TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me projektin e rehabilitimit të autostradës Tiranë-Durrës, që solli edhe bllokimin e saj.

Përmes një statusi në “Facebook” Vasili teksa bën një pyetje, sulmon qeverinë, për faktin se nga do të kalojnë turistët që vijnë në Shqipëri. Sipas Vasilit autostrada u mbyll nga ‘strategët’ e turizmit në startin e sezonit.

REAGIMI I VASILIT
Autostraden e mbyllen. Po 10 milion turistet nga malet si kaçake do kalojne?
Thone qe priten 10 milion turiste ne Shqiperi kete vit.
Autostraden Tirane Durres e mbyllen keta “strateget” e turizmit pikerisht ne startin e sezonit turistik. E padegjuar kjo bëmë e fundit e ketyre.
Po keta 10 milion turistet nga do ti bien per te dale ne det.
Nga kodrat e nga malet i bie, se rruge tjeter nuk ka.
Po mijra shqiptareve qe duan edhe ata te bejne pushime pse jua nxijne jeten xhanem.
Po atyre qe merren me bisnesin e turizmit e qe duhet te bejne furnizime e te presin turistet pse i torturojne.
Pse ja humbasin bisnesit gjithe keto para’,po ekonomine kombetare pse e demtojne.
Jane te paafte dhe kaq.
Presim tani degjesen e radhes te kryeministrit shkollepak qe tu shpjegoje njerezve se sa mire eshte t’i besh gropen turizmit.Fol kryeminister fol se e bere edhe Shvejkun qe te harrohet.
Vertet kryeminister s’ke asnje faj se ty s’te duhet gje per cfare flet vete.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: