, duke zbritur shkallët e Komitetit, thosha me vete:
- Sa keq që ende sot, drejtojnë disa njerëz që akoma s'janë emancipuar, dhe më pas i thashë ish-deputetit:
- Sa gjak të hidhur paska ky Sefullai!
"Fatbardhësisht, me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit të atdheut, më 1994 Sefulla Maleshova u dekorua me "Urdhrin e Flamurit Kombëtar të Klasit të Parë", me dekret Nr.960.
Nuk është e tepërt që të citohet, madje të lavdërohet, puna plot përkushtim që u bë nga një grup intelektualësh, sidomos të qytetit të Këlcyrës e pastaj të Përmetit, adhuruesit e veprës së Sefullait, më 1996 për të pagëzuar shkollën e mesme të Këlcyrës "Sefulla Maleshova", si dhe më vonë për të vendosur bustin e tij në këtë shkollë. Midis motiveve që u bënë shkak për këtë propozim, ishte dhe ai i qenies së Sefullait titullar i lartë i Ministrisë së Arsimit.
Koha, me drejtësinë e saj, përherë e rreptë në vendimet e saj, i dha vendin që i takonte. Pengesat që nuk ishin as të vogla, as të pakta dhe që kërkuan një kohëzgjatje të madhe, gati dyvjeçare, u kapërcyen me sukses. Thashethemet e dashakeqësitë e ca individëve edhe pse, si gjithmonë ngritën kokë, u avulluan, u tretën si kripa në ujë dhe fitorja, e arritur me mund, na buzëqeshi. Këshilli Popullor e dha vendimin më 10 maj 1996 dhe ceremonia në shkollën e mesme të Këlcyrës, kaloi për bukuri.
Më vjen mirë të kujtoj momentin kur kryetari i veteranëve të bashkuar të rrethit, S.Tahiri na tha në dollinë përshëndetëse:
- Sefullai nuk është vetëm nderi i Maleshovës, i Këlcyrës apo i Përmetit, por ai është i gjithë kombit, sepse atij i këndoi si pena, ashtu dhe pushka. Edhe në përshëndetjet e tjera, si një lajtmotiv i qartë u shpreh mendimi i përgjithshëm se Sefullai ishte i madh dhe se të mëdhenjtë lënë vepra të mëdha dhe se janë veprat që u kanë sjellë dobi të madhe këtyre njerëzve që kanë fituar pavdekësinë e që kanë vlerësuar gjithmonë se e mira e madhe është e mira e përbashkët.
Gjej rast të theksoj se, kur u kremtua 55-vjetori i çlirimit të krahinës së Maleshovës, më 11 nëntor 1997, për herë të parë, mbas shumë e shumë festimesh, në referatin kryesor u bë një vlerësim dinjitoz nga referuesi T.Zyba, i cili i dha vlera dhe vendin e nderit Sefullait si lider i kësaj lufte dhe si bir që ia shtoi më tepër nderin Maleshovës. Pikërisht në koktejin e organizuar, në dollinë përshëndetëse doli ky mendim:
- Krenohemi me këtë figurë madhore, se emri i tij, që e dëgjonim aq shumë në luftë dhe vjershat që aq shumë na pëlqenin e na frymëzuan në beteja, sot e kësaj dite, i dimë dhe tani, që kemi fituar lirinë e fjalës, i them plot entuziazëm".
E quaj normale të shtroj për diskutim edhe një mendim të hedhur nga disa individë, të cilët kanë mendimin se për Sefullanë nuk duhet të tregojnë kujtime apo to shkruajnë në shtyp, ata njerëz që dje, në kohën e zezë të diktaturës së egër, folën keq për atë. Theksojmë se ky mendim nuk na duket i drejtë e, si rrjedhim, as i pranishëm, as logjik. Madje, do thënë se është frenues e jonjerëzor.
Në kohën e diktaturës ogurzezë, jo vetëm që s'mund të flitej e të mbrohej Sefullai, po as që pranohej të shfaqje një simpati për të. Koha e vërtetoi se kur u shfaqën simptomat e simpatisë, shpata e Demokleut ra pa mëshirë. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se sa e rëndë ishte ajo kohë.
Ne mendojmë se është kënaqësi që Sefullai rron në kujtesën e bashkëkohësve, e fshatarëve dhe nuk është harruar. Këtë mendim e mbrojmë me gatishmërinë që treguan për të dhënë kujtime dhe që shprehën optimizmin dhe entuziazmin e botimit të tyre sa më parë e më mirë.
Ne kemi mendimin se veprohet mirë nga ata njerëz që
aktivizohen, që kanë vullnet, që kanë dëshirë e pasion, që bëjnë gjithçka për Sefullanë e, në këtë kuadër, falënderojmë nismën e mirë të krijimit të Shoqatës Kulturore "Lame Kodra", se sa ata njerëz mbajnë qëndrim strikt dhe nuk aktivizohen. Koha e re, patjetër që ka e kërkon një mendim të ri.
Gjithashtu mendojmë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kritika duhet të jetë e pranishme dhe efektive për vonesën e këtij materiali, sepse, në fund të fundit, Maleshova ka pena që duhet të kishin rrezatuar më herët.
E ndiej për detyrë e, njëherazi, kënaqësi e nder që i përgatita këto kujtime, duke i qëmtuar e vjelur me kujdes e dhimbje, megjithëse vështirësitë ishin nga më të ndryshmet. Dashamirësit dhe adhuruesit e shumtë që kërkojnë të mësojnë sadopak për personalitetin e spikatur të maleshovitit fatzi, varrvithisurit Sefulla, do ta mirëpresin dhe do ta vlerësojnë këtë përmbledhje kujtimesh,
sa një detyrim, aq dhe një pengnderimi për veprën e tij.
Duke përfituar nga ky ogur i bardhë, me pastërti ndërgjegjeje, me respekt e mirënjohje, shpreh mendimin se të gjithë njerëzit e çdo kategorie qofshin që i thanë, madje dhe ata që s'mundën dot të jepnin, të cilëve iu kërkojmë sinqerisht ndjesë, mbresa dhe kujtimet e tyre, sa të sinqerta, të ngrohta dhe miqësore, që hodhën dritë miqësisht mbi këtë figurë martire, duke nderuar burrin e mençur, eruditin Sefulla, nderojnë njëherazi, kulturën dhe lavdinë përmetare, nderojnë edhe veten e tyre, sepse Sefullai ngjan me trëndafilin, që me aromën e tij josh dashamirësit, ndërsa me gjembat shpon dashakeqësit, shushunjat...
Marrë nga libri i Niko Tytos, "Për Sefulla Maleshovën"

Kush është Sefulla Maleshova
Ka lindur më 2 mars 1900 në Sallahore të Greqisë. Mësimet e para i mori turqisht në Vlorë, ku i ati ishte doganier. Shkollën e mesme e kreu në liceun italian "San Demetrio". Shpejt Sefulla Maleshova u zgjodh kryetar i 4 shoqatave studentore, të cilat ishin aktive në ato kohë. Në vitin 1919 ai shqipëroi prozën "Pragu" të Turgenievit, e pak kohë më pas shkruan vjershën "Fshati im". Në këtë rrugë ai shkroi një sërë artikujsh në gazeta të ndryshme ndërsa në vitet '20 e gjejmë në shoqërinë "Bashkimi" si bashkëpunëtor i Nolit, Gurakuqit e Avni Rustemit. Më 1924-ën emërohet kryesekretar i Nolit. Pas dështimit të revolucionit të qershorit ikën në Itali ku merr pjesë në KONARE. Me ndërmjetësinë e Nolit fiton një bursë në Bashkimin Sovjetik. Për shumë vjet punoi aty ndërsa mori edhe titullin "Doktor për filozofi". Në vitet 1939-1940 ai shkon në Francë ku shkruan dhe poezinë "Pas tërmetit". Në vitin 1943 kthehet në Shqipëri, ku merr pjesë aktive në luftën për çlirimin e vendit. Në Kongresin e Përmetit 1944 zgjidhet në forumet drejtuese, ndërsa në 20 tetor '44 në Qeverinë e Beratit emërohet ministër i Kulturës e Propagandës në Qeverinë Demokratike Provizore. Më 1945-ën zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, ku kryetar nderi u zgjodh Fan Noli. Po atë vit botoi një sërë artikujsh e punimesh shkencore me vlerë, si dhe ribotoi vëllimin "Vjersha" që e kishte shkruar me pseudonimin Lame Kodra. Në plenumin V, më 1946-ën shkarkohet nga funksionet e larta partiake. Më 1947-ën shkarkohet nga pozicioni i ministrit për "paaftësi". Deri në vitin 1949 vazhdoi të ishte sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve ndërsa punoi në Institutin e Shkencave pa të drejtën e botimit të emrit të tij. Pas Konferencës së Tiranës më 1956-ën internohet në Ballsh për dy vjet dhe 13 vjet të tjera në Fier, ku edhe vdes më 11 qershor 1971 në një gjendje mjerane. Sefulla Maleshova ka marrë shumë dekorata dhe tituj pas vdekjes, ku më i rëndësishmi mbetet "Urdhri i Flamurit Kombëtar të Klasit të Parë", dhënë nga Presidenti i Republikës me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
02 Shtator 2014
U dhunuar nga xhaxhai i burrit, KLD: Detyrim paraqitje për dhunuesin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar në lidhje me rastin e publikuar në media të dhunës së ushtruar ndaj 26-vjeçares, nënës së dy fëmijëve nga ana e xhaxhait të bashkëshortit të saj të ndjerë. Bëhet fjalë për 26 vjeçaren me iniciale Y.T, nga Tepelena, e cila ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga shtetasi M.T.
KOMENTO
       Kosova
02 Shtator 2014
Imami kërcënohet me jetë sepse shprehet kundër ekstremizmit në fe
Imami i xhamisë “Tahtali” në Pejë, Zuhdi Hajzeri, është kërcënuar vazhdimit në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimeve publike kundër terrorizmit dhe rrymave ekstreme në Kosovë, teksa i bënte “like” ose “pëlqej” faqeve kundër terrorizmit në “Facebook”. Madje sipas tij, njëri prej tyre ka tentuar ta shtypë me makinë
KOMENTO
       Rajoni
02 Shtator 2014
Rasti ‘Medicus’, “Dr Vdekja” ndodhet në Amsterdam
-I ashtuquajturi "Dr Vdekja", i cili është akuzuar për heqje të organeve në trupat e njerëzve në Kosovë është zbuluar se jeton në kryeqytetin holandez, Amsterdam
KOMENTO
       Bota
02 Shtator 2014
Përkeqësohen marrdhëniet Rusi-NATO, Berluskoni telefonata me Putin për ta qetësuar
Rusia do të ndryshojë doktrinën ushtarake si rezultat i krizës në Ukrainë dhe prezencës së NATO-s në lindje të Europës, bën të ditur zyrtari i lartë rus Mikhail Popov
KOMENTO
       Sport
02 Shtator 2014
Zyrtare: Falcao lojtar i United
Manchester United ka konfirmuar transferimin e Radamel Falcaos nga gjiganti francez, Monaco. Manchester United ka konfirmuar me anė tė faqes zyrtare se ka arritur kompletimin e transferimit tė sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao, nė ēastet e fundit tė afatit kalimtar

KOMENTO
       Kulture
02 Shtator 2014
Liza Laska: Zemrën e kam lënë në skenë
Artistë, miq, familjarë e të njohur kanë përcjellë dje për në banesën e fundit aktoren e njohur Liza Laska. Një kurorë me lule i është dërguar nga kryeministri i vendit, ndërsa figurën e saj e kanë vlerësuar në homazhet e mbajtura në "Petro Marko"
KOMENTO
       Metropol
02 Shtator 2014
Të famshëm, por paranojakë
Janë të famshëm, të pasur, të talentuar por ama me disa mani që të bëjnë të mendosh se, jeta që ata bëjnë paska pasoja… Ja paranojat e vipa-ve
KOMENTO
       Teknologji
02 Shtator 2014
Ora iWatch nga Apple mund të kushtojë rreth 400 dollarë
Në fillim të kësaj jave, Apple filloi të shpërndajë ftesat për eventin që do të zhvillojë më 9 shtator, ku pritet të prezantohet një model më i madh i Phone-it, si dhe një pajisje që vishet.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Imami kėrcėnohet me jetė sepse shprehet kundėr ekstremizmit nė fe
 
 
BALKANWEB.TV
Del mė 7 shtator, pamje ekskluzive tė iPhone 6
 
 
BALKANWEB.TV
Ushtria e karkalecėve sulmon qytetin, Madagaskar nė kaos
 
 
BALKANWEB.TV
Ksamil, kabllo korenti nėn ujė
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, dhunohen pėr vdekje 2 kunatat e moshuara, policia: Po hetojmė nė dy pista
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Rama bllokadė tė padėgjuar ndaj Bashkisė, si asnjė kryeministėr mė parė
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr pak e bėri!
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetė tė PD kundra bojkotit tė Kuvendit, BalkanWeb zbardh debatet e forta
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri, rrėzohen dekretet e Presidentit. Rama: Nishani goditi prioritetet kombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri parlamentar, Basha: Nuk shkojmė nė njė Kuvend ku opozita nuk dėgjohet
 
 
BALKANWEB.TV
Sfida e Kovės me akull, inxhinieri hedh 30 litra naftė mbi veten
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qėllimshėm
 
 
BALKANWEB.TV
Dyshja Rama-Meta s’njeh kufi morali, promovoi drejtoreshėn qė shkaktoi vdekjen e punonjėses
 
 
BALKANWEB.TV
Macja baby siter qė arrin tė qetėsojė tė sapolindurin
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ēantat baule, tendenca e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Dita e parė e shkollės, ja gėzimi i nėnave!
 
 
FOTOGALERI
Gisele Bundchen merr 148 mijė euro nė ditė
 
 
FOTOGALERI
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi
 
 
FOTOGALERI
Hotelet mė luksoze nė botė, kryesojnė Gjeneva dhe Parisi
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie me fustan tė bardhė, ja fotoja e parė e publikuar
 
 
FOTOGALERI
10 vjet nga terrori nė Beslan, fėmijėt sot pas 1 dekade
 
 
FOTOGALERI
Kim refuzon tė ulet pranė Rita Orės
 
 
FOTOGALERI
Cfarė trupi yll Majlinda Bregu
 
 
FOTOGALERI
Ciljeta shoping me tė birin
 
 
FOTOGALERI
Shkėndie Mujaj, skena hot mbi bilardo
 
 
FOTOGALERI
Era Istrefi provokon me duar
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus: Unė dhe Liam Hemsworth duhemi akoma
 
 
FOTOGALERI
Bar Refaeli jo me vetėm, modelja mė nė fund ka gjetur tė dashur
 
 
FOTOGALERI
Lindi me kokė poshtė, burri qė sfidoi vdekjen
 
 
FOTOGALERI
Tanzani, babuini bėn akrobaci dhe luan me majmunin e vogel
 
 
FOTOGALERI
William dhe Kate, udhėtarėt e njė treni tė zakonshėm