TIRANE- Banorët e një tjetër lagje në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për një lidhje të re ujësjellësi për furnizimin e disa pallateve në rrugën “Qazim Vathi” pranë zonës së rrugës Bardhyl.

Kjo lidhje e re do të bëjë të mundur rritjen e sasisë së furnizimit me ujë për banorët e pallateve që kanë akses direkt me linjën kryesore.

Gjithashtu, i është dhënë fund problematikës së njoftuar në rrugën “Nazmi Rushiti”. Stafi i UKT-së, ndërhyri menjëherë për riparimin e defektit të banorëve të zonës duke bërë që linja rifilloi furnizimin normal me ujë në një kohë shumë të shkurtër.
thumbnail_Qazim Vathi (1)

thumbnail_Qazim Vathi (2)

thumbnail_Qazim Vathi (3)

thumbnail_Qazim Vathi (4)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: