BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Intervista
25 Dhjetor 2011 - 13:56 | LAJME
TRANSLATE
 
Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta
Nga: REZARTA DELISULA
Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërtetaNë 12 shkurtin e vitit 1985 në mbledhjen e Byrosë Politike, ku raportonte Vito Kapo, Enver Hoxha në bazë të një filmimi që shfaqet në televizione, duket se ka çrregullime të forta mendore. Gjatë marrjes në pyetje të Vito Kapos, ai ngatërron vitet, është konfuz, thotë gjëra pa lidhje duke treguar pikërisht mungesë stabiliteti mendor. Video e bujshme është hedhur dhe në “Youtube” dhe ka 145,087 vizitorë që e kanë parë. Por, familja Hoxha mendon krejtësisht ndryshe. Sipas tyre, video është e manipuluar pasi Enveri sipas tyre kurrë nuk ka treguar destabilitet mendor. Teuta Hoxha rrëfen muajt e fundit të vjehrrit të saj, opinionin e mjekut personal të tij, Sabit Brokaj mbi këtë çështje dhe letrën e Vito Kapos dërguar vetëm pak ditë më parë Nexhmije Hoxhës...
Ekziston një filmim i vitit 1985, vetëm dy muaj para vdekjes së Enver Hoxhës, në të cilin ai i kërkonte llogari Vito Kapos, por dukej i pastabilizuar mendërisht, harronte, thonte gjëra pa kuptim... Ju e keni parë këtë video dhe si e mbani mend Enverin në atë periudhë?
Besoj se shumë vetë, mund ta kujtojnë atë filmim, që shumë nga televizionet shqiptare e kanë transmetuar me dhjetëra herë, ku Enver Hoxha, merrte pjesë për herë të fundit në Mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më datë 12 shkurt 1985. Komentet e gazetarëve të ndryshëm, përherë fokusohen në këto pamje filmike duke u shprehur që, Enver Hoxha vitet e fundit nuk ka qenë shumë i “qartë nga mendja”. Unë me Ilirin, sa herë e kemi parë këtë sekuencë të transmetuar, diskutonim me njeri-tjetrin sepse na dukej shumë e çuditshme ajo pamje. Ne, nuk na vinte në kujtesë Enveri në atë gjendje shëndetësore siç shfaqej në atë filmim. Duke shkëmbyer mendime me njeri-tjetrin, për gjendjen e tij të përgjithshme, ktheheshim prapa në kohë, duke i nisur kujtimet nga Nata e Vitit të Ri, në të hyrë të vitit 1985. E kujtonim duke konsultuar edhe fotografitë që kishim bërë familjarisht, atë natë. Për mua, ato ishin ditë që më janë ngulitur në mendje sepse isha në ditët që prisja lindjen e fëmijës së tretë. Pothuajse gjithë atë mbrëmje, kam qëndruar e ulur pranë tij. Më fliste gjithë emocion për fëmijën që prisnim të vinte. E theksonte shpesh që, s’kishte rëndësi se çfarë do të ishte, djalë apo vajzë (unë kisha dy djem) “e rëndësishme është, më thoshte, që shtëpia do të na gëzohet me një fëmijë tjetër”. Nuk dëgjova asnjë fjalë pesimiste nga ai, për shëndetin e tij. Ajo mbrëmje e Vitit të Ri, ishte organizuar siç bënim çdo vit. Madje fëmijët tashmë të rritur, kishin organizuar dhe “skeçe” me humor që i luanin para gjyshit, i cili qeshte gjithë gaz me ta. Kujtimet tona vazhdonin duke u ndalur në datën 17 janar 1985, ditën që lindi djali ynë i tretë, Besmiri. Iliri sa mori vesh lajmin shkoi me nxitim tek i ati për t’i kumtuar lajmin e gëzuar. Iliri kujton: “Babai ishte në shtëpi në studion e tij, duke punuar me shokun Ramiz. Prita rreth 20 minuta se mos mbaronin punë dhe kur pashë që babai vazhdonte, nga padurimi për të ardhur tek ty dhe djali, trokita në derë, u kërkova të falur që i shkëputa nga puna dhe jua dhashë lajmin të dyve, aq më shumë që shoku Ramiz ishte dhe xhaxhai yt”. Duke kujtuar edhe disa ditë më vonë, kur unë dola nga spitali dhe gjyshi kishte dalë ta priste nipin e vogël, tek porta e shtëpisë, ashtu siç kishte vepruar edhe me gjithë fëmijët e tjerë. Atë ditë u bënë edhe shumë fotografi dhe u filmuam të gjithë. Pra dua të them, që jeta në një farë mënyre, vazhdonte normalisht, por edhe me një regjim shumë të kontrolluar.
Atë video të transmetuar e kemi parë të gjithë, e në fakt duket se Enver Hoxhës i shkëputej herë pas here filli. Ju po thoni që ai ishte mirë me shëndet?
Natyrisht, shëndeti i tij nuk ishte si më parë. Disa shqetësime që ai i kishte pasur ndër vite, ishin rënduar duke u bërë problematike. Edhe gjendja fizike ishte më e dobët. Më kujtohet që ankohej nga dhembjet dhe lodhjet e këmbëve. Dëgjohej shpesh të thoshte, “më çajnë këmbët”. Ky shqetësim ishte bërë i dukshëm dhe në ecjen e tij që ishte bërë më e ngadaltë dhe hapin nuk e hidhte si më parë, gati e tërhiqte. Por këto nuk kishin të bënin me gjendjen mendore. Për gjendjen e tij mendore që ishte normale, ka folur edhe prof. Sabit Brokaj që ishte një nga mjekët e ekipit që e monitoronte gjendjen e tij përgjatë 24 orëve. [Gazeta “Panorama” 5 maj 2009].
Pse lindi dyshimi për këtë video kur ju thoni se e kishit parë?
Kur gazetari Blendi Fevziu botoi librin “Enver Hoxha” (për këtë libër unë e kam dhënë mendimin tim), unë për herë të parë, lexova të zbardhur, fjalët që shqiptoheshin në atë filmim. Sa herë e kisha dëgjuar, nuk i kuptoja fjalët. Fonia vinte me një zë mbytës, sa nuk kuptohej qartë se çfarë thoshte Enver Hoxha. Kishte një realenti (ngadalësim) të filmit që, ne na habiste ajo mënyrë aq e ngadaltë, se si i lëvizte duart ose trupin. Fjalët ishin të shkëputura pa asnjë lidhje. Kur e shikonim transmetimin, gjëja e parë që thoshim ishte, “si është e mundur, kur ishte në atë gjendje të rëndë shëndetësore, të merrte pjesë në mbledhje, për më tepër që, ajo ishte një mbledhje e Byrosë Politike? Pyetja tjetër që shtronim, “kur ishte aq rëndë, pse duhej të filmohej”? Por asnjëherë si dhamë dot përgjigje. Prandaj, zbardhja e tekstit më bëri koshiente. Jo se kam dyshuar ndonjëherë në qartësinë mendore të Enver Hoxhës, por kurrë nuk ma rrokte mendja që, manipulimi i dokumenteve, të arrinte deri në këtë shkallë. Pra, siç thashë, sa lexova tekstin, kuptova menjëherë që diskutimi i Enver Hoxhës, kishte një rrjedhë logjike, pra nuk ishte siç thotë Blendi Fevziu, “krejtësisht i paaftë për të kuptuar se ku është dhe përse janë mbledhur aty”. [B.F.”Enver Hoxha”fq. 337] Mezi prita të vinte Iliri në shtëpi që ta diskutonim bashkë. Edhe Iliri ishte i një mendimi me mua. Ky sinjalizim më shtyu të kërkoja se si qëndronte e vërteta. Prandaj vendosa të shkoj menjëherë në Arkivin e Shtetit për të gjetur procesverbalin e mbledhjes së 12 shkurtit 1985 të Byrosë Politike të KQ të PPSH.
Kur lexova procesverbalin e mbledhjes, edhe u gëzova që i gjeta përgjigjet e atyre pikëpyetjeve që na mundonin, por edhe u revoltova. Lexoja tekstin dhe mendoja, si është e mundur të bëhet ky manipulim flagrant! Vura re që fjalët që kishte thënë Enver Hoxha në atë film, ekzistonin edhe në procesverbal. Por ngaqë filmi ishte gjymtuar (ose prerë filmin),fjalitë nuk ishin të plota, dhe kjo ishte arsyeja që dukeshin pa kuptim. Në atë procesverbal, unë gjeta përsëri Enver Hoxhën, ashtu siç e mbanim mend, të kthjellët dhe me logjikë të fortë. Lexoja shumë fjalë që bënin pjesë në fjalorin e tij. Mënyra e të shprehurit që, ne e njohim shumë mirë, ishte e tija. Më bëri përshtypje që nuk ekzistonte gjithë ai ngatërrim datash nga ana e tij. Megjithatë, këtë do ta sqarojmë kur filmin ta çojmë për ekspertizë. Materialin e gjetur (fotokopje), e konsultova menjëherë me Nexhmije Hoxhën, e cila më pohoi që, “kjo ka qenë gjendja e Enverit ato ditë”. Por dëshmi bindëse ishte edhe letra e Vito Kapos, që ia dërgoi Nexhmije Hoxhës, mbi këtë problem.
Këtu, po ndalem, se janë 32 faqe procesverbal, ku Enver Hoxha diskuton, sugjeron, bën vërejtje, sugjerime, kritika etj. Më pas janë 3 faqe konkluzione që jep Enver Hoxha në fund të mbledhjes. Dhe mbledhjen e mbyll duke thënë: Këto kisha për të thënë. Tani të bëjmë pak pushim. Pas pushimit, mbledhja vazhdon, duke diskutuar edhe dy çështjet e tjera, ku atë e drejton përsëri Enver Hoxha. Unë në këtë intervistë nuk mund ta pasqyroja, gjithë atë mbledhje të gjatë, por kush ka interes, unë po i jap indikacionin e Arkivit të Shtetit, ku mund ta gjej të plotë procesverbalin e mbledhjes.[AQSH. Fondi 14/APOU D.9/1 v.1985].
Ju pretendoni vërtetësinë e këtij procesverbali i cili në atë kohë mund të manipulohej më lehtësisht?
Kjo që thoni ju nuk ka mundësi, duhet të lexoni gjithë procesverbalin që të kuptoni gjithë lidhjen logjike të diskutimeve që janë bërë atë ditë. Po të ishte kështu, duhej të manipuloheshin edhe diskutimet e anëtarëve të byrosë politike, pra e gjithë mbledhja. E pse të ndodhte kjo? Nëse Enver Hoxha do të ishte aq rëndë me shëndet, gjëja më e thjeshtë, nuk do të shkonte në mbledhje, për më shumë që ajo mbledhje nuk ishte për ndonjë vendimmarrje tepër të rëndësishme, sa do të duhej me domosdo, prezenca e Enver Hoxhës. Ajo ishte një mbledhje, si shumë të tjera që bënte Byroja Politike. Duke e mbyllur, shtroj pyetjen: Kush po i bën gjithë këto falsifikime me materialet dokumentare të Enver Hoxhës? Të gjithë duhet ta kuptojmë që, sot, falsifikohet Enver Hoxha, por nesër do të falsifikohet historia.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga dukagjinase, deqan mė 04-01-2012 nė 22:59
Kurr nuk e kuptoje pse Enver Hoxha ishte aqe i miqasuar me armiqet ma te perbetuar te Kombit Shqiptar me ; Ruset dhe Kinezet, shok i ngusht i Stalinit famkeq dhe Maocedunit, 2/ 3 e Kombit Shqiptar qe jetonin jashte kufijeve te Shqiperise i kishte lere ne harres, ne vitet e 80-ta kur pushteti famkeq Jugosllav mundohej inteligenten Shqiptar ta zhduki, shume prej tyre kerkonin strehim ne Shqiperi, ate bote Enveri i burgoste, i quante tradhetare dhe i dorezonte ne duart e armikut.

Dėrguar nga erion, atlanta mė 28-12-2011 nė 02:52
Ik moj Shtrige !!! Do benti mire ta linit kete vend te gjithe si familje.

Dėrguar nga Zgjohuni, shqipetare! mė 26-12-2011 nė 08:09
Pikerisht moj zonje, eshte manipuluar historia!

Manipulimi i procesverbaleve eshte gjeja me e rendomte qe behej ne ate sistem ne vargun e gjitheckaje tjeter qe te gjitha bashke mund te quhen Procesi i Konsolidimit te Kultit te Individid!

Dėrguar nga Araniti, Tiranė mė 25-12-2011 nė 22:00
Ju lutem mė na thoni ēfar punė bėnte Z.Ilir Hoxha nė vitin 1984.Ju faleminderit.

Dėrguar nga vullkani, gjer mė 25-12-2011 nė 21:53
Fallsifikime?po Ramizi kur e korigjonte Enverin dhe njekohesisht kruante floket anash veshit?edhe ajo eshte fallsifikuar?Edhe tani pas kaq vitesh kerkojne ti hedhin hi syve shqiptarve?

Dėrguar nga qafiri mė 25-12-2011 nė 17:16
gjynah...paskemi ba vertet gjynah ne shqiptaret..si ore e kemi prish kete familje kaq te harmonizuar e kaq te dashur vetem e vetem per interesat tona kombetare?si ore paskemi dyshuar qe enveri paska shku per lesh ne 12 shkurt te 85?po pse nuk i ka shku ndermend kujt se kjo gje kishte ndodhur dhjetra vite me pare?
ke te drejte qe flet ti o buē kur nuk kemi kurajo as sa libianet ne shqiptaret.se rracen tende asht dasht me e zhduk me kohe.
       Shqiperia
19 Shtator 2014
Rrezikoi tė aksidentonte eskortėn e Ramės, gjobė drejtuesit tė mjetit
Njė automjet ka rrezikuar tė aksidentojė ekskorton e kryeministrit Edi Rama. Mėsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orės 01: 12 tė mesnatės, pranė stacionit tė trenit nė kryeqytet,
KOMENTO
       Kosova
19 Shtator 2014
Deputeti i VV: Nuk na duhen ndërkombëtarët
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri në një debat në emisionin “Click”, tha se PDK është pengesa e zgjidhjes së ngërcit politik.
KOMENTO
       Rajoni
17 Shtator 2014
Greqi, Athanasiu letër Lagarde: Na jep detaje për kërcënimet që ke marrë
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me referimet e saj, gjatë një interviste për gazetën “Financial Times”
KOMENTO (10)
       Bota
19 Shtator 2014
Skocia i thotë “Jo” pavarësisë nga Britania
Skocia votoi për të qëndruar me Britaninë e Madhe duke kundërshtuar pavarësinë, njofton BBC.
KOMENTO (1)
       Sport
19 Shtator 2014
Paqe mes Vllaznisë dhe Tiranës, arkivohet dhuna
Paqe mes Vllaznisë dhe Tiranës. Duket se ngjarja e shëmtuar e futbollit mes këtyre skuadrave e ndodhur javën e tretë të kampionatit është arkivuar.
KOMENTO
       Kulture
18 Shtator 2014
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve në oborrin e Katedrales së Shkodrës
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve të Kishës, në Shkodër. Skulptura simbolizon vuajtjet e klerikëve nga regjimi i komunizmit, e cila u vendos në oborrin e Katedrales së Shkodrës.
KOMENTO
       Metropol
19 Shtator 2014
Ankand rekord, 1.5 milion sterlina për tigrat e Wallis Simpson
Janë Tiger Collection të Cartier dhe do të dalin në ankand në nëntor nga Christie’s, për një shifër rreth një milion e gjysmë stërlina. Byzylyku dhe lulja kanë një vlerë historike.
KOMENTO
       Teknologji
19 Shtator 2014
Popullsia e botės pritet tė rritet nė 11 miliardė
Kėrkuesit nė Universitetin e Uashingtonit dhe tė Kombeve tė Bashkuara kanė llogaritur numrin e njerėzve qė do tė presin kapėrcimin e shekullit tė XXI
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Shpėrthim me tritol njė objekti. Pronarja: Mė kanė kėrcėnuar dhe para 1 jave
 
 
BALKANWEB.TV
Papa Francesku viziton Shqiperine, ja si duket Tirana e dekoruar
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 19 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Australi, blerėsi i pare i iPhon6 tregon celularin, ai i pėrplaset nė trotuar
 
 
BALKANWEB.TV
Kjo ėshtė makina me tė cilėn do lėvizė Papa nė Tiranė, mbėrriti sot nga Italia
 
 
BALKANWEB.TV
Emisioni "Le Iene" pėr drogėn e Lazaratit: Kanabisi nė Europė nėpėrmjet Igumenicės
 
 
BALKANWEB.TV
Lirimi i Fullanit, Apeli: Bashkėpunoi me Prokurorinė, s’ju shmang hetimeve
 
 
BALKANWEB.TV
Aksioni i INUK-Pogradec, ngujohet nėna me djalin 7 vjec: Mė shembin shtėpinė, por mbrohen resortet
 
 
BALKANWEB.TV
Problemet me tekstet, Rrokaj: Pėrgjegjės Shtėpitė Botuese dhe MAS
 
 
BALKANWEB.TV
Raporti i OSBE: Qeveria vizion ambicioz, polarizimi politik ka dėmtuar Kuvendin
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria gati tė mirėpres Atin e Shenjtė, ja video mesazhi nė Facebook
 
 
BALKANWEB.TV
Didi: Asnjė rrezik nė Shqipėri pėr Papa Franēeskun, kemi marrė masa
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon Fullanin si Guvernator, 5 tė majtė kundėr. Rama nuk voton
 
 
BALKANWEB.TV
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Vlora e Ramės dhe Koēos nė gjendje alarmante, Parlamenti i asgjėsuar
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ankand rekord, 1.5 milion sterlina pėr tigrat e Wallis Simpson
 
 
FOTOGALERI
Makina e Papes mbėrrin nė Tiranė
 
 
FOTOGALERI
Skocia i thotė “Jo” pavarėsisė nga Britania
 
 
FOTOGALERI
Itali, vritet njė shqiptar dhe njė afrikan, njė plagoset
 
 
FOTOGALERI
Arrestohet kėngėtari Don Omar
 
 
FOTOGALERI
Duket makinė, lundron si vark por ėshtė njė Ferrari
 
 
FOTOGALERI
Gazetari i rrėmbyer nga ISIS: Ju tregoj tė vėrtetėn pėr Shtetin Islamik
 
 
FOTOGALERI
I hėngri qenin e shokut, mėsuesi kap anakondėn 5 metra
 
 
FOTOGALERI
Marianne Ranieri dhe Tiago Fernandes spektakel ne jaht
 
 
FOTOGALERI
Anxhela Martini si njė kaujbojse seksi
 
 
FOTOGALERI
Burrė gjen njė skelet misterioz nė kuzhinė
 
 
FOTOGALERI
Modelja shpenzon 38 mijė euro pėr t’u shndėrruar nė njė kukull seksi
 
 
FOTOGALERI
Sportive, elegant dhe hipi, ja femra e Milano Fashion Week
 
 
FOTOGALERI
Kur hapėsirat nuk janė tė mjaftueshme, ja shpikjet qe nevojiten
 
 
FOTOGALERI
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
FOTOGALERI
11 imamėt e arrestuar dje, dalin para Gjykatės
 
 
FOTOGALERI
Leonard Cohen, albumi i ri ’Popular Problems’, pėr 80 vjetor
 
 
FOTOGALERI
Marco Mengoni, zhvishet ne Formentera