Ireland Baldwin ka postuar një set fotografik të nxehtë në rrjetin social Instagram.

Në një prej tyre ajo shfaqet në shalën e një motori me të brendshme të zeza. Vajza e Alec Baldwin dhe Kim Basinger ka nxjerrë në pah të gjithë seks apelin e saj duke marrë shumë zemra dhe komente.

Por mes komplimenteve më të guximshme, vjen një mesazh disaprovimi nga babai: “Jo. Thjesht. Jo”.

Është e vështirë për një baba të mbajë në kontroll xhelozinë në lidhje me vajzën e tij dhe akoma më e papranueshme ideja që të rriten duke bërë zgjedhjet e tyre.

Alec Baldwin ka vendosur të bëjë publike mospëlqimin e tij në lidhje me fotot hot dhe seksi të vajzës së saj (edhe pse nuk është hera e parë).
22-vjeçarja poston shpesh herë në rrjetet sociale foto nudo dhe provokuese.

Edhe në fillim të vitit Ireland pozoi nudo për një fushatë të Peta, shoqata në mbrojtje të kafshëve.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb