TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe analisti Fatos Lubonja kanë një mendim ndryshe sa i përket drejtimit të Partisë Socialiste nga kryetari aktual Edi Rama. Në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, Ruli u shpreh se Rama e ka pushtuar Partinë Socialiste dhe se ai i merr vetë vendimet në parti.

“Rama vjen nga një tjetër model, vjen nga qyteti. Kozmopolit në kulturë. Por kur vjen në frena në pushtet a e mban dot? Rama është zgjedhur me kompromis në PS dhe më pas e pushtoi PS-në. Në parti ka një sjellje autoritare dhe super autoritare. Bënte balancë kë hiqte nga të vjetrit, kë vinte nga të rinjtë. Kujt i jepte pushtet. Rama konsolidon prirjen autoritare për të marrë vetë vendimet”, u shpreh Ruli.

Ndërkohë Lubonja përmendi një shprehje të Ilir Metës: “Një pallat, një votë”, që nënkupton se kryeministri ka krijuar një formë drejtimi nëpërmjet promovimit.

“Ne nuk duam të na thonë se e kemi gabim. Dhe Rama këtë bën, në nuk jemi mësuar. Po përmend një shprehje të Ilir Metës “një pallat, një votë”. Rama e ka ndërtuar një strukturë pushteti promovimi nëpërmjet mediave. Dhe nga ideja “një pallat, një votë” ai erdhi si përfaqësues i këtyre pushteteve të forta”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb