BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Intervista
16 Korrik 2012 - 13:37 | LAJME
TRANSLATE
 
Kujtim Ēashku: Emri i “Luarasit” do t’i japė vlerė konviktit
Nga: ZIRINA LLAMBRO
Kujtim Ēashku: Emri i “Luarasit” do t’i japė vlerė konviktitTIRANE – Universitet publik apo privat? Paragjykime qė nisin nga precedentė tė cilėt nuk janė shembuj tė mirė pėr arsimin. Nė kulmin e debatit nė lidhje me kėtė ēėshtje, rektori i akademisė sė filmit e multimedias “MARUBI”, Kujtim Ēashku, bėn njė analizė tė mirėfilltė pėr konceptet “publike” dhe “private”, tashmė qė peizazhi i arsimit ka ndryshuar.

Nė intervistėn e tij pėr gazetėn, ai ndalet edhe nė skandalin e fundit me abuzimet e rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule. Nė kėndvėshtrimin e Ēashkut, media e ka bėrė punėn e vet, institucionet shtetėrore duhet tė ndėrhyjnė me mekanizmat e tyre nė lidhje me situatėn e krijuar. Sa i pėrket godinės sė ish-konviktit tė “Gjuhėve tė Huaja”, e cila ėshtė kėrkuar pėr t’u marrė me qira nga universiteti “Luarasi”, Ēashku shprehet se nuk ėshtė shteti qė i bėn nder kėtij universiteti, pėrkundrazi ėshtė ky universitet qė, i themeluar nga akademiku i njohur Aleks Luarasi, i bėn nder shtetit me ēdo hap qė hedh pėr t’u zhvilluar nė funksion tė cilėsisė sė arsimit.

Muajt e fundit, universitetet private duket se po “kryqėzohen”. Njė hije e fortė dyshimi ėshtė ngritur mbi cilėsinė e diplomave qė prodhojnė. Nė gjykimin tuaj, si drejtues i njėrit prej kėtyre institucioneve arsimore, a duhet tė pėrgjithėsojmė gjithė kėtė sistem, nisur nga precedentė tė shėnuar e tė denoncuar dhe ne media?
Mendoj sė pari, tė pėrcaktojmė qartė kuptimet e termave qė pėrdorim, mbasi disa keqkuptime lindin si pasojė e pėrdorimit tė fjalėve tė njėjta, por qė kanė kuptime tė ndryshme pėr individė tė ndryshėm. Njė universitet “privat” jo fitimprurės nė kuptimin tim ėshtė njė universitet publik, ashtu sikurse njė universitet i quajtur “publik”, qė mbahet 100% me paratė e shtetit, ėshtė njė universitet shtetėror. Nė rastin e parė, tė privatit jo fitimprurės, shteti konsiderohet partner si tė gjithė partnerėt e tjerė qė kontribuojnė nė zhvillimin e universitetit dhe qė kanė tė drejtėn mbikėqyrėse dhe tė visibilitetit mbi aktivitetin qė universiteti kryen.
Shteti partner d.m.th, jo shteti pronar, kontribuon te privati jo fitimprurės, pėrmes pushtetit qendror apo lokal, financiarisht, materialisht ose me lehtėsira fiskale.
Shteti koordinon aktivitete tė pėrbashkėta me kėto universitete nė fusha tė caktuara kėrkimore shkencore e kulturore, harton projekte. Duke qenė i vetėdijshėm se pėrfitimi final i kėtij partneriteti me privaten shkon nė dobi tė publikes.
Ka eksperienca tė huaja ku universitetet janė krijuar sipas kėsaj filozofie?
Shumė kolegje dhe universitete nė Angli e Amerikė janė ngritur e krijuar nga kontribute shtetėrore, si me “Land Grant” dhėnie tokash pėr shkolla ose objekte e vepra historike qė janė shndėrruar e kanė mbetur nė shekuj pronė publike, pavarėsisht formės private tė menaxhimit tė tyre, me “Trust Committee” komitete tė besimit, borde kėshillimore e vendimmarrėse, si dhe alumnet e karrierės. Nė universitet private jofitimprurėse, tė cilat unė i quaj publike, burimet e tė ardhurave tė siguruara nga fee-tė studentore, institucionet lokale apo qendrore, fondacionet, bankat, korporatat, individėt filantropė, partnerė ndėrkombėtarė etj., shkojnė pėr investimet nė rritje tė pronės universitare dhe askush s’ka tė drejtė t’i tjetėrsojė apo pėrvetėsojė ato.
Ju thatė qė universitetet qė ne sot quajmė “publike”, tashmė pas 22 vitesh vlerėsohen me njė pse e mendoni kėtė?
Ato qė ne quajmė sot universitete “publike” qė mbahen 100% nga paratė e shtetit, ku shteti mbetet pronar dhe ėshtė ai qė u siguron rrogat dhe dijen, situata ndryshon.
Nuk kuptoj se pėrse kėto universitete kemi frikė t’i quajmė me emrin e tyre tė vėrtetė, universitet shtetėrore tė cilat mund dhe duhet tė mbahen si tė tillė nė fusha krejt specifike me karakter strategjik. Dhėnia e atributeve publike kėtyre universiteteve mendoj se e ka deformuar e dėmtuar kuptimin e publikes. Ndjesia qė dilnim nga njė sistem ku shteti ish pronar i gjithēkaje, kompleksoheshim t’i quanim universitetet shtetėrore me emrin e tyre dhe gjetėm si strehė tė shpėtimit tė tyre termin e publikes. Flasim pas 22 vjetėsh, ku peizazhi i arsimit ka ndryshuar krejtėsisht. Struktura tė tilla me karakter thellėsisht etatist, qofshin tek ne apo dhe nė disa vende tė tjera europiane, po pėrballen me vėshtirėsi tė mėdha qė diktohen nga dinamika e re e informimit, formimit e komunikimit. Lidhja treg pune-universitete ėshtė bėrė kapilare.
Atėherė, cilat janė universitet e mirėfillta private?
Duhet pranuar qė njėherėsh me universitetet shtetėrore dhe universitetet publike do tė ekzistojnė dhe universitetet e mirėfillta private, tė cilat nuk krijojnė partneritet me shtetin apo me partnerė tė tjerė, por e mbėshtesin tėrėsisht aktivitetin e tyre nė aktivitet fitimprurės.
Nė rast se njė korporatė e caktuar hap universitetin e vet pėr tė siguruar e kualifikuar punonjėsit e saj nė specifika programesh qė asaj i interesojnė, ėshtė e drejtė legjitime e saj qė ta ushtrojė kėtė aktivitet privat e fitimprurės.
Nė kėtė kuptim, kryqėzimi apo dyshimi ndaj universiteteve private, sė pari vjen nga pėrcaktimi qė kėto universitete i japin vetes, si dhe perceptimi qė kanė institucionet shtetėrore tė cilat i licencojnė, i ndjekin dhe gjykojnė nė aktivitetin e tyre. Kuptohet se po shkelim nė rrugė tė pashkelura, por qė janė shkelur mė parė nga tė tjerė, tė cilėt po pėrpiqen t’i korrigjojnė gabimet e tyre. Merita jonė ėshtė qė tė pėrfitojmė nga gabime dhe jo tė biem viktima tė gjurmėve tė gabuara.
Nuk flas pėr gabime qė korrigjohen me vija masash e forma populizmash, por pėr efikasitetin e bėrthamave elitare tė universiteteve qė garantojnė balanca shoqėrore e sigurojnė perspektiva edukimi. Krimet mė tė mėdha sot nė botė ndodhin pėrmes bombardimit dhe kontrollit tė trurit tė masave. Natyrisht nuk ka ende statistika tė dėmit tė krijuar, mbasi efekti rrezatues ka shtrirje nė vite, madje nė dekada. Tendenca pėr t’u humbur gravitetin dhe kuptimin universiteteve ėshtė njė tendencė qė lidhet me botėn e krimit.
Pra, ju thoni se bota e krimit dikton paragjykimin e shoqėrisė sonė pėr iniciativa e sipėrmarrje tė cilat i shėrbejnė zhvillimit tė vendit?
Bota e krimit ka mė shumė frikė nga mendja akademike dhe dija sesa nga ligji. Ligjin jo rrallė ajo e bėn siē dėshiron vetė. Madje, kur do e shkel edhe hapur me pushtetin e tė gjitha pushteteve qė ajo zotėron, qė ėshtė pushteti i parasė.
Ne si shoqėri “fragile” virusohemi lehtė si pėr tė mirė, ashtu dhe pėr tė keq. Njė diplomė false hedh dyshime mbi gjithė universitetet. Ne ia pėrjashtojmė vetes reflektimin dhe selektimin. Mė kujtohet njė bisedė me tė ndjerin Sandėr Prosi, kur u kthye nga Parisi nė vitet e regjimit komunist, kur njė gazetar e kish pyetur se pėrse nuk ndryshoni njė nen tė Kushtetutės; Sandri i ish pėrgjigjur me humor, se ne pėr njė plesht e djegim jorganin dhe gazetari, i cili kish rastėsisht njė spray nė ēantė, iu drejtua: “Jepua atyre kėtė spray qė tė ngordhin pleshtin qė tė shpėtojė jorgani.”
Dua tė them se, nėse ėshtė konstatuar njė diplomė false nė privat apo publik, rasti nuk duhet tė na shėrbejė pėr tė djegur tė njomė e tė thatė, siē vepruam me mendėsinė tonė kriminale duke shkatėrruar gjithė pasurinė e trashėguar nga regjimi i mėparshėm, rrėmbyem gurėt e kėshtjellave pėr tė ndėrtuar kasollet tona.
Personalisht, betejėn kryesore tė kėtij debati e shoh tek konflikti mes sistemit politiko-shoqėror qe kemi zgjedhur dhe formės neototalitare tė tė menduarit. Ne prodhojmė helme e armiq pa pushim, jetojmė me moton e ditės me mua ose kundėr meje, shtetin e pushtetin e mbajmė tė njėsuar, pronarė e tė pasur nuk na bėn dija, por pėrkatėsitė e bipolaritetit tė partive qė pėrfaqėsojmė.
Debati kėto kohė ėshtė pėrqendruar nė atė ēka pėrfaqėsojnė institucionet private tė arsimit tė lartė nė vendin tonė. A mund tė themi se kemi tė bėjmė me sipėrmarrje tė cilat ngrihen pėr qėllime pėrfitimi, apo interesi publik ėshtė i njėjtė me ato universitete tė cilat e kanė statusin ligjor “publik”? Cila ėshtė vija ndarėse sipas jush?
Pa dyshim, kur flasim pėr produktin final, ai ėshtė vetėm publik: si pėr universitetet shtetėrore, publike apo private. Madje nuk mendoj se ka njė prerje me thikė mes privates dhe publikes. Unė shoh te ēdo gjė private dhe pėrmasėn publike. Nė rast se dikush do tė jetė i diplomuar nesėr tek njėri apo tjetri universitet dhe do tė punėsohet si mjek, arkitekt, gjyqtar apo financier, askush s’do ta gjykojė atė nga diploma qė ka marrė, por nga kualifikimi dhe kapaciteti pėr tė pėrballuar atė ēka ai pretendon se zotėron. Me kėtė dua tė them se vija ndarėse shtetėror-publik-privat tek universitetet ėshtė kualiteti i produktit qė ai universitet nxjerr.
Pjesa mė e madhe e tregut tė punės sot ėshtė sektori privat. Kam droje se administrata shtetėrore e kėtyre 20 vjetėve me ndjeshmėri militanteske do shėrbejė ende si strofull e njerėzve, tė cilėt do rendin mė shumė tė marrin njė diplomė tė aksh partie dhe jo tė ndonjė aksh universiteti.
Kjo pėr mua pėrbėn dėshpėrim tė madh, sepse tek e fundit janė ata, pjesa vendimmarrėse e shoqėrisė dhe e universiteteve tona qė po i ngremė me mund e pėrkushtim.
Shpesh nė karrigen e shtetit ulen njerėz qė e identifikojnė veten me vetė shtetin, ligjin dhe tė drejtėn. Madje kjo kategori ka njė lloj pėrēmimi pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė dhe sheh me armiqėsi atė duke ia absolutizuar tė drejtat e pushtetit fuqiplotė vetes. Kjo kategori e fshehur nė lėkurėn e shtetit i sjell dėme tė mėdha zhvillimit tė shoqėrisė sonė. Unė nuk flas thjesht e vetėm nė aspektin e korrupsionit apo pėrfitimit qė u sjell karrigia e shtetit ku kanė hipur, por pėr dėmin qė sjellin nga energjia negative qė rrezatojnė dhe inkompetenca e mosveprimit. Ata ndodhen nė ato zyra qė tė ēlirojnė dhe jo tė mbajnė peng energjitė e njerėzve. Kush ia kalkulon dėmin dhe krimin qė ata kryejnė duke mbajtur qėllimshėm tė ndrydhura energjitė e tė tjerėve? Lidhur me debatin e universiteteve, mendoj se prirja duhet tė jetė konvergjente. Universitet shtetėrore duhet tė shkojnė drejt publikes dhe privatet e deklaruara jo fitimprurėse duhet tė cilėsohen e perceptohen si publike. Ky rol duhet tė luhet nė partneritet me administratėn shtetėrore, e cila po e ndien se ēarja e dyerve tė universiteteve ėshtė njė tregues statistikor pozitiv, por kuptohet se jo ēdo tregues sasior ėshtė njėherėsh dhe tregues cilėsorė.
Mendoni se duhet tė rritet monitorimi dhe kontrolli pėr institucionet private tė arsimit tė lartė nė mėnyrė qė studentėt tė dinė se cilin tė pėrzgjedhin? Si mund tė arrihet kjo?
Unė besoj te teza e hedhur “Shqipėria nė moshėn dixhitale”. Besoj qė nė kėtė fushė po bėhet jo pak. Hedhja nė database e njė sėrė tė dhėnash tė universiteteve tona do sigurojė njė transparencė dhe konkurrencė pozitive. Kjo mund tė shtrihet dhe nė tė gjithė sistemin parauniversitar, qė do tė thotė qė nė njė kohė fare tė shkurtėr ēdo i ri mund tė marrė informacionin e nevojshėm pėr fushėn dhe programin universitar qė mund tė jetė i interesuar tė ndjekė. Krijimi i lidhjeve dhe navigimeve tė pėrbashkėta (netėork) tė njė trekėndėshi parauniversitete-treg pune-universitete do sigurojė njė dinamikė tė re komunikimi dhe efikasiteti.
Nisma e kontrolleve qė po bėhen nga ana e shtetit mendoj se ėshtė diēka pozitive nėse ajo nuk udhėhiqet nga paragjykime, politika diskriminuese apo dublo standarde. Njė pjesė e kėtyre universiteteve janė frute njerėzish idealistė, qė kanė vetinė e forcėn tė ngrenė institucione arsimore e kulturore tė vlefshme pėr tė tjerėt dhe brezat qė vijnė.
Shteti, kur them shteti kam parasysh tė katra pushtetet dhe rolin e shtetasit nė to, duhet tė ēlirohen nga fobia dhe paranoja e tė parit tė universiteteve si vatra armiqėsore e tė rrezikshme. Universitetet tek e fundit janė fabrika ėndrrash dhe dijesh qė kanė forcėn dhe vetinė tė emancipojnė vetė shtetin.
Sot jemi pėrballė njė sistemi arsimor konfuz, universitetet private janė mė shumė se dyfishi i atyre publike. Ne njė vend tė vogėl si yni, a duhen kaq shumė shkolla tė larta? Cila do tė ishte zgjidhja pėr ta stabilizuar kėtė sistem? Ku duhet tė ndėrhyhet?
U shpreha dhe mė lart duke pėrdorur termin shqyerje dyersh universitetesh, pra nė konceptin tim universiteti si institucion mbetet elitar dhe jo populist. Mendoj se dyndja pa fre mund tė dėmtojė edhe tregun e punės. Ka disa sektorė vitalė tė ekonomisė, si bujqėsia, industria e lehtė, sektori i shėrbimeve etj., tė cilat do vazhdojnė tė mbeten tė zbrazura. Nga ana tjetėr, do tė kemi njerėz tė diplomuar madje dhe mastera tė papunėsh. Natyrisht kjo s’ėshtė e lehtė tė planifikohet kur flasim pėr iniciativė tė lirė dhe konkurrencė tregu, por miratimet e universiteteve dhe licencat e hapjes sė tyre bėhen nga shteti. Shteti mbetet arbitėr edhe nė ekonominė e tregut, duke deleguar gjithnjė e mė shumė kompetencat e veta.
Tė ndalemi pak nė njė ēėshtje qė ditėt e fundit ėshtė diskutuar gjerėsisht nė media. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, akuzohet nga KLSH pėr njė sėrė shkeljesh flagrante. Po kėshtu, nga tė dhėnat e deklarimit tė pasurisė rezultoi se ishte anėtar nė 7 borde qė nuk kane lidhje me sferėn akdemike. Si e keni parė kėtė ēėshtje? Ju duket normale qė rektori i UT i quan tė gjitha shpifje, ndėrkohė qė ka njė page 2 herė mė tė larte se presidenti?
Duke respektuar institucionet, mendoj se media ka bėrė detyrėn e vet, por institucionet shtetėrore kanė mekanizmat e tyre tė ndjekjes sė ēėshtjeve qė ju shtroni.
Rektori, z. Dhori Kule, ėshtė i zgjedhur dhe nė rastin konkret janė zgjedhėsit e tij qė mbase do shqyrtojnė akuzat e ngritura. Gjykimi i kėsaj ēėshtjeje lidhet direkt me integritetin e Universitetit tė Tiranės.
Z. Kule ėshtė pjesė e konferencės sė rektorėve, konferencė e cila e ka humbur rolin e saj nė debatin publik qė po zhvillohet pėr reformat nė arsimin e lartė. Pozicionet e z.Kule nė njė shumatore detyrash sigurisht janė vendimmarrje personale, por pėr sa u pėrket shifrave dhe fakteve qė ju rendisni, mė lejoni t’ju them se unė nuk kam tė drejtė tė bėj kompetentin pėr ēėshtje qė nuk i njoh.
Kam parė me shqetėsim mungesėn e entuziazmit tė z.Kule ndaj universiteteve private, mbase duhej punuar nga ana e tij mė shumė nė fusha tė pėrbashkėta konvergjente dhe jo divergjente.
Sipas jush, a duhet qė figura e rektorit tė Universitetit mė tė madh nė vend tė jetė e lidhur ngushtėsisht me politikėn e pėrfitimet prej saj, apo nė krye tė kėtij institucioni qė prodhon dije duhet tė qėndrojė njė figurė e pastėr akademike?
Lidhja politike dhe figura e pastėr akademike sigurisht qė janė tė vėshtira tė qėndrojnė bashkė. Bota akademike mendoj se duhet tė bėjė diferencimin mes preferencės dhe principit. Ēdokush ka preferencėn e vet politike, madje s’ka pse ta fshehė atė. Ēėshtja ėshtė kur preferenca sundon mbi principin e njė akademiku. Bota akademike, shkencore e kulturore kanė si principe vitale tė tyre ligje dhe kategori universale tė botės dhe kjo nuk i pėrjashton ato nga preferenca politike.
Me z.Dhori Kule kemi bėrė pjesė nė iniciativėn pėr Tiranėn. Tė them tė vėrtetėn, nuk e kam ndier atė nė diskutimet e bėra nė pozicionin e ndonjė militanti tė thekur politik. Nuk di dhe nuk njoh lidhje tė tjera apo pėrfitime tė tij.
Njė tjetėr ēėshtje ka qenė ajo e godinės sė ish-konviktit tė Gjuhėve tė Huaja. Sipas rektorit Kule, universiteti “Luarasi” nuk mund tė pretendoje tė marrė nė pronėsi kėtė godinė, pasi ėshtė institucion arsimor privat dhe kjo godinė duhet t’i kalojė Universitetit tė Tiranės si njė institucion publik. Nisur edhe nga eksperienca juaj pėr njė problem tė ngjashėm vite mė parė, a ėshtė normale kjo logjikė, kur po trumbetohet fort mbėshtetja e arsimit si njė nga prioritetet pėr zhvillimin e vendit?
Po nisem nga fraza e fundit qė lidhet me ēėshtjen “Marubi”. Ēėshtja “Luarasi”, edhe pse bėjmė pjesė si universitete nė tė njėjtin konsorcium sė bashku me “Polis” dhe “Europianin”, ēėshtja “Marubi” ėshtė ēėshtje krejt tjetėr.
Akademia e filmit dhe multimedias “Marubi” u hap nė vitin 2004 nė Kinostudio nga shtėpia filmike “ORAFILM” nė bazė tė ligjit tė kinematografisė dhe ligjit tė arsimit tė lartė. Shtėpitė filmike janė subjekte jo pėrfituese, ndaj kanė tė drejtėn me ligj tė pėrdorimit tė fondeve publike dhe kanė statusin e njė televizioni publik, edhe pse menaxhimi i tyre ėshtė privat. Ligjvėnėsi i ka pėrjashtuar shtėpitė filmike nga taksa e tatimfitimit. Nga ana tjetėr, akademia “Marubi”, si shkolla e parė filmime, ėshtė ngritur nė mjedisin kinematografik si vazhdim i traditės sonė kinematografike. Numri i studentėve nė shkollat filmike kudo nė botė ėshtė mjaft i kufizuar. Tek Marubi studiojnė 20-30 studentė pėr tė tri vitet akademike tė marra sė bashku. Studentėt krijojnė dhe realizojnė ēdo vit veprat e tyre filmike.
Pėr sa i pėrket ēėshtjes “Luarasi”, unė jam dakord qė sipas procedurave ligjore godina e konviktit pronė shtetėrore t’i jepet universitetit “Luarasi”.
Pra, i qėndroni argumentit se pretendimet e rektorit Dhori Kule janė tė pabazuara?
Tani mund t’u rikthehem sėrish argumenteve tė ēėshtjes sė universiteteve shtetėrore, publike dhe private. Pasuria e universiteteve shtetėrore duhet tė kalojė me ligj dhe tė regjistrohet si njė pronė publike universitare dhe jo mė pronė shteti.
Nė rast se kėto prona universitare do regjistrohen si prona publike universitetesh, atėherė ato do mbeten si tė tilla, pasuri tė patjetėrsueshme publike dhe do ekzistojnė nė shekuj.
Askush nuk do kėtė tė drejtė, madje as vetė shteti, qė tė bėjė ē’tė dojė me kėto prona. Shteti ynė ka dhėnė prona pėr kisha e xhami dhe unė nuk arrij tė kuptoj se pėrse duhet tė hezitojė tė japė dhe pėr universitete.
Nė rastin konkret, shteti ia dha godinėn e konviktit tė studentėve universitetit “Luarasi”, sepse shteti e konsideroi atė objekt si pronė tė shtetit.
Pretendimet e z. Dhori Kule, pėr tė refuzuar kalimin e godinės nė funksion tė universitetit “Luarasi”, unė i shoh mė shumė si njė paragjykim qė z.Kule ka ndaj universiteteve “private”.
Ndaj universiteteve s’duhet tė ketė diskriminime. Sė pari, mendoj se universiteti “Luarasi” dėshmoi qartė nė kėto vite prove integritetin e vet tė plotė. Shteti nuk mund tė bėjė politika pėrjashtuese ndaj vlerave tė pakta tė botės akademike. Ajo shkollė ėshtė themeluar nga personaliteti ynė i shquar i jurisprudencės, z. Aleks Luarasi. Njerėzit tanė tė mendjes qė po punojnė nė atė shkollė nuk mund tė barazohen as me tulla, e as me gurė e ēimento tė cilat mund tė prodhohen nė ēdo lloj fabrike.
Mendoj se nuk ėshtė godina e konviktit qė do i bėjė nder universitetit “Luarasi”, por ėshtė emri i universitetit qė do i jap vlerė godinės. Pėr sa i pėrket Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, mendoj se gjuha angleze po bėhet njė gjuhė e dytė nė vendin tonė dhe katedra tė veēanta kanė pėrfshirė nė programet e mėsimdhėnies gjuhėn angleze.
Z. Dhori Kule deklaroi kohė mė parė qė disa lėndė nė universitet do t’i bėjmė nė gjuhėn angleze.
Personalisht, do dėshiroja qė kjo ēėshtje e debatueshme nė media tė mos futej nė skemėn e lojėrave politike dhe viktima tė kėtyre skemave tė ishin pedagogėt, njerėzit e dijes dhe mendjes. Besoj se me njė vullnet politik do gjenden hapėsirat e nevojshme qė universiteti “Luarasi” tė vendoset nė vendin qė i takon dhe Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja t’i gjendet hapėsira e nevojshme. 

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
20 Tetor 2014
Rama: Vijon operacioni i shkuljes së çibanëve nga trotuaret
Kryeministri Edi Rama thekson se në Tiranë vijon aksioni për të pastruar qytetin nga ndërtimet pa leje që kanë zënë hapësirat publike
KOMENTO
       Kosova
20 Tetor 2014
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Haradinaj: Përgatitemi të sqarojmë anën ligjore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson sot se po përgatitemi të sqarojmë anën ligjore për të vazhduar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve në seancën e ardhshme
KOMENTO
       Rajoni
20 Tetor 2014
Mediat serbe: Ja shqiptari qė komandoi dronin me “Iphone’, plani me Olsi Ramėn
Serbia thotė se ka zbuluar dhe ka shpallur nė kėrkim njeriun qė ngriti njė flamur me simbole shqiptare mbi stadiumin Partizani tė martėn nė mbrėmje. Mediat serbe shkruajnė se ėshtė identifikuar personi qė ngriti me dron flamurin e “Shqipėrisė sė madhe” mbrėmjen e se martės nė stadiumin e Beogradit gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri
Autori i idesė sė dronit, ja pėrse nuk duhet publikuar identiteti dhe fytyra e tij

KOMENTO (15)
       Bota
20 Tetor 2014
Renzi: Fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj janë shtetas italianë
Shefi italian i qeverisë, Matteo Renzi premtoi të favorizojë marrjen e shtetësisë italiane për fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj, një ditë pas një manifestimi të madh antiimigracion në Milano
KOMENTO
       Sport
20 Tetor 2014
Superliga shqiptare, Partizani ka mė shumė tifozė, e dyta Tirana
Nė ekipet qė luajnė nė superligėn shqiptare, ekipi qė ka mė shumė tifozė ėshtė Partizani, kurse nė vend tė dytė vjen po njė tjetėr skuadėr kryeqytetase, Tirana. Kėshtu rezultoi sondazhi online nė BalkanWeb me temėn ‘Cila nga skuadrat nė Super Ligė ka mė shumė tifoza”

KOMENTO
       Kulture
20 Tetor 2014
Çelet konkursi për dizenjimin e makinave të Policisë së Shtetit
Është çelur sot konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit
KOMENTO
       Metropol
20 Tetor 2014
Arabia Saudite motivon mėsuesit me makina luksoze
Ministria e Arsimit nė Arabinė Saudite planifikon tė shpėrblejė mėsuesit qė i pėrkushtohen me shpirt mėsimdhėnies, me makina luksoze si “BMW”, si dhe shuma tė mėdha parash
KOMENTO
       Teknologji
20 Tetor 2014
NASA: Ēfarė fsheh "Ylli i Vdekjes"
Mime qė ndryshe njihet si ‘ylli i vdekjes’ ka sekrete tė shumta, tė cilat NASA po i zbulon pak nga pak. Staeliti i NASA -sė Cassini ka zbuluar njė hapėsirė tė ēuditshme nė lėvizje tek ky yll, qė nėnkupton dy supozime
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, njė dron me flamur kombėtar nė ndeshjen Flamurtari-Skėnderbeu
 
 
BALKANWEB.TV
Incidenti nė Beograd, Murphy: Mesazh Vuēiēit qė t’i rikonfirmojė vizitėn Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 20 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Presidenti Nishani vlerėson At Zef Pllumin me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”‏
 
 
BALKANWEB.TV
Flamuri i Korsikės nė fushė, sherr mes lojtarėve nė ndeshjen Nice-Bastia
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės ne 3D
 
 
BALKANWEB.TV
Zbulohet menuja, ja ēfarė zgjodhi tė konsumonte Papa nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Vendimi i Komisionit Hetimor pėr KLD-nė, PD: Hetimi farsė, shumica po uzurpon drejtėsinė
 
 
BALKANWEB.TV
Komisioni Hetimor: Tė shkarkohen Cefa dhe Lelēaj, pėrgjegjės dhe Nishani
 
 
BALKANWEB.TV
Mendoi se janė prostituta, rrihet keq nga dy femra!
 
 
BALKANWEB.TV
News 24 e BalkanWeb sigurojnė raportin, ja 32 zonat ku tregtohet droga nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: I gatshėm tė shkoj nė Serbi. Vuēiē: Shqipėria e madhe jo vetėm makthi ynė
 
 
BALKANWEB.TV
'Himara e Vorioepirit', kėrkesa e MPJ shqetėson Athinėn: Tirana po kėrkon 'reston'
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: I gatshėm tė shkoj nė Serbi. Vuēiē: Shqipėria e madhe jo vetėm makthi ynė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 18 tetor
 
 
 
 
FOTOGALERI
Tė veshėsh binjaket pėr Halloween, ja veshjet qė ju zgjidhin problemin
 
 
FOTOGALERI
Nikki Shelley, gruaja qė pėrdor fytyrėn e saj pėr tė krijuar zombie
 
 
FOTOGALERI
Belen, natė seksi dhe pėrkėdhelje
 
 
FOTOGALERI
Mercedesi mbulohet me njė milion Swarovski
 
 
FOTOGALERI
Ja kufjet e reja me veshė maceje
 
 
FOTOGALERI
Samiti nė Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi nė kazino
 
 
FOTOGALERI
Angela Martini, ėndrrimtare nė New York
 
 
FOTOGALERI
Guxon Kim Kardashian, shihni cfarė kombinimi nė veshje
 
 
FOTOGALERI
Amanda Holden, moderatorja qė guxon me veshjen
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora, mahnitėse nė Londėr
 
 
FOTOGALERI
Nicole nė rolin e modeles
 
 
FOTOGALERI
Iggy, femra me hot pėr Maxim, por si pėlqen foto e kopertinės
 
 
FOTOGALERI
Rritet numri i tė vdekurve: Izraeli kthehet te varrezat shumėkatėshe
 
 
FOTOGALERI
Flamuri i Korsikės nė fushė, sherr mes lojtarėve nė ndeshjen Nice-Bastia
 
 
FOTOGALERI
SHBA, dėshton hedhja rekord, rėnie spektakolare me biēikletė
 
 
FOTOGALERI
Bota e ngjyrave, pallatet me alegro tė planetit
 
 
FOTOGALERI
SHBA, ‘Hot Shots 2015’, kalendari i modeleve qė sfilojnė nė bazėn ushtarake
 
 
FOTOGALERI
“Sekreti” i Fernando Torres: Prej 22 vitesh me tė njėjtėn femėr