Më tepër se 300 priftërinj predikues kanë abuzuar seksualisht me mbi 1000 fëmijë në shtetin e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të një jurie lëshuar nga gjykata supreme këtë të martë.
Raporti me 900 faqe është rezultat i një prej investigimeve më të mëdha lidhur me abuzimet seksuale në kishën Katolike. Përmes detajeve të dhimbshme, tregohet sesi për dekada të tëra një nga kishat më të fuqishme në botë, fshehu abuzimet ndaj fëmijëve. Ata që vuajtën këto abuzime i bëjnë thirrje Papa Françeskut të ndërhyjë. “ Ka patur edhe raste të tjera të abuzimit seksual ndaj fëmijëve brenda kishës Katolike, shkruhet në raport, por kurrë në këtë shkallë. Këto ngjarje kanë ndodhur larg nesh, diku tjetër në botë. Tani e dimë të vërtetën. Kjo ndodh kudo”.
Incidentet përfshin një prift i cili la shtatzënë një të mitur dhe më pas e ndihmoi të abortonte. Ky prift më pas u lejua të qëndronte në kishë. Një tjetër prift rrëfeu se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të paktën 15 fëmijë, më i vogli vetëm 7 vjeç. Një tjetër prift koleksiononte urinën, qimet publike dhe gjakun e menstruacioneve të vajzave që abuzonte në shtëpinë e tij.
Raporti thekson se: “pothuajse çdo abuzim, është tepër i vështirë për tu hetuar, vetëm dy priftërinj janë identifikuar dhe po hetohen, përfshirë një prift i cili abuzoi seksualisht dy fëmijë për disa vite rresht deri në vitin 2010”.
33 anëtarë të jurisë përfshirë persona me besim katolik, kanë punuar dy vjet për të përpiluar këtë raport duke u bazuar në dokumente të brendshme të dorëzuara nga gjashtë dioqeza të investiguara dhe nga dëshmitë e viktimave. Më tepër se dhjetë priftërinj dolën para jurisë dhe pranuan atë çka kishin bërë, shkruhet në raport. Juria shkruajti se ishte konsultuar edhe me FBI-në. Juria tha se kishte identifikuar më tepër se 1000 viktima , më se shumti djem, por pritet që numri të shkojë me mijëra pasi janë zhdukur të dhënat. Ndërsa shumë viktima të tjerë qëndrojnë në heshtje.
Tim Lennon, presidenti i Rrjetit të Mbijetuarve nga abuzimet e priftërinjve thotë se është inkurajuese teksa shikon qeverinë të përpilojë një raport të tillë. Lennon, i cili është përdhunuar nga një prift në Iowa kur ishte 12 vjeç thotë se raporti i Pensilvanisë duhet të shërbeje si një kujtesë për abuzimet që bëhen në kishë”. Ajo që ka ndodhur nuk duhet ti ndodhë asnjë fëmije tjetër” thotë Lennon. “Shpresoj se me gjithë këtë ekspozim gjithë bota do të thotë, kjo nuk duhet ti ndodhi asnjë fëmije tjetër”.
Gjykata supreme në Pensilvani publikoi raportin. Por pala mbrojtëse thotë se shumë priftërinj janë akuzuar gabimisht dhe kanë ngritur padi. Raporti mbulon gjashtë nga tetë dioqeza katolike në Pensilvani si: Allentoën, Erie, Greensburg, Pittsburgh, Scranton dhe Harrisburg, të cilat përfshijnë rreth 1.7 milion katolikë.
Në kundërshtim me raportin e jurisë, bishopet në Erie dhe Harrisburg publikuan një listë me priftërinj që sipas tyre kanë abuzuar. Bishopi i Harrisburgut Ronald Garnier, listoi 71 priftërinj, të cilët u dëbuan nga kishat, ndërsa bishopi i Erie, Persico listoi 62 emra. Në një letër Persico shkruan: “ Raporti tregon se fëmijët kanë përjetuar abuzim mizor nga disa individë. Viktimat kanë vuajtur në errësirë për një kohë shumë të gjatë. Persico ishte i vetmi bishop, i cili dëshmoi para jurisë pa u munduar të fshehë ngjarjen lidhur me abuzimet seksuale. Raporti me qindra faqe që tregon abuzimet e priftërinjve dhe fakti që kisha i mbulon këto raste detyroi jurinë se hartonte edhe disa rekomandime për ndryshimin e ligjeve. Priftërinjtë masivisht i kanë shpëtuar hetimit, madje në disa raste edhe janë ngritur në detyrë thotë raporti. “E derisa kjo gjendje të ndryshojë, ne mendojmë se është shumë herët të mbyllim kapakun e skandaleve seksuale të kishës Katolike”

Burimi: theguardian.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb